Kronikë
-
16 Nëntor 2022, 13:41
-
-
-
Afera me inceneratorin e Fierit, SPAK zbardh skemën e milionave euro dëm
16 Nëntor 2022, 11:20 -
-
-
-
-
-
Inceneratori i Elbasanit, shpallet në kërkim Mirel Mërtiri
16 Nëntor 2022, 11:50Mirel Mërtiri është shpallur në kërkim për aferën e inceneratorit të Elbasanit. Ai njihet edhe si bashkëjetues i Stela Gugalljas
-
-
Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, arrestohet 18-vjeçari në Kukës! Ishte në kërkim prej një muaj
16 Nëntor 2022, 11:33Një 18-vjeçar në Kukës i identifikuar si Gerald Metallari ka rënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim pasi po transportonte me një furgon, kundrejt parave, 59 emigrantë nga vendet e treta me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
-
-
-
Inceneratori i Fierit, SPAK 11 urdhër arreste të tjera, 5 në pranga, 6 në kërkim (EMRAT)! U paguan 4 milionë euro për punë të pakryera, 60 mln lekë dëm shtetit nga mashtrimi me TVSH
16 Nëntor 2022, 11:09Nga 11 urdhër arrestet është konfirmuar që 5 prej tyre tashmë janë në kërkim dhe ndodhen jashtë territorit shqiptar. Operacioni është në vijim e sipër dhe po zhvillohen kontroll banesash. Hetimi është bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Me këto urdhër arreste personat për të cilët ka një akuzë për inceneratorin e Fierit bëhen 21, duke iu bashkuar edhe 10 masave të marsit të kaluar.
-
Vidhnin banesa luksoze në disa qytete të Portugalisë, arrestohen 2 shqiptarë! Njëri në kërkim, grabiti makinën e policisë bashkë me armë
16 Nëntor 2022, 10:46Një bandë shqiptare në Portugali, që kryente vjedhje në banesat luksoze në disa qytete do të dalë para gjykatës të premten. Njëri prej anëtarëve të bandës, Desard Marku vodhi madje një makinë të Policisë portugeze, bashkë me armë dhe më pas u arratis.
-
Vranë vajzën e shtëpisë dhe e groposën në Malin me Gropa, lihet në fuqi vendimi për dënimin me 50 vite burg të Faik dhe Shkëlzen Bucit
16 Nëntor 2022, 10:43Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi dënimin me 50 vite burg për babë e bir, Faik dhe Shkëlzen Buci. Ata akuzohen për vrasjen e 23-vjeçares Eglantina Buci. Ngjarja e rëndë u regjistrua në vitin 2012 në Malin me Gropa dhe u zbardh vetëm pas rrëfimit të një dëshmitari, i cili u bë bashkëpunëtor i drejtësisë në vitin 2020
-
Sera me kanabis në Berat, AMP nis hetimet, merr në pyetje efektivët e policisë! Dyshohet se fshehën aktivitetin kriminal
16 Nëntor 2022, 10:39Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për serën me kanabis të zbuluar në Rërëz të njësisë administrative Kutalli, pak ditë më parë.
-
Dibër/ Plagosi aksidentalisht 15-vjeçarin, arrestohet 21-vjeçari! Fshehu kallashnikovin, pushkën dhe fishekët në një shkëmb
16 Nëntor 2022, 10:43Një 21-vjeçar i identifikuar si Korab Visha është arrestuar nga policia e Dibrës pasi plagosi aksidentalisht një 15-vjeçar në fshatin Ceren. Pas ngjarjes, fshehu 2 armët dhe fishekët në një shkëmb.
-
‘BanaKing’ nxjerr nga loja skanerin, kontrolle fizike në port! Dyshime për kokainë në kontejnerët me banane nga Ekuadori (VIDEO)
16 Nëntor 2022, 10:27Në portin e Durrësit kontejnerët e “Banaking”, kapur disa herë me kokainë po kontrollen fizikisht dhe jo me skaner. Kjo, pasi dy javë me parë, skaneri nuk arriti të kapë 33.5 kg kokainë që policia zbuloi me qen anti-drogë brenda kontejnerëve me banane ardhur nga Ekuadori.