Kronikë
-
Ish-deputeti Myslim Murrizi u kallëzua nga Policia e Shtetit në prokurorinë e Tiranës pasi dyshohet se nuk ka deklaruar 60 mijë euro transaksione me të tretë nëpërmjet kompanisë së tij “Murrizi 2009”. Policia e Shtetit ka kryer hetimet dhe ka bërë gati një relacion për prokurorinë ku jep të gjitha detajet që e çuan në dyshimin për të bërë kallëzimin.
6 Janar 2022, 09:36 -
Atentati ndaj 36-vjeçarit në Vlorë, gjendet makina e djegur e autorëve, sekuestrohen 6 kamera sigurie! Shenja plumbi e njolla gjaku, çfarë ka mbetur në vendngjarje
6 Janar 2022, 09:22Në drejtim të Diego Hanajt është qëlluar 5 herë me kallashnikov, por e ka prekur vetëm një plumb në dorë. Ai është ndjekur nga autorët dhe pritur deri sa ka dalë nga lokali për ta ekzekutuar. Makina e djegur e autorëve “Audi Q7” është gjetur i djegur në fshatin Trevllazën, ndërsa janë sekuestruar 6 kamera sigurie.
-
Falsifikonte teste të COVID, arrestohet pronarja e një agjencie udhëtimi në Durrës! Nisin hetimet për dy udhëtarë
6 Janar 2022, 09:09Mësohet se në pranga ka rënë Ariana Reçi, ndërsa policia bën me dije se kanë nisur hetimet edhe për dy udhëtarë të cilët tentuan të kalonin kufirin me teste të falsifikuara nga pronarja e kompanisë.
-
I vodhi valixhen plot me para dhe flori kushërirës në furgon, në kërkim 36-vjeçari me 3 emra dhe e dashura e tij në Tiranë (VIDEO)
6 Janar 2022, 08:43Lefter (Spartak, Korab) Dauti dhe e dashura e tij Qamile Hakorja janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se i kanë vjedhur një sasi parash dhe bizhuterish, kushërirës së 36-vjeçarit, shtetases K.GJ. Policia ka sekuestruar 1.400.000 lekë të rinj, 2770 euro, 340 paund dhe disa bizhuteri floriri
-
Shpërthim në Vorë, qytetarit i vendoset eksplozivi në derë të shtëpisë
5 Janar 2022, 23:03Një personi i është vënë një sasi eksplozivi në derë të shtëpisë së tij.
-
'Ndal policia', uniformat blu kontrolle makinave në Tiranë! Autori i vrasjes së 35-vjeçarit , ende i lirë (VIDEO)
5 Janar 2022, 21:52Vetëm një ditë pas vrasjes së 35-vjeçarit Erion Çela në "Don Bosko", policia ka intensifikuar kontrollet në kryeqytet.
-
-
Prokuroria zbulon teknikun IT të Drejtorisë së Tatimeve që shpërndau listën e rrogave! I punësuar në kohën e PD, por i besuar i LSI-së
5 Janar 2022, 20:00Edhe pse nuk ka ende të dhëna zyrtare, prokuroria e Tiranës ka zbuluar tashmë “urithin”, një teknik IT që nga brenda Drejtorisë së Tatimeve nxorri të dhënat që përmbanin listën e pagave të mbi 650.000 shqiptarëve. Bëhet fjalë për A.A. teknik IT i Tatimeve i punësuar me një kontratë provizore në mars të 2013.
-
-
Atentat me armë zjarri në Vlorë, 36-vjeçari plagoset në lagjen 'Pavarësia'! U qëllua nga një 'Audi' teksa po ecte para pallatit! Dyshohet për hakmarrje (VIDEO)
5 Janar 2022, 19:14Një atentat me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin bregdetar të Vlorës ku për pasojë është plagosur një 36-vjeçar. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Diego Hanaj ka marrë plagë në dorë ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.
-
-
Me 'Lamborghini' e 'Ferrari', policia ndëshkon shoferët për gara shpejtësie në Tiranë! Hiqen patenta dhe vendosen gjoba (vIDEO)
5 Janar 2022, 15:45Policia Rrugore në Tiranë ka arrestuar 5 shoferë të cilët janë kapur duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur dhe pa patentë. Mësohet se 23 drejtues mjetesh janë gjobitur për gara shpejtësie në zonat e banuara.
-
-
Akuzohet se fshehu 60.000 euro, policia kallëzon Myslim Murrizin në Prokurori! Ish-deputeti për Report Tv: Gjithçka e stisur! Paratë e Lulit apo të Ramës kam pastruar? Ata i kanë lavatriçet e tyre
5 Janar 2022, 14:56Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi është vënë në hetim nga Prokuroria e Tiranës për mosdeklarimin e një transaksioni 60 mijë euro nga kompania që ai zotëron 50% të aksioneve. Në periudhën 2014- 2019 janë kryer nga kompania 'Murrizi 2009' gjithsej 575 mijë euro transaksione, 515 prej të cilave janë deklaruar në ILDKPKI, ndërsa 60 mijë euro mungojnë në deklarime. Në një reagim për Report Tv, Murrizi e quan sulm politik.
-
U plagos 2 ditë më parë, arrestohet Vincens Piroli dhe kushëriri që e çoi në spital, Marjan Marku! Fshehën ngjarjen dhe penguan zbardhjen e të vërtetës
5 Janar 2022, 14:42Vinçens Piroli, 34-vjeçar, i cili qëllua me pistoletë më silenciator më 3 janar, u ndihmua nga 1 person që e ka dërguar në spital dhe më pas është larguar. Marjan Marku por edhe vetë Piroli janë ndaluar nga policia dhe akuzohen për moskallëzim krimi dhe pengim të së vërtetës.
-
Bie aksidentalisht me biçikletë në një kanal vaditës, mbytet 56-vjeçari në Fier
5 Janar 2022, 14:40Në fshatin Drizë të Fierit është gjetur i mbytur në një kanal vaditës një 56-vjeçar. Fiqeri Muhameti mendohet se ka rënë aksidentalisht në kanal anës rrugës duke lëvizur me biçikletë dhe është mbytur.
-
11 vite nga protesta e 21 janarit ku u vranë 4 protestues, Prokuroria ende pa përgjigje nga policia për identifikimin dhe ekzaminimin e armës që vrau Aleks Nikën
5 Janar 2022, 13:29Në 11 vjetorin e vrasjes së 4 protestuesve në bulevard përpara Kryeministrisë, Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar përgjigje Policisë për veprimet e lëna për të bërë, për ekzaminimin dhe identifikimin e armës që vrau Aleks Nikën. Në maj të 2021 dosja e "21 Janarit" u kthye në polici për veprim, por ende Prokuroria nuk ka marrë një përgjigje.
-
U soll si 'cub' me policët? Drejtori i Ujësjellësit në Përmet reagon për Report Tv: Kam kallëzuar efektivin, isha me familjen dhe nuk kam përdorur postin tim
5 Janar 2022, 13:13Dauti e konsideron shoqërimin e tij në komisariat si të padrejtë, teksa shprehet se ka kallëzuar penalisht efektivin e policisë. Ai thekson se ka qenë me familjen dhe se në asnjë moment nuk ka përdorur postin e tij.
-
Tregtarët romë në Elbasan ngrihen në protestë! Llatja: I japim fund tregtisë në rrugë
5 Janar 2022, 12:31Tregtarët romë të produkteve të përdorura në Elbasan u ngritën këtë të mërkurë në protestë para institucionit të bashkisë pasi kjo e fundit ndërmori aksionin për lërimin e hapësirave publike. Nga ky aksion janë prekur rreth 80 tragtarë të cilët prej gati 30 vitesh shesin në rrugë për të siguruar mbijetesën
-