Kronikë
-
Duke theksuar se prej 6 javësh nuk u lejohet hyrja në aeroport e terminal, u ushtrohet kontroll nga grupe që veprojnë “pa bazë ligjore” dhe që u janë dëmtuar pajisje e mjete pune, gjë që rrit kostot e projektit dhe vonon punimet, kompania insiston te ndërhyrja institucionale.
28 Qershor, 14:49 -
‘Ku e ke procesverbalin?’ Tensione te kryeministria, policia përplaset me protestuesit pas përpjekjeve për t’i larguar! Efektivët u sekuestrojnë karriget metalike
28 Qershor, 12:41Fillimisht efektivët janë përpjekur të mbledhin këpucët e lëna në shkallët e kryeministrisë dhe karriget metalike, ndërsa protestuesit, ku disa prej tyre filmojnë momentin dhe njëri ndërkohë flet me megafon, pyesin “ku e ke procesverbalin?”
-
'Jam polic', 22-vjeçari kapet në Tiranë me dokumenta të rreme, në banesë i gjenden fishekë, para dhe medalione të Policisë
28 Qershor, 11:46Një 22-vjeçar ka përfunduar në pranga në Tiranë pasi u prezantua si punonjës policie dhe u tregoi efektivëve një dokument që nuk i përkiste Policisë së Shtetit.
-
Shkoi të kthente frigoriferin që s'punonte, klientja mbahet 2 orë me forcë në dyqan, në pranga dy pronarët e ‘Zanusit’ në Tiranë
28 Qershor, 11:23Pronarët e biznesit dyshohet se e kanosën klienten, e mbajtën kundër dëshirës së saj brenda ambienteve të dyqanit dhe ushtruan dhunë fizike ndaj saj.
-
Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI)
28 Qershor, 10:23jatë kontrollit në automjetin e tij, efektivët gjetën në një çantë dore një pistoletë me një krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua si provë materiale.
-
Pësoi probleme shëndetësore, humb jetën i burgosuri në Shkodër! 62-vjeçari ndodhej në qeli me djalin
28 Qershor, 10:2562-vjeçari me iniciale Ç. J., pësoi një problem shëndetësor dhe pasi mori ndihmën e parë nga mjekët e burgut, u dërgua në Spitalin e Koplikut për shkak të gjendjes së rënduar. Pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha për ta stabilizuar, ai humbi jetën.
-
Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme
28 Qershor, 09:59Ngjarja ka ndodhur në zonën e Bradasheshit. Hetuesit po kontrollojnë kamerat e sigurisë për të zbardhur rrethanat.
-
Shpëtohet çifti i bllokuar në Kanionin e Gjipesë, njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës
27 Qershor, 20:20Pas një operacioni shpëtimi, i dëmtuari u nxor nga kanioni me barrelë dhe po transportohet drejt Spitalit të Himarës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
-
Dhunoi me shkop druri bashkëshorten në Pogradec, shoqërohet në polici 78-vjeçari! E moshuara niset drejt Traumës me helikopter
27 Qershor, 18:03E moshuara është dërguar fillimisht në spitalin e Pogradecit por është dashur ardhja e helikopterit të Ministrisë së Shëndetësisë për ta transportuar drejt Tiranës për shkak të gjendjes shumë të rëndë.
-
Përjashtohet nga radhët e policisë ish-drejtori i bluve së Shkodrës, ushtroi presion verbal ndaj drejtoreshës së Burimeve Njerëzore! Pritet vendimi i Komisionit të Apelit
27 Qershor, 15:39Berberi ishte pezulluar më herët nga detyra, ndërsa ndaj tij u zhvillua një hetim disiplinor pas një incidenti të ndodhur në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
-
Zjarr në periferi të Vlorës, flakët përhapen drejt banesave! Shkak plehrat, banori: Vendi është ‘barut’, ky problem çdo vit (VIDEO)
27 Qershor, 15:27Banorët shprehen se situata të tilla përsëriten për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe pastrimit të territorit nga barërat e thata.
-
Gjykata e Lartë hap procesin për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të KLGJ-së, kriteret dhe dokumentacioni që duhet dorëzuar
27 Qershor, 15:20Kandidatët, krahas shprehjes së interesit, duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës. Ky dokumentacion përfshin, ndër të tjera, CV-në e përditësuar, deklaratat e mbështetjes nga gjyqtarë të tjerë, formularin e vetëdeklarimit, platformën personale të objektivave, deklaratat për integritetin dhe informacionin mbi konfliktin e mundshëm të interesit.
-
Protesta/ Policia nis hetimet edhe ndaj 15 protestuesve të tjerë: Bllokuan qarkullimin në disa rrugë dhe tejkaluan orarin e perimetrin e lëvizjes
27 Qershor, 13:19Ndaj 15 personave që kanë marrë pjesë në protestën e mbrëmjes së djeshme në Tiranë, kanë nisur hetimet, për bllokim të qarkullimit rrugor në disa akse, si dhe për tejkalim të orarit dhe perimetrit të lëvizjes.
-
Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Krimi Ekonomik sekuestron dokumentacionin e AKU për kontrollet në kompaninë SORI-AL
27 Qershor, 12:43Krimi Ekonomik në Policinë e Tiranës ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin që disponon AKU për kontrollet që janë ushtruar për subjektin privat SORI-AL, në kuadër të hetimit për zbardhjen e helmimit të 64 kursantëve të Akademisë së Sigurisë për herë të dytë mbrëmjen e së mërkurës. Në vijim pritet dalja e analizave të ushqimit për të përcaktuar veprimet e radhës.
-
Pikëzimi i patentës/ Rregulla ‘drakoniane’ për kthimin në rrugë të problematikëve, në 4 vite vetëm 13.4% rimorën lejen e drejtimit! 3,402 u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës!
27 Qershor, 12:21Nga gjysma e dytë e vitit 2022, vetëm 470 nga 3,402 shoferë që humbën patentën për shkelje të ndryshme, mundën ta rimarrin. Numri shumë i vogël, vetëm 13.8%, vjen për shkak të rregullave “drakoniane” për këtë kategori drejtuesish mjeti. Pas rifutjes në bankat e autoshkollës ata e japin provimin vetëm një herë dhe nuk duhet të bëjnë asnjë gabim.
-
Sulmi ndaj servisit të celularëve në Babrru, zbardhen detaje: 18-vjeçari qëlloi 2 herë me kallash! U konfliktua me pronarin për telefonin e lënë për rregullim (EMRI)
27 Qershor, 10:27Veprimi kriminal i 18-vjeçarit dyshohet të ketë ardhur pas një debati me pronarin e servisit të celularëve, ku kishte dërguar një telefon për ta rregulluar. I pakënaqur me rezultatin e shërbimit, i riu ka debatuar me pronarin e servisit, duke përshkallëzuar në sulmin me armë zjarri më vonë.
-
Operacion anti-drogë në Shkodër, asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël
27 Qershor, 10:17Dy persona kanë rënë në pranga gjatë një operacioni kundër kultivimit të bimëve narkotike në Shkodër. Ndërkohë kanë nisur hetimet edhe për kryeplakun e fshatit Vukël. Gjatë aksionit u asgjësuan 2098 bimë narkotike kanabis.
-
Tentoi të shtypte me automjet nënën e bashkëjetueses së tij, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë (EMRI)
27 Qershor, 09:4928-vjeçari ka tentuar të vrasë nënën e bashkëjetueses së tij, për motive që lidhen me marrëdhëniet familjare, që dyshohet se ai ka pasur me nënën e bashkëjetueses së tij.
-
‘Dështon’ protesta kundër TEC-eve lundruese në Vlorë, afro 10 qytetarë 'përballë' 200 policëve
27 Qershor, 08:08Policia e Shtetit kishte marrë masat e nevojshme për të përballur çdo skenar të mundshëm. Mbi 200 forca u dislokuan në pika të ndryshme të zonës, ku u angazhuan efektivë të Policisë së Rendit, Njësisë Shqiponja, Njësisë Delta dhe të forcave të Ndërhyrjes së shpejtë, edhe nga Tirana e Shkodra.
-
Kamëz/ 18-vjeçari qëllon me armë zjarri drejt servisit të celularëve, kapet nga policia 3 kilometra larg vendit të ngjarjes
26 Qershor, 21:15Një 18-vjeçar u arrestua mbrëmjen e sotme nga policia pasi dyshohet se është autor i të shtënave me armë zjarri në drejtim të një servisi celularësh, që në momentin e sulmit ka qenë i mbyllur.