Kronikë
-
Ditën e hënë do të hapet provizorisht Rruga e Arbrit, ndërsa punimet vazhdojnë dhe parashikohet që përfundimisht të mbyllen në pranverë të vitit tjetër. Balluku tha se rruga po hapet për të lehtësuar kalimin në dimër, dhe theksoi se baypass-i 8.8 kilometra i ndërtuar në tunelin e Murrizit do të mbyllet në rast se ka reshje dëbore.
27 Nëntor 2021, 17:53 -
‘Fajin e ka i vdekuri Fabian Gaxha’, si u lirua Erigers Mihasi nga qelia para se të vritej në Astir! Roli i prokurorit Emëror Kasaj, si ‘avulluan’ provat! Dëshmitë e rreme të dy vajzave misterioze
27 Nëntor 2021, 17:22Erigers Mihasi që vra në zonën e Astirit në 13 nëntor 2021 u implikua në grabiten e shtëpisë së Elton Çiçës në Tepelenë dhe dhunimin dy prindërve të tij pas masakrës së tetorit 2018 në ish-Bllok. I morën gjurmët e gishtave pasi shkoi në Spitalin Ushtarak për të parë shokun e tij të vrarë Fabian Gaxha. Pasi gjurmët e tij dolën në makinën e krimit në Tepelenë, prokurori Emëror Kasaj urdhëroi arrestimin në janar 2019. I dyshimtë lirimi nga burgu 6 muaj më pas. Si u ngritën dhe ranë alibitë.
-
Shembja e pallateve të dëmtuar në Kombinat, Gjykata Administrative i jep të drejtë bashkisë
27 Nëntor 2021, 16:14Gjykata çmon se vendimi i Këshillit Bashkiak Nr. 111 i marrë më datë 28.09.2020 për miratimin e prishjes së detyruar nuk bie në kundërshtim me VKM nr. 887, datë 24.12.2019 duke rrëzuar në këtë mënyrë edhe pretendimet e PD-së dhe të LSI-së të cilat tentuan bllokimin e projektit të rindërtimit duke organizuar protesta të vazhdueshme me anëtarët e tyre.
-
Moti i keq shkakton dëme në rrjetin elektrik, lëndohen gjatë punës dy elektricistë në Shkodër (FOTO)
27 Nëntor 2021, 16:05Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar defekte dhe avari në rrjetin elektrik duke lënë disa zona pa energji elektrike. Gjatë punës kanë mbetur të plagosur dy elektricistë të OSSH Shkodër.
-
Rrëshqitje gurësh në 'Rrugën e Arbrit', segmenti rrugor Bulqizë-Shupenzë kthehet në burim aksidentesh
27 Nëntor 2021, 15:35Siç shihet në pamjet e siguruara, në fshatin Krajkë gurën e rënë kanë bllokuar njërën korsi të qarkullimit duke rrezikuar jetën e shoferëve.
-
Krimet mjedisore, zbulohen 90 raste abuzimi! Pesë të arrestuar dhe një në kërkim
27 Nëntor 2021, 15:22Policia e Shtetit njofton se ka goditur 90 raste të krimeve mjedisore. Pesë persona janë arrestuar, 100 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
-
Po transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy të rinjtë në Gjirokastër! Policia sekuestron 'Audi'-n dhe dy celularë
27 Nëntor 2021, 15:11Report Tv mëson se Emin Isha dhe Nuri Cila, përkatësisht 18 dhe 19 vjeç, janë kapur në vendin e quajtur 'Ura e Lumit' në Gjirokastër, duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.
-
Dhunohet monumenti i Pavarësisë në Tiranë, pllakat vidhen për skrap
27 Nëntor 2021, 15:02Siç mund të shihni edhe nga fotot, një ditë para 28 nëntorit pllakat metalike të monumentit të Pavarësisë janë vjedhur për skrap. Monumenti i Pavarësisë u vendos në mes të Parkut “Rinia” me rastin e 100-vjetorit të lindjes së shtetit shqiptar.
-
-
Rrëshqitja e gurëve rrezikon jetën e banorëve në Torovicë, autoritet asnjë masë parandaluese! Tre vite më parë tre veta humbën jetën
27 Nëntor 2021, 14:26Rrëshqitjet e gurëve po vënë në rrezik jetën e banorëve në Torovicë të Lezhës. Dy masiv të mëdhenj përfunduan në oborrin e një familjeje duke rrezikuar jetën e tyre, por jo vetëm. Edhe udhëtarët ndihen të kërcënuar nga situatë pasi rruga lidh Lezhën me Velipojën dhe një pjesë të Shkodrës.
-
Zyra Arsimore nuk kishte dijeni, shkarkon me urgjencë nga detyra mësuesin pedofil
27 Nëntor 2021, 14:09 -
Përplasja e tragetit me 173 persona me një anije, Ministria e Infrastrukturës: Ishte incident nga moti i keq! Ngjarje të tilla të mos ndodhin më
27 Nëntor 2021, 13:50Rreth mesnatës së mbrëmjes së kaluar për shkak të motit të keq në Portin e Durrësit, ka ndodhur një perplasja mes tragetit ‘Ventouris’ dhe anijes cargo 'Professor B'. Pasditen e sotme ka qenë zv. ministri i Instrastrukturës dhe Energjetikës, Ardi Veliu i cili ka konfirmuar incidentin. Ai tha se është bërë një analizë që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.
-
-
Skandal në Berat/ Mësuesi i dënuar më parë për pedofili dhe ngacmim seksual rikthehet në detyrë! Nxënësit: Kemi frikë! Shkarkohet urgjent! Zyra Arsimore për Report Tv: S'kishim dijeni
27 Nëntor 2021, 13:23Skandal në Berat,mësuesi i dënuar për "pedofili" dhe "ngacmim seksual" rikthehet në mësimdhënie,jep matematikë dhe informatikë në shkollën 9-vjeçare "22 Tetori". Pas mbërritjes së mediave në shkollë,mësohet se drejtoresha e ka larguar mësuesin dhe ka kërkuar transferimin e tij në një shkollë tjetër.
-
-
-
Lezhë/ U përplas me eskortën e Berishës, policia vë nën hetim 24-vjeçarin nga Prishtina! Bie pretendimi i truprojës së ish-kryeministrit, asnjë mjet nuk lëvizte kundravjatje
27 Nëntor 2021, 12:0524-vjeçari nga Kosova i cili u përfshi mbrëmjen e djeshme në një aksident me makinën e eskortës së Sali Berishës është vënë nën hetim. Bie Pretendimi i truprojës së Berishës, Ervis Tusha, i cili tha se shkak është bërë makina me targa të Kosovës që po ecte në kundravajtje Burime për ‘Report Tv’ bëjnë me dije se janë kontrolluar kamerat e zonës, por ka rezultuar se asnjë makinë nuk lëvizte kundravajtje.
-
VIDEO/ COVID 3 i mbuluar nga tymi, mjekët dhe pacientët në panik
27 Nëntor 2021, 11:53 -
Nis sot aksioni i ARRSH për mbylljen e hyrje-daljeve të rrezikshme në akset rrugore të vendit, nga 1300 prej tyre, vetëm 60 të licensuara
27 Nëntor 2021, 11:34Autoriteti Shqiptar Rrugor (ARRSH) ka nisur ditën e sotme aksionin në të gjithë rrugët e vendit për të mbyllur hyrjet dhe daljet e rrezikshme të cilat nuk plotësojnë kriteret sipas standardeve e duke u kthyer në burim aksidentesh. Ky aksion do të nisë nga qafa e Kasharit dhe do të shtrihet në drejtim të Durrësit.
-
Zjarr në QSUT, në një zyrat e administratës së spitalit COVID 3! Mjekët dhe pacientët dalin jashtë, situata vihet nën kontroll (VIDEO)
27 Nëntor 2021, 11:25Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në katin e parë të spitalit COVID 3 në QSUT. Bëhet fjalë për një rezistencë ngrohjeje në zyrat e administratës së këtij spitali.