Kronikë
-
14 Shtator 2021, 17:47
-
COVID/ 5 persona humbin jetën në 24 orët e fundit në vend, regjistrohen 995 raste të reja infeksioni
14 Shtator 2021, 17:20Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID në vend në 24 orët e fundit. Po ashtu, nga 5,613 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID 995 persona. Janë 12,599 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 195 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.
-
‘Bregdeti ynë’/ IKMT shembi 137 ndërtesa të paligjshme! Zv/kryeinspektori për Report Tv: Prioritet shembjet në fshatrat turistike
14 Shtator 2021, 16:32Në muajt korrik dhe gusht gjatë operacionit ‘Bregdeti Ynë” IKMT shembi 137 objekte 13 prej të cilave u prishën nga vetë qytetarët. Zv/kryeinspektori Guri Seferi tregon për Report Tv si aksioni nuk ka përfunduar dhe prioritet do të jenë fshatrat turistikë.
-
Plagosi me thikë bashkëmoshatarin pas sherrit në lokal, arrestohet 16-vjeçari në Tiranë, nisin hetimet edhe për 2 të mitur të tjerë
14 Shtator 2021, 16:01Ngjarja u regjistrua ditën e djeshme në një lokal te ish-Nisharaku, ku dy të miturit u përfshinë në një sherr, duke bërë që 16-vjeçari me inicialet E.Zh., të merrte thikën dhe të godiste bashkëmoshatarin.
-
Ekskluzive/ E tradhtoi, e dhunoi dhe më pas e vrau, zbulohet mesazhi që çoi në vrasjen e Sabrinës nga ish-burri Elton Meta
14 Shtator 2021, 14:58E tradhëtoi, e dhunoi dhe më pas e vrau...Një mesazh në telefonin e Elton Metës ku shfaqej një foto e tij me një grua tjetër është bërë shkak i ndarjes me Sabrinën.
-
Kushtet e reja për të udhëtuar në Austri/ Nga nesër qytetarët e pavaksinuar duhet të kenë test negativ të COVID dhe do karantinohen 10 ditë
14 Shtator 2021, 13:53Duke nisur nga nesër qytetarët e pavaksinuar që udhëtojnë drejt Austrisë duhet të paraqesin testin që tregon se janë negativ sa i përket COVID si dhe do të karantinohen.
-
Po digjte barërat në tokën e tij, flakët i dalin jashtë kontrollit dhe djegin ullinjtë, arrestohet 34-vjeçari në Lushnjë
14 Shtator 2021, 12:17Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia në Lushnjë për zjarrvënie. Policia njofton se shtetasi E. L., 34 vjeç, duke djegur barëra në tokën e tij në fshatin Jaxhias, Lushnjë, flakët i kanë dalë jashtë kontrollit. Për pasojë janë djegur ullinj në pronësi të shtetasve Sh. K dhe N. Sh.
-
Operacioni 'Bregdeti Ynë', pritet shembja me tritol e një tjetër objekti 4- katësh në Dhërmi
14 Shtator 2021, 11:37Një objekt 4-katësh do të shembet në Dhërmi nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Kjo ndërtesë një tjetër rast flagrant i tejkalimit të lejes së ndërtimit. Forcat e Xhenios po bëjnë aktualisht vendosjen e eksplozivit për të kryer më pas shpërthimin e kontrolluar.
-
Hyjnë sot në fuqi masat anti-COVID në Malin e Zi, tension mes policisë malazeze dhe punëtorëve shqiptarë në Hanin e Hotit! Nuk u lejohet kalimi pa certifikatë vaksinimi dhe pa tampon
14 Shtator 2021, 11:22Dhjetëra punonjës shqiptarë nuk janë lejuar të futen në Malin e Zi për shkak se vendi fqinj ka vendosur masa të reja anti-COVID, duke krijuar tensione mes tyre dhe policisë policisë malazeze. Për të futur në Malin e Zi qytetarët duhet të jenë të pajisur me certifikatë vaksinimi, tampon ose të vërtetojnë që kanë kaluar COVID-in jo më herët se 14 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testimi pozitiv.
-
Përfshihet në flakë magazina me bimë medicinale në Durrës (Pamje)
14 Shtator 2021, 11:16Një magazinë me bimë medicinale është përfshirë në flakë ditën e sotme në Bizë në Durrës.
-
Vrasja e babë e bir në Elbasan, GJKKO çon për gjykim dosjen e Ardian Çapjas dhe 3 të tjerëve! Ndahet dosja për Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun pasi nuk janë arrestuar
14 Shtator 2021, 11:03Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar në gjykim dosjen ndaj Ardian Çapjes, Klajdi Dokolit, Etjen Canit dhe Ervis Bardhit, të akuzuar për vrasjen dyfishtë në Elbasan në vitin 2012 të Gentian e Nezir Beqiri. Gjithashtu, gjykata ndau dosjen për dy të pandehurit e tjerë, Florenc Capja dhe Olsi Lekut, për shkak se janë në mungesë, janë të arrestuar, njëri në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tjetri në Greqi
-
Kërkoi lirinë për t’u kujdesur për fëmijët, GJKKO rrëzon kërkesën, Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha dërgohet për gjykim
14 Shtator 2021, 10:43Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha e akuzuar nga SPAK se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve, do të vijojë të qëndrojë në burg. Me argumentin se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e saj, Enkelejda Hoxha kërkoi të lirohej, por GJKKO ka rrëzuar kërkesën dhe e ka dërguar çështjen për gjykim.
-
'New York Times' reportazh mbi afganët në Shëngjin, strehohen në kampe luksoze, ndryshe nga të gjithë vendet e tjera
14 Shtator 2021, 10:22Vuajtjet e afganëve për tu larguar nga vendi pasi talebanët erdhën në pushtet, kanë marrë vëmendjen e të gjitha mediave ndërkombëtare. Mbërritja në Shqipëri e një pjese të civilëve afganë, bashkëpunëtorë të SHBA dhe NATO-s ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave.
-
Manastirliu në Komitetin Rajonal për Europën të OBSH: Së shpejti kontratë e re me Pfizer për 500 mijë doza brenda vitit
14 Shtator 2021, 10:18Ministrja e Shëndetësisë theksoi është drejt përfundimit negociata për një tjetër kontratë me kompaninë e vaksianve Pfizer, për të sjellë 500 mijë doza vaksine të tjera në vendin tonë
-
Vrau ish-gruan, Gjykata e Fierit lë në burg, Elton Meta kokëulur dhe i braktisur në gjyq: Unë e doja! Vjehrri më kërcënonte, armën e bleva për vetëmbrojtje
14 Shtator 2021, 10:14Elton Meta i cili vrau para 4 ditësh ish gruan Sabrina Bengajn ka dalë para gjykatës së Fierit për masën e sigurisë.
-
Fiskalizimi/ Bizneset e vogla në Shkodër: Të shtyhet me 5 vite për kategorinë tonë, po falimentojmë, mos bëni eksperimente me ne
14 Shtator 2021, 10:10250 biznese të vogla të Zdrales në Shkodër kërkojnë nga Ministria e Financave shtyrjen me 5 vite të procesit të fiskalizimit për biznesin e vogël dhe mos penalizmin e këtij biznesi. Për tregtarët e Zdrales procesi i fiskalizimit sjell kosto të mëdha shtesë që nuk janë në gjendje t'i përballojnë dhe mund t'i çojnë drejt falimentimit.
-
Dhunon fizikisht bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçari në Vlorë! Në shtëpi policia i gjeti edhe kanabis
14 Shtator 2021, 09:47Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten. Blutë e Vlorës vunë në pranga shtetasin B. L., 55 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij
-
Po transportonte 8 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së, arrestohet 31-vjeçari në Lezhë! Shpallet në kërkim një tjetër
14 Shtator 2021, 09:38Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës dhe një tjetër është shpallur në kërkim
-
Burg ish-burrit vrasës të Sabrina Bengës! Drejtësia në Fier e ‘çmendi’ Elton Metën për t’i shpëtuar burgut! Mjeku i Zaharisë: Ai s'është i sëmurë mendor! Ndihmë ekonomike për vajzën 3 vjeçare
14 Shtator 2021, 09:06Elton Meta ish burri vrasës i Sabrina Bengës është lënë në burg. Vrasja e 23 vjeçares nga ish bashkëshorti hedh dyshime mbi sistemin e drejtësisë. Report Tv ka zbardhur kërkesën e prokurorisë, vendimin e gjykatës së Fierit për ndryshimin e masës së sigurisë për Elton Metën dhe ekspertizat mjekoligjore që çuan në këtë vendim
-
SPAK i kthen përgjigje Metës: Asnjë ministër i kabinetit 'Rama 3' nuk është nën hetim
14 Shtator 2021, 09:08SPAK i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta në lidhje me interesimin e tij për ministrat e qeverisë 'Rama 3', nëse dikush prej tyre është nën hetim