Kronikë
-
Në arrest shtëpie, por i kapur në flagrancë duke tentuar të çojë një 22-vjeçar ilegalisht drejt Greqisë për 100 euro, arrestohet 52-vjeçari në Korçë, ndërsa në hetim është edhe ndërmjetësi 37-vjeçar.
24 Mars, 12:35 -
Masakra e 21 Janarit/ Xhaxhai i Aleks Nikës: SPAK po shkon drejt grupit të përgjegjësve me pushtet, çështja 15 vite në sirtarin e drejtësisë
24 Mars, 12:27Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika, është pritur në SPAK nga kryeprokurori Klodian Braho. Ka qenë vetë Mark Nika i cili ka kërkuar takim me Brahon për tu njohur me ecurinë e hetimeve për 21 janarin.
-
Bosi i lojërave të fatit mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë (LISTA)
24 Mars, 11:53GJKKO rrëzon vendimin e avokatëve mbrojtës të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij për heqjen e sekuestrove për 34 pasuri që kapin vlerën e 10 mln eurove. Gjyqtari Erion Bani e argumentoi vendimin duke thënë se kërkesa është e pabazuar në prova.
-
S’ka ditëlindje në liri për Ilir Metën, GJKKO i rrëzon kërkesën! S’iu pranua as 50 mijë euro garanci pasurore
24 Mars, 11:13Ilir Meta do të mbetet në qeli. Vënia në dispozicion e 5 milionë lekëve të rinj si garanci pasurore nuk e bindi Gjykatën e Posaçme ta lironte ish-Presidentin, ditë kur ai feston edhe ditëlindjen
-
Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, nis nga GJKKO zbatimi i planit të masave të sigurisë në gjykata! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm (VIDEO)
24 Mars, 10:29Në hyrje do të qëndrojë një punonjës garde. Për tu futur brenda në ambientet e GJKKO-së, do të kalojnë më parë në skaner fizik. Pasi të kalojnë në këtë kordon sigurie, do të jetë një tjetër skaner më i detajuar brenda ambienteve të GJKKO.
-
I dënuar në Itali me 7 vite burg për trafik droge, arrestohet në Tiranë me qëllim ekstradimi 50-vjeçari (EMRI)
24 Mars, 10:0750-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia ku dhe është dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Apelit në 2024 për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
-
Makinat përplasen 'kokë më kokë' në aksin Lezhë-Shkodër, shpëtojnë mrekullisht drejtuesit
24 Mars, 08:57Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër, në kryqëzimin e Balldren.
-
14 kandidatët në garë për kryepolic mbyllin intervistat! VanHorn e ambasadori britanik ndoqën procesin! Komisioni zgjedh 3 më të mirët brenda 48 orëve, Lamallari çon një emër në qeveri
24 Mars, 08:04Në Ministrinë e Brendshme u zhvillua këtë të martë procesi i intervistimit të 14 kandidatëve në garë për drejtues të Policisë së Shtetit. Në garë janë emra të njohur me karrierë të gjatë në polici. Procesin e ndoqi nga afër e ngarkuara me punë e SHBA-ve, VanHorn dhe ambasadori britanik. Pas pikëzimit të 3 më të mirëve nga komisioni, ministri i Brendshëm ka 48 orë kohë të dërgojë një emër për miratim në qeveri.
-
Skandal seksual në drejtësi, anëtari i KLP-së i çon nga zyra foto të organit gjenital denoncueses: Dua edhe lodra sek*i
24 Mars, 00:02Anëtari i KLP-së Eminaj i ka dërguar denoncueses foto të organit seksual dhe ka zhvilluar biseda me përmbajtje seksuale, madje edhe gjatë orarit zyrtar dhe brenda ambienteve të institucionit ku ushtron detyrën. Eminaj është zgjedhur Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e Prokurorive.
-
Stuhi e fortë breshëri në fshatrat pranë lumit Vjosa, raportohet për dëme të shumta në bujqësi (VIDEO)
23 Mars, 18:31Burime lokale bëjnë me dije se breshëri ka dëmtuar lulet në pemë, ka rrëzuar gjethet dhe në disa raste lastarët e degëve të pemëve e hardhive, duke sjellë pasoja që mund të ndikojnë jo vetëm këtë sezon, por edhe prodhimin e viteve në vijim.
-
Harta e re, ‘mali’ i dosjeve dhe kolapsi i Gjykatës së Apelit
23 Mars, 18:23Tre vjet pas hartës së re gjyqësore, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm po e humbet betejën me stokun e dosjeve që shtohen pavarësisht rritjes së numrit të gjyqtarëve dhe numrit të shqyrtimeve, me një kosto të pallogarishme për qytetarët që kërkojnë drejtësi.
-
Dhjetëra kompjutera e telefona të sekuestruar zyrtarëve dhe biznesmenëve në çështjen “Balluku”, GJKKO lejon hapjen dhe këqyrjen për prova
23 Mars, 14:03Report Tv ka mësuar se vendimi është marrë nga gjyqtari Erion Çela, në lidhje me sendet e sekuestruara gjatë kontrolle të SPAK, të zyrtarë dhe biznesmenë, kontrolle të ushtruara në dhjetor dhe në janar.
-
U arrestua nga AMP-ja për shpërdorim detyre dhe pengim të hetimeve, Gjykata e Tiranës lë në arrest shtëpie efektivin (EMRI)
23 Mars, 13:43Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia efektivin e policisë Admir Elezi, i arrestuar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore për shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
-
Protestat në Rrjoll kundër resortit të Ulajt, nis hetimi për 19-vjeçarin! Tentoi të futet me forcë në kantier dhe bëri thirrje për dhunë
23 Mars, 11:04Një 19-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi bllokoi rrugën për disa orë në kantierin e makinerive dhe bëri thirrje për veprime të dhunshme.
-
Motori përplaset me zetorin në aksin Divjakë-Lushnjë, ndërron jetë 70-vjeçari (EMRI+VIDEO)
23 Mars, 10:53Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Divjakë-Lushnjë, ku një motor është përplasur me një mjet bujqësor.
-
Vlorë/ Makina përplas qytetarin me biçikletë! I moshuari transportohet në spital (VIDEO)
23 Mars, 10:09Një automjet ka përplasur një të moshuar që po kalonte me biçikletë te vijat e bardha në qytetin e Vlorës
-
-
Hakmarrja për dashurinë, 42-vjeçari në Kavajë plagos 39-vjeçarin dhe arrestohet! E qëlloi në këmbë se i ngacmoi të dashurën
23 Mars, 10:02Bari Doda i kishte ngacmuar të dashurën Pleurat Mustafës. Ky i fundit është hakmarrë duke e qëlluar në këmbë me pistoletë. Doda ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, kurse Mustafa u arrestua në Durrës pas tri orësh.
-
-