Kronikë
-
Ndaj Eltion Logut, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Ky grup kriminal i shkaktoi qytetarëve gjermanë një dëm ekonomik i përllogaritur rreth 187 000 euro.
20 Mars, 11:01 -
Magazinë me kanabis në Peqin/ Lirohet drejtori i Burgut Rrogozhinë, policia: Hasa pa lidhje, ambienti pronë e të vëllait! Në kërkim 2 trafikantë e 2 zyrtarë të OSHEE! Në pranga vetëm faturisti (EMRAT)
20 Mars, 10:14Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, i cili një ditë më parë u vetëdorëzua në polici, pasi në një godinë që dyshohej në pronësi të tij në Peqin u gjetën 4000 rrënje kanabisi, u la sot i lirë. Policia tha se nuk gjeti asnjë implikim të tij dhe se magazinën e kishte i vëllai, që u shpall në kërkim së bashku me kushëririn bashkëpunëtor dhe 2 përgjegjës të OSHEE. Në pranga ka rënë vetëm faturisti i energjisë.
-
SHBA godet hackerat iranianë, bllokon 4 faqe, mes tyre 'Homeland Justice'! Departamenti i Drejtësisë: Sulmoi Shqipërinë në 2022
20 Mars, 09:264 domain-e të hakerave iraninë të lidhur me Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit, janë bllokuar nga DASH. Mes tyre dhe ajo e Homeland Justice, grup hakerash që kanë kryer disa sulme kibernetike drejt infrastrukturës shtetërore shqiptare.
-
Argjendaria në Pogradec sërish në objektivin e hajdutëve, pronari: Kanë tentuar mbi 3 herë, autorët s’janë gjendur! Kësaj radhe ikën duarthatë
20 Mars, 08:49Pronari i kësaj argjendarie, Lytfi Alia, tregon se është e disata herë që argjendaria e tij sulmohet dhe ende nuk janë gjetur autorët. Ai thekson që herë të tjera personat që kanë hyrë kanë mundur të marrin sende nga argjendaria, ndërsa ditën e sotme pas rënies së alarmit ata janë larguar pa marrë asgjë.
-
E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja kafshohet nga qeni dhe tërhiqet zvarrë për disa metra
19 Mars, 22:33Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku një vajzë 10-vjeçare është sulmuar nga qeni i fqinjit në lagjen nr. 4, në hyrje të lagjes “Goricë”.
-
Dyshohet se tentoi të pengonte hetimet, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)
19 Mars, 19:43Gjatë prangosjes së një personi, Admir Elezi dyshohet se ka fshehur një shkop metalik që iu gjet të arrestuarit, me qëllim që të shoqëruarit të mos i rëndohej akuza.
-
-
Raporti/ Rritet krimi në Shqipëri, mbi 38 mijë vepra penale në 2025, ulet numri i vrasjeve! Tirana kryeson hartën
19 Mars, 18:56Kriminaliteti në 2025-ën shënoi rritje të ndjeshme me afro 5700 vepra penale me shumë, por me një rënie të vrasjeve. Raporti vjetor i Ministrisë së Brendshme tregon se Tirana mbetet qarku me numrin më të lartë të krimeve në vend, ndërsa Gjirokastra, rezulton qarku më i qetë
-
'Shkëlzen Berisha bashkëpronar me Bashkim Ulajn', Prek Molla për Report TV: Po na grabisin pronat në Rrjoll! Prokuroria e Shkodrës po vonon hetimet me qëllim!
19 Mars, 18:45Sipas Mollës, projekti që Ulaj synon të ndërtojë në Velipojë ka si qëllim pastrimin e parave të Shkëlzen Berishës, i cili sipas tij është edhe bashkëpronar në projekt.
-
-
Peqin/ Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në magazinën e Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, vetëdorëzohet në polici dhe pezullohet nga detyra! Në kërkim përgjegjësi i OSHEE-së (VIDEO)
19 Mars, 15:57Në komunikatën zyrtare të policisë thuhet se "gjatë kontrollit, në bodrumin e një magazine, u konstatuan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave". Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se ka pezulluar nga detyra e Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasën, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
-
Kërkon lirimin nga qelia, Ilir Meta depoziton kërkesë tjetër në GJKKO për zbutje të masës së sigurisë
19 Mars, 15:28Ish-Presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet prej tetorit të vitit 2024 në paraburgim, ka depozituar ditën e sotme një tjetër kërkesë në Gjykatën e Posaçme, për zbutje të masës së sigurisë.
-
Vrasja e të miturit me thikë në Korçë, prokuroria dërgon në gjyq 15 vjeçarin për vrasje! Merren të pandehur babai dhe xhaxhai i autorit
19 Mars, 15:02Ngjarja ndodhi pasditen e 14 gushtit 2025, pranë një lokali, ku dy bashkëmoshatarët me inicialet E.XH dhe E.G u përfshinë në një konflikt që përfundoi tragjikisht.
-
Hetimi për abuzimin me fondet e IPARD, SPAK pyet ish-ministren e Bujqësisë, Frida Krifca
19 Mars, 14:19Ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka dhënë dëshmi për disa orë të martën e 17 Marsit në SPAK, për dosjen që po hetohet nga prokurori Klodian Braho mbi abuzimet me fondet e programit të IPARD.
-
Vrasja e Fatbardh Licit GJKKO kalon për gjykim Safet Bajrin, ish-partneren e tij dhe 2 të tjerë
19 Mars, 13:52GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen për vrasjen e Fatbardh Licit. Avokatët e Safet Bajrit, Behar Bajrit, Astmer Bilalit dhe Eria Agos kishin kërkuar pushimin e çështjes ose kthim të akteve për plotesim hetimesh.
-
Fier/ Dyshohet se i mori 11 mijë euro 39-vjeçarit përmes mashtrimit, nis hetimi për italianin (EMRI)
19 Mars, 13:14Policia e Fierit ka nisur hetimet për një 72-vjeçar italian.
-
Aksident zinxhir në Vlorë, 6 makina përplasen në qendër të qytetit
19 Mars, 12:54Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
-
Banorët e Rrjollit vijojnë protestën kundër resortit të Ulajt, përplasen me policinë: Malësorët e mbrojnë tokën me gjak! Disa të shoqëruar
19 Mars, 12:19Banorët e Rrjollit vijojnë protestën e tyre prej thuajse dy muajsh kundër ndërtimit të resortit të Bashkim Ulajt.
-
Kukës/ Në kërkim për shkelje të rregullave të Kodit Rrugor, arrestohet 51-vjeçari
19 Mars, 11:5351-vjeçari i cili ishte në kërkim ishte dënuar nga Gjykata e Kukësit me një vit burg.
-
Korçë/ Kontabandë ilaçesh nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 47-vjeçari! Në pranga edhe një tjetër
19 Mars, 11:39Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Korçë për kontrabandë mallrash.