Kronikë
-
Petrit Sulejmani, pjesë e grupit ta Astrit Avdylajt, është ekstraduar nga Gjermania ditën e sotme, ndërsa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.
12 Korrik 2021, 08:42 -
Kërcënohet drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Krujë, i vendoset tritol në oborrin e shtëpisë, Alfred Voga: S'kam konflikte me njeri, ma kanë vënë për shkak të detyrës
12 Korrik 2021, 08:23Drejtorit të Sigurimeve Shoqërore në Krujë, Alfred Vogës i është vënë lëndë tritol në oborrin e banesës së tij në Fushë Krujë. Fatmirësisht, lënda plasëse nuk ka shpërthyer, ndërsa ka qenë vetë Voga që ka njoftuar policinë pasi ka parë pakon në oborr.
-
Ekzekutoi në mënyrë brutale dy bashkëkombësit e tij për borxhin që i kishte, dënohet me burg shqiptari në Angli
12 Korrik 2021, 08:17Një shqiptar dhe një person nga Xhamajka janë dënuar me burg në Angli, pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e dy shqiptarëve. Sipas mediave të huaja, Besnik Berisha dhe Martock Gardens, u shpallën fajtor për vrasjen e Arbër Feskos, 30 vjeç dhe Shkëlqim Pajës 36 vjeç, ngjarje e ndodhur më 18 dhjetor 2019.
-
Dita nis me diell, por mesdita sjellë vranësira dhe reshje shiu në disa zona
12 Korrik 2021, 07:16Ditën e sotme, vendi ynë do të karakterizohet nga mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare deri në mesditë, ku në skajin verior dhe juglindor priten edhe shira të izoluar.
-
Sherr mes të rinjve në Vlorë, plagoset 21-vjeçari
11 Korrik 2021, 21:48Policia thotë se shtetasi E. B., 28 vjeç, për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasin G. R., 21 vjeç, i cili ka dëmtime në krahë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve
-
Festa e Bjeshkëve në Kukës, një 'oaz' i ri për turistët
11 Korrik 2021, 19:52Pak ditë pas nisjes së fluturimeve në aeroportin e Kukësit është zhvilluar sat në këtë qytet Festa e Bjeshkëve, një aktivitet për promovimin e bukurive natyrore të zonës por edhe një tjetër destinacion për turistët e huaj
-
-
-
Gripi i Shpendëve ul konsumin dhe fut në krizë fermerët në Lezhë, mjeku veterinar: Konsumatori nuk është i rrezikuar, mjafton që shpendët të jenë të shëndetshme kur të theren
11 Korrik 2021, 19:06Gripi i Shpendëve ka ulur konsumin dhe ka futur në krizë fermerët në Lezhë. Në një intervistë për Report Tv, mjeku veterinar Gjovalin Kaceli thotë se konsumatori nuk është i rrezikuar nga kjo sëmundje, mjafton që të jenë të shëndetshme para se ato të theren dhe se mund të konsumohen pa asnjë lloj problemi
-
Zjarr masiv në shpatin verior të malit Mile në Sarandë, e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve për shkak të terrenit të vështirë
11 Korrik 2021, 18:44Një zjarr masiv vijon prej mesditës që të djegë qindra hektare pyje dhe kullota në zonën e shpatit verior të malit Mile, ku ndahen bashkitë Konispol dhe Livadhe
-
Bie në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte, humb jetën 34-vjeçari në Mirditë! Shoqërohet në polici administratori i kompanisë
11 Korrik 2021, 18:31Një 34 vjeçar ka ndërruar jetë në Mirditë, në fshatin Sheshaj, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike
-
Largimi i pushuesve nga bregdeti, krijohen radhë të gjata automjetesh nga zona e Ranës së Hedhur në drejtim të Milotit! Fluks edhe në Durrës, nuk ka bllokim të lëvizjes së mjeteve
11 Korrik 2021, 18:01Largimi i pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit ka krijuar radhë të gjata automjetesh nga zona e Ranës së Hedhur e përgjatë superstradës me drejtim të Milotit. Trafiku ka nisur të rëndohet që prej orës 16:00 e pritet të vijojë deri në orët e mbrëmjes. Në Mimanas kryqëzohen makinat që kthehen nga Gjiri i Lalësit. Por fatmirësisht nuk ka pasur bllokim të trafikut.
-
Shfaqja ‘Ferma e Kafshëve’ tek Amfiteatri, Kadilli: Dje pashë teatrin të flas vetë, i foli cinizmit politik
11 Korrik 2021, 16:53Ish-kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli ka vlerësuar maksimalisht shfaqjen ‘Ferma e Kafshëve’ e cila është luajtuar tek Amfitetari i Tiranës. Sipas Kadillit, ky është një mesazh që i përçohet drejtëpërdrejtë politikës.
-
Asnjë humbje jete për shkak të COVID, shënohen 5 raste të reja në 24 orët e fundit
11 Korrik 2021, 16:535 raste të reja dhe asnjë viktimë nga COVID-19! Është ky bilanci i COVID-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Kjo shifër ka ardhur si rezultat i 3039 testimeve, ku rastet e reja janë regjistruar në 5 qytete të ndryshme, më konkretisht në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Has, Shijak. Aktualisht janë 86 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin
-
Po lahej në liqen, mbytet 60-vjeçarit në Konispol
11 Korrik 2021, 16:47Një 60-vjeçar është mbytur në fshatin Xarë në Konispol. Policia njofton se është mbytur duke u larë në liqen shtetasi S.K., rreth 60 vjeç
-
Abuzimi me tenderin 2.8 mld lekë, Lleshaj për Report Tv: Nuk kam pasur asnjë autoritet ligjor për të ndërhyrë! Kërkova në shtator në Kuvend që çështja të hetohet
11 Korrik 2021, 16:21Sandër Lleshaj, i cili mbante detyrën e ministrit të Brendshëm kur u nënshkrua tenderi për blerjen e uniformave të policisë së shtetit me vlerë 2.8 miliardë lekë ka reaguar për Report Tv në lidhje me arrestimet e SPAK. Lleshaj thotë se nuk ka pasur asnjë autoritet ligjor për të ndërhyrë në asnjë procedurë konkrete prokurimi të zhvilluar nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, përfshire natyrisht edhe ate për uniformat e Policisë së Shtetit
-
Kosovë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit, regjistrohen 12 raste te reja me COVID-19
11 Korrik 2021, 15:48Vijon të mbetet e stabilizuar situata epidemiologjike në Kosovë, ku asnjë person nuk ka humbur jetën gjatë 24 orëve. Si rezultat i 1898 testimeve të kryera, 12 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
-
Shpejtësi mbi normat e parakalime të gabuara, policia gjobit 4134 shoferë brenda 2 ditëve, pezullon 71 patenta e arreston 36 drejtues mjetesh
11 Korrik 2021, 15:16Policia vijon kontrollet rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve duke përdorur metoda të sofistikuara si dronë, radarë e aparate fotografike. Gjatë 48 orëve janë gjobitur 4134 shoferë të cilët u konstatuan me shpejtësi jashtë normave të lejuara, duke bërë parakalime të gabuara ose duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit.
-
9 të arrestuarit në Ministrinë e Brendshme, grupi shkeli ligjin dhe bashkoi lotet në një tender gjigant që dëmtoi cilësinë! U bë pa miratimin e Policisë, ja kush kundërshtoi
11 Korrik 2021, 14:42Detaje te reja të shkeljes së ligjit për procedurën e tenderimit për uniformat e Policisë së Shtetit. Burime për Report TV thonë se procedura e tenderimit ka nisur që në 2019-ën, periudhë kur është hapur gara për uniformat e reja të Policisë së Shtetit. Sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja.
-
Në kanione ku rrjedhin ujërat termale të Sarandoporit, të rinjtë: Llixhat janë lënë në harresë, mungon rruga
11 Korrik 2021, 14:33Ujërat termale që burojnë në Sarandopor përpos vlerave kurative ofrojnë dhe një panoramë mahnitëse. Por monumenti i natyrës është pak i vizituar nga turistët për shkak se mungon infrastruktura rrugore.