Kronikë
-
20 Qershor 2021, 10:01
-
-
E kthyen shtëpinë në 'serë' kanabisi, shpallen në kërkim tre persona në Durrës! Në pranga dy punonjës të OSHEE
20 Qershor 2021, 09:40Tre persona janë shpallur në kërkim ditë e sotme në Durrës, të akuzuar për kultivim kanabisi. Janë shpallur në kërkim Valter Greca dhe Andi Dashi (Greca), të dy banues në Hardhishtë, Shijak, dhe Idajet Greca, elektricist i OSHEE, të cilët kishin përshtatur banesën për kultivimin e kanabisit. Ndërkohë janë arrestuar edhe dy elektricistë të OSHEE, Ervin Stafa dhe Xhavit Istrefi.
-
Me kokainë me vete, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë
20 Qershor 2021, 09:27Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi u kap me një sasi kokaine me vete. Policia bën me dije se është arrestuar i riu me inicialit Xh. M., pasi gjatë kontrollit në trup iu gjet lëna narkotike.
-
Trafikonin kanabis në Maqedoninë e Veriut nëpërmjet liqenit të Ohrit, arrestohet 35-vjeçari në Pogradec, në kërkim vëllai i tij
20 Qershor 2021, 09:14Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Pogradec, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij, të dyshuar për trafikim kanabisi. 35-vjeçari Adrian Papajanis dhe vëllai i tij me inicialet Fatjon Papajanis, 29 vjeç , trafikonin drogë nga Shqipëria, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, duke përdorur liqenin e Ohrit.
-
-
-
Rama uron mirëmëngjes me pamje mahnitëse, poston foto nga grykëderdhja e lumit Shkumbin në Bashtovë
20 Qershor 2021, 08:16Sikurse e ka bërë 'traditë' tashmë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një tjetër 'pjesëz' të vendit për të uruar mirmëngjes.
-
-
2 të plagosur në Sarandë, njëri prej tyre pronar i një lokali në Sarandë (Emri)
20 Qershor 2021, 07:47 -
Mot i kthjellët dhe i nxehtë, parashikimi për ditën e sotme
20 Qershor 2021, 07:31Mbetemi edhe ditën e diel në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë mot të kthjellët dhe relativisht të nxehtë sipas MeteoAlb. Mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash nëpër territor, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat përgjatë kufirit lindor por pa mundur të gjenerojnë reshje
-
Qëllohet me 20 plumba pronari i 'Orange' në Sarandë, në gjendje të rëndë te Trauma! Plagoset edhe pushuesi! Autorë, 2 vëllezër e shoku i tyre nga Tepelena! Policia: Shkak një konflikt i çastit
20 Qershor 2021, 07:1920 plumba janë zbrazur në drejtim të pronarit të "Orange" në Sarandë, Spiro Iljadhi 35 vjeç, afër lokalit të tij, rreth orës 03:50 të mëngjesit të sotëm, nga 3 autorët Andrea Caushi, Visi Caushi (vëllezër) dhe shoku i tyre Redjan Hadëri. Policia tha se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.
-
Vijnë në Rinas 50.000 doza Coronavac, kalohet shifra e 1 milionë vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri
19 Qershor 2021, 21:49Në Rinas kanë mbërritur mbrëmjen e sotme një sasi prej 50.000 dozash vaksine coronavac. Lajmin e ka dhënë Kryeministri Rama, përmes një postimi në Facebook.
-
VIDEO/ Aksident i trefishtë në hyrje të Tiranës! Makina përmbyset frikshëm
19 Qershor 2021, 20:503 mjete janë përplasur në hyrje të kryeqytetit për nga Durrësi, ku njëra prej makinave është kthyer përmbys frikshëm. Fatmirësisht nuk ka të lënduar rëndë, vetëm 2 të plagosur lehtë pa rrezik për jetën.
-
Rinisi më 31 maj/ Në 1 muaj janë kolauduar mbi 15 mijë mjete, 2,607 nuk kanë kaluar kolaudimin
19 Qershor 2021, 19:51Mbi 15 mijë mjete janë kolauduar që nga rifillimi i këtij procesi në 31 maj të këtij viti. Sipas informacioneve nga drejtoria e transportit rrugor kontrolli teknik brenda një muaji nuk e kanë kaluar kolaudimin mbi 2600 mjete për shkak të problemeve që kanë pasur.
-
Droga nga Shqipëria në Itali, ndalohet 29 persona nga të cilët 7 lihen në burg, 3 shqiptarë (Emrat)
19 Qershor 2021, 19:21Mëngjesin e djeshëm karabinierët e Frosinone kryen një sërë masash arresti: 7 në paraburgim në burg, 10 arrest shtëpie, 3 ndalime qëndrimi (2 nga Frosinone dhe një nga Ferentino dhe Morolo) dhe 5 detyrime nënshkrimi. Për tre persona kërkesa për masë u refuzua, ndërsa për një të katërt prokurori nuk kërkoi asgjë.
-
Sqarim: Erinda Ballanca nuk i ka shlyer ende blerjen e dy pasurive me vlerë 601 mijë euro
19 Qershor 2021, 19:05Në deklaratën fillestare të pasurisë të vitin 2017, Erinda Ballanca deklaron një kontratë sipërmarrje të datës 5 shtator 2013, me vlerë 451 mijë euro, për një shtëpi banimi, në rezidencën e ndodhur në Mullet. Nga shuma 451 mijë euro ka shlyer 201 mijë euro, të ardhura sipas saj nga pagat, dividenti dhe kredi bankare. Në 2018, ka shlyer edhe 20 mijë euro. Në vitin 2019, ka shlyer edhe 110 mijë euro.
-
Dy turistë kanadezë kërkojnë ndihmën e policisë në Skrapar, makina u mbeti në një përrua dhe kishin humbur rrugën
19 Qershor 2021, 18:37Policia e Skraparit ka marrë një telefonatë dy turistë kanadezë rreth ores 13:30, të cilën ndihmën e uniformave blu, pasi për shkak të terrenit të vështirë mjeti i tyre kishte ngelur në baltë në një përrua dhe ata nuk dinin vendin ku kishin ngelur.
-
Kim, bashkëbisedim me drejtues të diasporës shqiptare në SHBA: Vijoni kontributin për forcimin e Shqipërisë
19 Qershor 2021, 18:21Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka zhvilluar një bashkëbisedim online me drejtues të komunitetit të diasporës shqiptare në SHBA. Lajmin e jep përmes një postimi vetë ambasada amerikane.
-
Durrës/ Aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje, 1 në pranga, në kërkim një grua! 5 të tjerë janë nën hetim
19 Qershor 2021, 17:57Një person është vënë në pranga, ndërkohë që është shpallur në kërkim një grua, pas një operacioni të përbashkët të policisë së Durrësit dhe IKMT-së për prishjen e objekteve të cilat nuk disponojnë leje përkatëse. Gjithashtu në hetim janë edhe 5 të tjerë.