Kronikë
-
Gjatë 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga COVID-19 dhe nga 1693 testime e kryera kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë.
20 Qershor 2021, 17:07 -
Punonte si pastruese në një pallat, përdhunohet 50-vjeçarja shqiptare në Athinë, gratë dhe vajzat greke dalin në mbështetje të saj: Asnjëra nuk është vetëm
20 Qershor 2021, 16:23Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Petralonas në Athinë, pasi një grua 50-vjeçare shqiptare është përdhunuar teksa po punonte si pastruese në një pallat.
-
Sezoni turistik, Policia e Shtetit harton planin e masave! 1500 efektivë në gatishmëri për plazhet dhe zonat malore
20 Qershor 2021, 15:47Mbi 1500 efektivë policie janë angazhuar për patrullim në vijën bregdetare dhe në vendet turistike malore, në kuadër të sezonit turistik. Masa shtesë janë marrë edhe nga Policia Rrugore që do të mbikëqyrë akset më problematike.
-
Nga sot, Gjermania heq kufizimet e udhëtimit me Shqipërinë, një nga kushtet që duhet plotësuar: Certifikatë vaksinimi, test COVID ose test serologjik
20 Qershor 2021, 15:14Nga sot, qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë në drejtim të Gjermanisë edhe për arsye turistike. Gjermania njoftoi heqjen e kufizimeve me Shqipërinë dy ditë më parë, nisur nga përmirësimi i ndjeshëm i situatës epidemiologjike në vendin tonë.
-
Situata nga COVID, Rama: Sapo kanë mbërritur edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac
20 Qershor 2021, 14:38Sapo kanë mbërritur edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac në vendin tonë. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama.
-
COVID godet rininë, 25 vetë në ditë kërkojnë psikiatrin, Arjana Rreli për Report Tv: Shumë të sëmurë, pak psikiatër
20 Qershor 2021, 14:16Pandemia ka shkaktuar ankth dhe stres masiv tek rinia shqiptare. Psikiatrja Arjana Rreli thotë se mesatarisht trajtojnë 25 raste në ditë me pacientë që drejtohen për herë të parë.
-
Fluks udhëtarësh në Morinë, pushuesit nga Kosova zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën
20 Qershor 2021, 13:48Në pikën e kalimit kufitar të Morinës vijon të ketë fluks të madh udhëtarësh nga Kosova të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet verore.
-
-
Fundjavë e ‘qetë’ në pikën kufitare të Kakavijës, të pakta lëvizjet drejt Greqisë! Qytetarët: Ikim për punë
20 Qershor 2021, 12:53Një ditë pas çeljes së kufirit me Greqinë, situata në pikën kufitare të Kakavijës është e qetë. Gjatë 24 orëve, kanë hyrë në Shqipëri 1000 persona, ndërsa kanë dalë 800, shumica e të cilëve shprehen se po shkojnë në shtetit fqinj për arsye pune.
-
Me mision në Kabul, kthehen në Atdhe grupi i ushtarëve shqiptarë
20 Qershor 2021, 12:28Janë rikthyer në Atdhe Kontingjenti VI paqeruajtës i batalionit të Forcave Speciale dhe Kontingjenti XIII paqeruajtës i batalionit të dytë të këmbësorisë, të cilët morën pjesë në një mision në Kabul.
-
Vaksinimi anti-COVID në burgje, Gjonaj: Deri më tani janë vaksinuar 143 të dënuar
20 Qershor 2021, 12:22Ministrja Gjonaj me anë të rrjetit social Facebook jep me dhëna mbi ecurinë e vaksinimit në burgje. Sipas saj vaksinimi është shtrirë edhe në dy burgje të tjera, në atë të Fierit dhe tek "Mine Peza".
-
Qëlluan me 20 plumba biznesmenin, zbardhen emrat e 3 autorëve! 2 prej tyre vëllezër
20 Qershor 2021, 11:41 -
-
U qëllua me 20 plumba, Spiro Iljadhi pronar i lokalit të njohur 'Orange' në Sarandë! Sapo kishte hapur një të ri në Ksamil! Të ftuar Noizy, Ledri, Gena... mbledh qindra të rinj
20 Qershor 2021, 11:13Bzinesmeni 35 vjeçar, Spiro Iljadhi i cili u qëllua mëngjesin e sotëm me 20 plumba është pronar i një prej lokaleve më të njohura dhe më të frekuentuara në Sarandë “Bar Orange”.
-
Unioni Turistik kërkesë 'Shëndetësisë' për lirimin e masave anti-COVID: Po pengojnë mbarëvajtjen e sezonit! Turistët vijën për t'u argëtuar, jo për të ndenjur në dhomë
20 Qershor 2021, 11:09Unioni Turistik i ka dërguar sot një kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë për të parë mundësinë e zgjerimit të mëtejshëm të masave anti-COVID. Sipas tyre, masat anti-COVID, duke përmendur orën policore dhe moslejimin e muzikës pas orës 22:00, po pengon mbarëvajtjen e sezonit turistik.
-
Lëvizte me pushkë me vete, arrestohet 53-vjeçari në Mat! Në shtëpi iu gjet një sasi municioni luftarak
20 Qershor 2021, 10:42Një 53-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Mat, i akuzuar për armëmbajtje pa leje. 53-vjeçari me inicialet Nderim Beshi u kap në Suç, duke qarkulluar me armë zjarri pushkë me krehër të mbushur me fishek.
-
IKMT i shembi objektin pa leje te 'Rana e Hedhun', arrestohet 36-vjeçari pasi u kap duke e rindërtuar sërish
20 Qershor 2021, 10:17Një 36-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Shëngjin të Lezhës, pasi u kap duke ndërtuar pa leje dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndërprerë punimet.
-
-
U qëllua me 20 plumba, biznesmeni në Sarandë me dy emra
20 Qershor 2021, 10:01 -