Kronikë
-
Asnjë viktimë nga COVID nuk është shënuar në vendin tonë në 24 orët e fundit, por rastet e reja kanë ardhur në rritje. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2108 testime të kryera janë regjistruar 15 raste të reja, ndërkohë që aktualisht janë 81 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin
9 Korrik 2021, 16:21 -
Sezoni turistik 2021, policia publikon masat e marra: Janë angazhuar 1607 punonjës policie, patrulla me biçikleta në plazhe, lokalet të respektojnë masat anti-COVID
9 Korrik 2021, 15:44Policia e Shtetit ka publikuar edhe masat e marra gjatë sezonit turistik të vitit 2021. Policia bën me dije se si rrjedhojë e masave të marra dhe e statusit të vendit tonë “si një vend i hapur dhe i sigurt” edhe përsa i përket pandemisë së COVID-19, për shkak të pritshmërisë së ardhjes së pushuesve vendas dhe të huaj janë angazhuar 1607 punonjës të Policisë
-
Zjarr në Vermosh të Malësisë së Madhe, flakët dalin jashtë kontrollit, rrezikohet kurora e gjelbër e zonës
9 Korrik 2021, 15:38Zjarri i rënë mbrëmjen e djeshme në Vermosh të Malësisë së Madhe vijojnë të shkrumbojë hapësira të tëra me pyje, ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Zjarri ka rënë në kufirin me Malin e Zi, ndërsa rrezikohen qindra hektarë pyje, që është edhe kurora e gjelbër e zonës.
-
Diskutime rreth marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimit gjyqësor dhe rrugës së eurointegrimit, Gjonaj në takim me homologun e Maqedonisë së Veriut
9 Korrik 2021, 15:06Gjatë ditës së sotme, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka zhvilluar një takim me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Bojan Marichikj.
-
Fundjava pritet të jetë më e freskët, meteorologu për Report Tv: Zonat malore dhe të ulëta mund të përfshihen nga reshje shiu! Pushuesit me fat, nuk preken zonat bregdetare
9 Korrik 2021, 14:58Tempreaturat e nxehta vijojnë të na shoqërojnë në këto ditë vere. Edhe sot termometri ka shënuar 39 gradë celsius e ndërsa në disa zona temperatura shkon deri në 40 garadë. Meteorologu Hakil Osmani tha për ‘Report TV’ se fundjava pritet të jetë më e freskët dhe do të kemi një ulje të temperaturave deri në 35 gradë celsius.
-
Nga 1 qershori programacionin e Digitalb nuk mund ta ndiqni më në TiBO, ndërpritet bashkëpunimi
9 Korrik 2021, 14:56Të gjithë abonentët që do të kenë në vijim abonime me platformën dixhitale TiBO nuk do të kenë mundësi të ndjekin kanalet e DigitAlb dhe programacionin e tij. Njoftimi është bërë nga vetë Digitalb, i cili bën me dije se më 1 qershor ka ndërprerë bashkëpunimin me shoqërinë TiBO
-
-
I dehur në timon aksidentoi për vdekje 2 vajza të reja në tunelin e Krrabës, Gjykata e Elbasanit vendim skandaloz, vetëm 4 vite burg për Behar Pemën
9 Korrik 2021, 14:32Gjykata e Elbasanit ka dhënë vetëm 4 vjet burg për Behar Pemën, shoferin që aksidentoi për vdekje e dy vajza të reja e plagosi dy të tjerave shtatorin e 2020. Ndërsa nëna e Lusinda Garunjës ka reaguar në facebook duke thënë se vajzën ja vranë për së dyti.
-
Akuzohet se rrëmbeu 12-vjeçarin dhe e shfrytëzoi për të lypur, lihet në burg 50-vjeçarja në Sarandë! Mohon akuzat: Ishte shok i nipit tim, më tha se nuk i kishte prindërit
9 Korrik 2021, 14:0950-vjeçarja, Bukuroshe Muharremi ka mohuar përpara gjykatës se ka rrëmbyer 12-vjeçarin dhe e ka shfrytëzuar atë për të lypur në rrugë. Përpara togave të zeza, Muharremi ka thënë se ajo e ka strehuar në shtëpi, e ka ushqyer pasi ishte shok me nipin e saj të vogël dhe se fëmija i ishte prezantuar se nuk kishte prindër. Megjithatë, pavarësisht pretendimeve të saj, Gjykata e la në burg pa afat.
-
Plotësimi i BKH-së, mbyllet Faza e Korrigjimit të Eses dhe përzgjedhjes së kandidatëve! 163 kandidatë për 32 vende vijojnë garën
9 Korrik 2021, 13:51Është mbyllur procesi i radhës drejt plotësimit me 60 anëtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sot është përmbyllur faza e korrigjimit të esesë dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.
-
Po shkonte për kontroll rutinë në një parcelë me dru, kamioni del nga rruga, ndërron jetë Drejtori i Pyjores
9 Korrik 2021, 13:52Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Dushar në Maliq. Kamioni ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe për pasojë ka ndërruar jetë Drejtori i Pyjores së Maliqit, Marsel Nazifi 38 vjeç.
-
Manastirliu: Kemi sinjale se varianti Delta ka mbërritur në Shqipëri! Mostrat do dërgohen në Gjermani! Njësi të lëvizshme për vaksinimin derë më derë
9 Korrik 2021, 13:35Varianti Delta i COVID, ose siç njihet ndryshe ai indian, mund të ketë hyrë në Shqipëri. Për këtë, ka disa sinjale të pazakonta për të cilat një sërë mostrash do të dërgohen në Gjermani, për të arritur deri në një përfundim zyrtar. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ajoi që bëri të ditur këtë lajm, teksa bëri thirrje që të mos neglizhohet vaksinimi anti-COVID.
-
Plehrat e Kavajës digjen në Spille, deri tani asnjë përgjegjës! Prokuroria Kavajë ende s’ka identifikuar autorët
9 Korrik 2021, 13:254 ditë pas denoncimit të një krimi mjedisor me djegien e mbetjeve urbane të Kavajës në landfille të paligjshme, asnjë person përgjegjës nuk është vënë përballë ligjit, aq më keq, as nuk janë identifikuar. Report Tv ishte sot në Kavajë për të marrë një përgjigje pranë Prokurorisë së Kavajës.
-
Pickimet nga merimangat, mjeku: Më të rrezikshme se gjarpërinjtë! 15 raste gjithsej në spitalin e Fierit
9 Korrik 2021, 13:24Pickimet nga merimangat dhe gjarpërinjtë po kthehen në një fenomen shqetësues në këto temperatura të larta. Mjeku intoksikolog, Lulëzim Banushaj foli për ‘Report Tv’ duke shpjeguar se në spitalin e Fierit janë paraqitur 10 raste nga pickimi i merimangës dhe 5 raste nga kafshimi i gjarprit dhe nëpërkës.
-
Ulet avioni i parë në aeroportin e Kukësit, 67 pasagjerë vijnë nga Zyrihu
9 Korrik 2021, 12:36 -
Veliaj takon mikun e madh të shqiptarëve, gjeneralin Clark: Heroi në krye të NATO-s, që ndihmoi në operacionin për çlirimin e Kosovës
9 Korrik 2021, 12:01Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka nisur ditën e sotme duke takuar një mik special të shqiptarëve, Wesley Clark, i cili ishte në krye të NATO-s dhe që ndihmoi në operacionin për çlirimin e Kosovës.
-
‘Gjysmëfinalja’, përshtatën lokalin për lojëra fati, arrestohen 3 persona në Shkodër! Sekuestrohen 160 doza kanabisi, 5 makineta për lojëra fati, 1 tavolinë pokeri e 4 celularë
9 Korrik 2021, 11:54Policia ka vendosur në pranga tre persona në Koplik të Shkodrës në kuadër të operacionit 'Gjysmëfinalja'. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia dhe konstatua se këta tre persona kishin nevojë për lokalin për organizmin dhe kohën e fatit, edhe për përdorimin e lëndimit të narkotikes.
-
'Fati' i Metës vendoset në shtator, Gjykata Kushtetuese mbyll sesionin! Shtyhet edhe vendimi për zgjedhjet lokale
9 Korrik 2021, 11:59Gjykata Kushtetuese ka mbyllur sesionin për këtë vit pune dhe do të rikthehet në shtator. Kjo do të thotë se dosjet e nxehta si shkarkimi i Presidenti Ilir Meta dhe vendimi për zgjedhjet lokale do të merren në javën e dytë të shtatorit.
-
-
Arrestimet në Bashkinë Lushnje/ Kompania që fitoi tenderin për kanalin ujitës s'kishte paguar taksat në shtet, mungesë të mjeteve të punës
9 Korrik 2021, 11:32Kompania e cila ka fituar tenderin sipas hetimeve të SPAK në mënyrë abuzive, "EURO ALB" ka fituar tender padrejtësisht.