Kronikë
-
Këtë mëngjes pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës nuk ka funksionuar për punonjësit sezonal ditorë. Pala maqedonase ka penguar hyrjen e rreth 40 punëtorëve që janë nisur drejt Maqedonisë.
9 Korrik 2021, 11:26 -
Kritikat e Ramës për përplasjen me armë në ‘Bar Orange’, shkarkohet nga detyra shefi i komisariatit të Sarandës
9 Korrik 2021, 11:13Shkarkohet nga detyra shefi i komisariatit të Sarandës Syrja Bello. Në vend të tij emërohet Klodian Kondi.
-
-
Pas arrestimit të Fatos Tushes, Rama mbledh kryebashkiakët në kryeministri
9 Korrik 2021, 10:37Pas kritikave të forta drejtuar një ditë më parë krerëve të policisë, kryeministri Rama mbledh sot në orën 12.00 kryebashkiakët nisur edhe nga arrestimi i fundit I SPAK i kreut të bashkiosë së Lushnjes Fatos Tushe për korrupsion.
-
Retë e zeza të tymit/ Kompanitë dhe njerëzit që fshihen prej 5 vitesh pas plehrave të Kavajës që digjen në Spille, pagesa miliona USD për pastrimin, mbeturinat nëpër fusha
9 Korrik 2021, 10:31Kompanitë e Arbër Abazit, Vullnet Dedes dhe Maksim Fejzullai paguhen prej 5 vitesh nga Bashkia e Kavajës përmes kontratave me vlerë miliona USD për pastrimin e qytetit dhe njësive administrative. Plehrat që hiqen nga kontenierët përfundojnë nëpër fusha dhe pranë plazheve ku u vihet zjarri. Policia, prokuroria dhe agjencitë e mjedisit asnjë reagim pas reve të zeza të tymit në Spille.
-
Ministri Çuçi pret homologen britanike: Nënshkruhet marrëveshja e ripranimit
9 Korrik 2021, 10:20Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi priti në një vizitë zyrtare në Shqipëri, Ministren e Brendshme të Britanisë së Madhe, Priti Patel. Dy homologët kanë firmosur Marrëveshjen e Ripranimit, propozuar nga qeveria britanike pas daljes së saj nga Bashkimi Europian. Qëllimi, janë procedurat e ripranimit dhe tranzitit në rastet e dëbimit të personave, hyrja ose qëndrimi i të cilëve është i paligjshëm në territoret e shteteve të tyre.
-
Hapet thirrja për praktikat e punës, ministrja Kushi: 2 mijë vende praktike për të rinjtë e diplomuar
9 Korrik 2021, 10:25Ministrja Kushi iu ka bërë thirrje të rinjve të diplomuar të aplikojnë për praktikat e punës që janë hapur nga MASR në bashkëpunimin me institucionet shtetërore apo të pavarura. Kushi bëri me dije se aplikimet do të jenë të hapura deri më 31 korrik dhe do të përfitojnë 2 mijë të rinj. Kjo thirrje vlen për të gjithë të diplomuarit nga mes moshës 21-26 vjeç.
-
U kap me telefon në vesh në timon dhe tentoi të korruptojë efektivët, arrestohet 21 vjeçari në Tiranë! Gjatë këtij viti u goditën 10 raste të mitdhënies
9 Korrik 2021, 10:14Arrestohet në flagrancë 21 vjeçari Afrim Sena teksa ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë në Tiranë. I riu ka qenë duke folur në telefon gjatë drejtimit të makinës në rrugën “Imer Ndregjoni". Pasi është konstatuar nga policia, kjo e fundit e ka ndaluar me qëllim ndëshkimin me masë administrative
-
Rihapja e dosjes Gërdeci, pasi Gjykata e Lartë shpalli moskompetencë për Fatmir Mediun GJKKO e shqyrton më 27 korrik
9 Korrik 2021, 10:13Pas vendimi të Gjykatës së Lartë e cila shpalli mokompetencë për të çelur procesin për dosjen e njohur si Gërdeci, që ka qenë e pushuar vetëm për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun, GJKKO ka përcaktuar datën 27 korrik për të shqyrtuar ose jo kërkesën e SPAK për rihapje. GJKKO caktoi gjyqtarin Erjon Çela, për tu shprehur për kërkesën e SPAK.
-
Vrau gruan pas debateve për shitjen e shtëpsisë së vjehrrit, 51-vjeçari lihet në burg! Gjyqi në ambjentet e Trumës
9 Korrik 2021, 10:00Ambjenti i Spitalit të Trumës është kthyer në një sallë gjyqi ditën e sotme, kjo pasi 51-vjeçarit, Artan Ismalaja i është dhënë masa e sigurisë arrest me burg. 51-vjeçari vrau me thikë katër ditë më parë gruan e tij, Klarita Ismalaj, 45 vjeç dhe më pas tentoi të vetëvritej. Ismalaja u transportua tek Trauma pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
-
I dënuar për pengmarrje, arrestohet 35 vjeçari në Durrës! Në pranga edhe 34 vjeçari, nxori armën gjatë sherrit në plazh, por ndërhyri policia
9 Korrik 2021, 09:5835 vjeçari Xhaferr Neli është arrestuar sot në Durrës pasi është dënuar me burg për “Heqje të paligjshme e lirisë". Në 2018, 35 vjeçari ka marrë një person me forcë në makinë.
-
-
-
Arrestimi i kolegëve për ryshfet, mjekët në ditën e dytë të protestës! Stroni: Drejtësia në presion e merr vendime abuzive, distancohemi nga aktet korruptive
9 Korrik 2021, 09:17Mjekët e Spitalit të Traumës vijojnë ditën e dytë të protestës për për arrestimin e 2 mjekëve Serdi Meminit, 34 vjeç, dhe Ervin Sulajt, 45 vjeç, të cilët akuzohen për korrupsion pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet për operacionin e 17-vjeçarit Elmidin Dylit, që u plagos në masakrën e Velipojës
-
Paralajmërimi i Ramës për përplasjen me armë në ‘Bar Orange’, shkarkohet shefi i komisariatit të Sarandës! Veliu 'vë në rresht' zv.drejtorët e shefat e komisariateve
9 Korrik 2021, 09:05Pas paralajmërimit që kryeministri Edi Rama i bëri Policisë së Shtetit një ditë më parë, kryepolici Ardi Veliu ka thirrur në mbledhje zv.drejtorët dhe shefat e komisariateve dhe ka shkarkuar nga detyra shefin e komisariatit të Sarandës Syrja Bello dhe në vend të tij është emëruar Klodian Kondi
-
Ndezi zjarr në oborrin e shtëpisë dhe dogji 60 hektarë pyll, prangoset 66-vjeçari në Mirditë
9 Korrik 2021, 09:02Policia njofton se në fshatin Simon, Mirditë, Mark Ndreca kishte ndezur zjarr në oborrin e shtëpisë së tij dhe zjarri kishte dalë jashtë kontrollit. Ai është larguar nga vendngjarja, por është kapur dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë, pas disa orësh ndjekjeje.
-
Aksident në Durrës, 20-vjeçari humb kontrollin e mjetit, lëndohen 4 persona
9 Korrik 2021, 08:40Një aksident rrugor ka ndodhur në mesantë në qytetin bregdetar të Durrësit. Një 20-vjeçar, i identifikuar me inicialet E. K., ka humbur kontollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
-
U arratis nga burgu i Lushnjës në 97 pasi ishte dënuar për vrasje, kapet dhe ekstradohet nga Belgjika 48-vjeçari
9 Korrik 2021, 08:18Një 48-vjeçar i dënuar për vrasje me 16 vite burg, është kapur dhe ekstraduar në vendin tonë nga Belgjika.
-
Tiranë/ Shiste drogë nga lokalet e Bllokut te të Porcelanit, prangoset 24-vjeçarja! Shpërndante heroinë, ekstazi, metadon e lëndë narkotike në formë të lëngët
9 Korrik 2021, 08:36Një 24 vjeçare ka rënë në prangat e policisë pasi shiste drogë në disa zona mjaft të frekuentuara në Tiranë, kryesisht në lokale me muzikë.
-
Kamioni përmbyset në rrugë, shpëton mrekullisht shoferi në Lezhë (VIDEO)
9 Korrik 2021, 08:19Në orët e para të mëngjesit një kamion ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përmbysur në rrugë. Ngjarja ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç, pranë ishullit të Shëngjinit.