Kronikë
-
Një 34-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi qarkullonte me armë zjarri me vetë, që e posedonte pa leje.
18 Prill, 11:26 -
Atentati ndaj Gentian Bejtjes, bie poshtë pretendimi i 2 të arrestuarve! Në makinë nuk kishte GPS, atentatorët me dy mjete deri pranë vilës
18 Prill, 11:16Detaje të reja lidhur me atentatin e 15 marsit 2024. Burime bëjnë me dije se në automjetin e sekuestruar nuk ka asnjë pajisje GPS dhe hetuesit kanë prova dhe materiale filmike që tregojnë se është e njëjta makinë që u përdor për ekzekutimin e Bejtjes në Larushk të Fushë Krujës.
-
Biznesmenit Ago Gjolaj i sekuestrohet biznesi në Koplik, Report Tv sjell pamjet
18 Prill, 10:16Report Tv sjell pamjet e kompanisë B.M – Group në pronësi të biznesmenit Ago Gjolaj në Koplik të Malësisë së Madhe e cila u vendos në sekuestro nga prokuroria e Shkodrës.
-
Dibër, arrestohet 30-vjeçari, u kap me lëndë narkotike në automjet
18 Prill, 10:04Arrestohet në flagrancë një 30-vjeçar në Burrel, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet lëndë narkotike, e ndarë në doza gati për shitje.
-
Vau i Dejës, kultivuan kanabis, AMP vë në pranga babë e bir, 70-vjeçari ishte kryeplaku i fshatit Pepsumaj (EMRAT)
18 Prill, 09:48Agjencia e Mbkiqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e arrestit më burg të vënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për dy shtetasit, Ndue Fiku dhe Mark Fiku, babë e bir, për veprat penale, ‘Shpërdorimi i detyrës’, Kultivimi i bimëve narkotike’.
-
Asnjë gjurmë nga 3-vjeçari në Durrës, 6 ditë i zhdukur! Kjo është gjyshja në kërkim nga policia që ka marrë fëmijën, në pranga vëllai i saj
18 Prill, 09:48Prej 6 ditësh ende nuk dihet asgjë mbi fatin e 3-vjeçarit, i cili u zhduk nga zona e ish-kënetës në Durrës, pasi nëna e tij e kishte lënë të kalonte disa orë me gjyshërit e tij.
-
Akuzohet për pastrim parash, i sekuestrohen pronat biznesmenit në Shkodër, shoqëri tregtare, 97 automjete e llogari bankare! Gruaja i bleu jahtin 300 mijë euro (EMRI)
18 Prill, 09:08Një shoqëri tregtare, prona dhe llogaritë bankare të biznesmenit Ago Gjolaj, si dhe personave të lidhur me të, janë sekuestruar me kërkesë të prokurorisë së Shkodrës dhe vendim gjykate. Hetimet nisën në 2017 ndërsa një vit më pas firmosi kontratë për blerjen e një jahti 300 mijë euro nga një shtetas malazez i përfshirë edhe ai në pastrim parash.
-
Korçë/ Gjendet i pajetë emigranti nga vendet e Lindjes (VIDEO)
18 Prill, 07:53Mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë një emigrant nga vendet e Lindjes. Emigranti është gjetur në fshatin Drenovë të Korçës.
-
I dha PD-në Berishës, gjyqtari Agron Zhukri me 1 miliard lekë pasuri, përballet me bilance negative në vlera të mëdha në KPK
17 Prill, 21:54Gjyqtari i Tiranës, Agron Zhukri u paraqit të mërkurën më 17 prill në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me tre përfaqësues ligjorë dhe u ballafaqua me gjetjet për balanca negative në vlera të mëdha në një seancë dëgjimore që zgjati rreth 5 orë e gjysmë
-
SHBA trajnon policitë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës
17 Prill, 18:49Programi i Ambasadës së SHBA për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurisë Kufitare (EXBS) mundësoi një trajnim të ofruar nga Njësia Taktike e Patrullës Kufitare të Operacioneve Speciale të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA (BORTAC) për policinë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës javën e kaluar në Korçë
-
-
Akuzohet se tjetërsoi 7500 m2 tokë, gjykata e Tiranës lë në burg Ymer Markun, ish-kreu i komunës Bërxullë
17 Prill, 15:16Gjykata e Tiranës ka lënë ne burg ish kryetarin e komunës Bërxullë Ymer Markun dhe dy ish zyrtarët Agim Loci dhe Kujtim Allmeta të akuzuar për tjetwrsimin me dokumenta të fallsifikuara dhe me pas shitjen e 7500 metra katrorë tokë e Bërxull. Ndërkohë vetëm Kujtim Balliu gjykata vendosi të qëndrojë ne masën arrest shtëpie. Katwr tw arrestuarit akuzohen se kanë falsifikuar dokumentet e tokës në Bërxullë dhe ia kanë shitur nipit të ish deputetit socialist Sadri Abazi.
-
3-vjeçari prej 5 ditësh i zhdukur, avokati: Veprimet për gjetjen e të miturit të vonuara! Të gjurmohet telefoni i gjyshes
17 Prill, 15:11Kërkimet për gjetjen e 3-vjeçarit në Durrës, i zhdukur që prej 5, ditësh janë të vonuara. Kështu deklaroi në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, ku tha se tha se duhet të kryhen veprimet konkrete siç do të sihte gjrumimi i telefonit të gjyshës së të miturit si dhe të kontrollohet sistemi ‘TIMS’ nëse ka dalë jashtë vendit
-
Afera ‘Partizani’/ Kërkuan lirinë, Apeli i GJKKO i rrëzon sërish, lë në arrest shtëpie Sali Berishën dhe dhëndrin Malltezi
17 Prill, 14:15Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën arrest shtëpie për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Të dy ndodhen në arrest shtëpie ndërsa janë në hetim për aferën e Partizanit.
-
Ktheu lokalin në 'bazë’ për lojëra fati, në kërkim pronari në Kamëz
17 Prill, 13:53Një lokal në Kamzës të Tiranës ishte kthyer në bazë për vendosjen e lojërave të fatit. Lokali është zbuluar sot nga Policia, ndërsa është vënë në hetim një 17-vjeçar që është kapur duke vendosur baste sportive.
-
Nuk dihet fati i 3-vjeçarit në Durrës, prej 5 ditësh i zhdukur! Nëna e të miturit denoncoi gjyshërit, dështojnë kërkimet e policisë
17 Prill, 13:42Prej 5 ditësh një fëmijë që është marrë padrejtësisht nga gjyshërit, rezulton i zhdukur. Policia e Durrësit ende nuk ka gjetur 3-vjecarin, edhe pse ka prangosur gjyshin e tij, 60-vjeçarin Rexhep Gjuni. Denoncimin e ka kryer nëna e të miturit, të shtunën e 13 Prillit në orën 20:00
-
I dehur përplasi familjen në Prrenjas ku për pasojë vdiq 24-vjeçarja, arrest në burg Jetmir Dacit
17 Prill, 12:23Jetmir Daci, 44-vjeçari i cili në gjendje të dehur përplasi për vdekje 24-vjeçaren Eneida Pishkashi dhe plagosi anëtar të familjes së saj, është lënë burg në akuzën ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.’
-
Baza e falsifikimit të dokumenteve u zbulua nga përgjimet! Autorët bënin certifikata për tjetërsim prone e zgjerim kufiri
17 Prill, 11:46Përgjimet ishin provat që zbuluan grupin kriminal të falsifikimit të vulave të institucioneve shtetërore. Të arrestuarit Çlirim Bregu e Arben Rushiti, falsifikonin certifikata pronësie dhe martesash që klientët i përdornin jashtë shtetit. Pronat me dokumente false në Kashar, Kamëz dhe jo vetëm
-
GJKKO kalon për gjykim dosjen për ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako! Akuzohet për shpërdorim detyre në 2 raste
17 Prill, 10:49Dosja ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako ka kaluar për gjykim. Seancën e kaluar u paraqit ekspertiza e re nga SPAK, e cila e ka përllogaritur dëmin për projektin e promenadës bregdetare.
-
Vrasja e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh, Prokuroria kërkon 12 vite burg për autorin e mitur
17 Prill, 10:37Është zhvilluar sot seanca e radhës ndaj adoleshentëve nga Gramshi të cilët vranë me thikë pas një sherri bashkëmoshatarin tyre Fatjon Bici