Kronikë
-
Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Sahatit në lagjen Rus. Shpërthimi në një dyqan pajisjesh elektroshtëpiake.
25 Prill 2021, 06:27 -
Aksioni i mesnatës/ Kapen edhe dy anëtarë të tjerë të LSI-së në Durrës, me zarfet plot me lekë gati për t’i shpërndarë
25 Prill 2021, 00:30Policia në Durrës ka ndaluar edhe dy anëtarë të tjerë të LSI-se me zarfet plot me lekë, gati për t’i shpërndarë. Dy të arrestuarit janë Nard Marku dhe Xhuliano Tota. Atyre ju janë gjetur 21 zarfe me 50 dhe 100 mijë lekë.
-
Fasoneritë, eksportet e veshjeve e këpucëve arrijnë 221.9 mln €! Përfaqësuesi Florjan Zekja: sektori ne vështirësi financiare
24 Prill 2021, 22:02Masat kufizuese në shumë shtete ka vështirësuar situatën financiare e sektorit të fasonerisë. Edhe pse eksportet janë përmirësuar në tre muajit e parë të vitit, përfaqësuesi i këtij sektori Florjan Zekja thotë se është ende shpejt të flitet për situatë pozitive.
-
Pipero: Pandemia drejt fundit, në gjysmën e parë të qershorit arrijmë imunitetin e tufës! Në votime me maska dhe ruani distancën
24 Prill 2021, 21:51Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero dha lajmin e mirë se tashmë e kemi kaluar më të keqen e pandemisë së COVID dhe ajo po shkon drejt fundit. Në një intervistë për "Report Tv", Pipero tha se nëse vaksinimi vijon me këto ritme, në gjysmën e parë të qershorit do të kemi arritur atë që quhet imuniteti i tufës, imunizimin e më shumë se 50% të popullsisë.
-
Aksident në Vlorë, makina përplaset me motorin! Dy persona të plagosur
24 Prill 2021, 20:53Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona. Aksidenti ka ndodhur në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë, në rrugën “Gjergj Kastrioti” rreth orës 20:26, ku janë përplasur një automjet tip "Smart" me një motor.
-
Pak orë nga zgjedhjet, policia e Beratit merr në mbrojtje qendrat e votimit e të numërimit
24 Prill 2021, 20:10Pak orë para zgjedhjeve të 25 prillit, policia e Beratit ka njoftuar se ka marrë të gjitha masat që të ruhen qendrat e votimit.
-
Koronavirusi, shkon në 400 mijë numri i personave të vaksinuar
24 Prill 2021, 20:13Ndërsa procesi i vaksinimit vijon me ritme mjaft të shpejta, numri i personave që janë vaksinuar deri më tani ka shkuar në 400 mijë. Shifra u bë e ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
-
E diela e zgjedhjeve, moti nesër me diell e temperatura të larta
24 Prill 2021, 19:35Dita e nesërme, kur shqiptarët do të votojnë, duket se do të favorizohet edhe nga moti. Pas javësh me mot të paqëndrueshëm e temperatura e të ulëta, kjo e diel do të na sjellë më në fund pranverën.
-
139 raste të reja dhe 5 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit
24 Prill 2021, 18:33139 raste të reja dhe 5 humbje jete nga COVID janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.
-
ISHP i përgjigjet akuzave të opozitës: Përpjekje e dështuar për të dekurajuar qytetarët, vaksinat janë të sigurta
24 Prill 2021, 16:31Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka reaguar në lidhje me akuzat e opozitës se po aplikohen vaksina të skaduara, duke i konsideruar ato si deklarata për qëllime të fushatës zgjedhore. ISHP thekson se vaksinat janë të sigurta, janë sjellë në Shqipëri brenda të gjithë standardeve të ruajtjes si dhe kushtet e ruajtjes, shpërndarja dhe aplikimi i tyre janë brenda të gjithë standardeve teknike.
-
'Do marrësh dyfishin nga kompanitë e siguracionit në Zvicër', fituan mbi 1 mln euro duke mashtruar qytetarët, arrestohet kosovari në Tiranë! Në kërkim bashkëpunëtorja e tij
24 Prill 2021, 15:52Një person është arrestuar dhe një tjetër shpallur në kërkim ditën e sotme në Tiranë, të akuzuar për mashtrim. Me një njoftim për mediat, Polciia bën me dije se është arrestuar një 51-vjeccar me incialet L.M., lindur në Kosovë dhe banues në rezident në shtetin e Zvicrës, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtorja e tij, shtetasja R.B.
-
Zgjedhjet e 2021 më të shtrenjtat në histori edhe pse situatë COVID-i! 270 milionë lekë vetëm për fushatën elektorale
24 Prill 2021, 12:40Zgjedhjet e këtij viti do të mbahen mend si më të shtrenjtat në histori. Vetëm për fushatën zgjedhore nga buxheti i shtetit janë përcaktuar 270 milionë lekë ose 205 milionë lekë më shumë se zgjedhjet e kaluara. Ndërkohë që për organizimin e zgjedhjeve dhe identifikimin elektronik janë përcaktuar më herët edhe 4.4 miliardë lekë.
-
Plagosja e sekretarit të PD në Kavajë, lihet në burg autori, arrest shtëpie për 2 bashkëpunëtorët
24 Prill 2021, 11:51Gjykata e Durrësit ka lënë në burg, Ndriçim Jonuzin, autorin e plagosjes së sekretarit të PD-së në Kavajë, Bledi Okshtuni. Në seancën e mbajtur ditën e sotme me dyert e mbyllura, gjyqtari Gentian Dekollari ka lënë në burg Jonuzin, e ndërsa janë lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për bashkëpunëtorët Markel Shtylla dhe Dorian Troplinin.
-
Rrëzohet kërkesa e LSI, Apeli Administrativ lë në fuqi karantinim 2 javor për ata që vijnë nga Greqia e Maqedonia
24 Prill 2021, 11:22Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të pezulluar kundër karantinimit të personave që vijnë nga Greqia dhe Maqedoniae Verut.
-
Ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tyre, arrestohen 2 persona në Berat, në pranga edhe 2 të tjerë për vjedhje
24 Prill 2021, 10:57Policia e Beratit ka arrestuar dy persona, K.H 26 vjeç banues në Kuçovë dhe B.M 45 vjeç, banues në Poliçan pasi ushtronin dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tyre.
-
Pasojat e skandalit Duty Free me gruan e Gjin Gjonit, amerikanët kërkojnë mbi 20 milionë USD në arbitrazh për dyqanet në Rinas, drejtori i TIA-s Alvensleben lojë të dyfishtë
24 Prill 2021, 09:33Kompania amerikane ICDF dërgon në Arbitrazhin Ndërkombëtar konfliktin me çiftin Gjon Gjoni-Elona Çaushi për ambientet DUTY FREE në Aeroportin e Tiranes. Kërkon mbi 20 milionë USD. Kush janë përgjegjësit dhe kush do të paguajë për këtë skandal? Amerikanët fituan tenderin dhe lidhën kontratën, por ambientet i mbajti gruaja e Gjin Gjonit me anë të dy gjyqtarëve Avni Sejdi dhe Mimoza Kajo Brahimi, me implikimin e ish-zëvendësministrit Financave Elton Haxhi dhe negociatat sekrete të kreut të TIA-së Constantin von Alvensleben.
-
Kthjellime dhe vranësira dominojnë në të gjithë Shqipërinë, moti për sot
24 Prill 2021, 07:39Sipas MeteoAlb: Intervale të shkurta kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta dominojnë në të gjithë Shqipërinë, më të dendura në zonat qendrore dhe Jugore duke gjeneruar shira, të cilët herë pas-here do jenë në formë rrebeshi. Pasditja vijon në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët në skajin juglindor duke lënë me mot të kthjellët bregdetin dhe zonën e ulët.
-
Sherr mes 5 personave në Tiranë, njëri prej tyre qëllon me armë zjarri në ajër
23 Prill 2021, 21:22Një konflikt mes pesë personave është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë në Allias. Policia bën me dije se në konflikt u përfshinë një person me inicialet B.Gj., i cili së bashku me 3 persona të tjerë ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin J. H.
-
VIDEO/Momente tmerri në Elbasan, ulërimat e qytetarëve gjatë vrasjes së Pjerin Xhuvanit nga grupi i armatosur i PD
23 Prill 2021, 17:51Në një video të siguruar nga Report Tv shfaqet një moment i përplasjes në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani nga grupi i armatosur i PD. Video është filmuar nga një pasagjer që po kalonte në vendin e ngjarjes me makinë, ku dëgjohen disa të shtënat me armë, nga të cilat humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona. Në video shfaqen momentet e tmerrit dhe ulërimat e qytetarëve, ndërkohë që në sfond dëgjohen disa të shtëna ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
-
Më shumë të shëruar se të infektuar! 156 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit nga COVID-19
23 Prill 2021, 17:42Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 156 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19. Gjithashtu janë shëruar 696 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 104,278 që nga fillimi i epidemisë.