Avokatët kundër planit të KLGJ për të shkrirë gjykatat! Avokatët në Tiranë e Lezhë: Një Gjykatë Apeli, jo eficient! Duhet të presësh deri në 5 vite një dosje

Shkrirja e gjykatave të apelit në rang vendi dhe krijimi i saj në vetëm 1 gjykatë me seli në Tiranë kundërshtohet edhe nga avokatët dhe juristët në vend.

Ilir Murati avokat i cili ka zhvilluar gjyqe thuajse në të gjitha gjykatat e vendit thotë se kjo hartë e këshillit të lartë gjyqësorë jo vetëm nuk është eficente, por rrit kostot për publikun.

"Në rastin konkret, në Shqipëri realisht ka shumë vështirësi për t'u përqendruar gjykatat në një zonë të caktuar siç është Tirana. Arsyeja është e tillë se infrastruktura rrugore është shumë e largët, qytetarët do duhet të vinë nga cepet e Shqipërisë si Shkodra, Korça, Gjirokastra dhe të zhvillohej një proces gjyqësor në Tiranë. Do të ishte shumë e pamundur dhe realisht do të zvarriteshin edhe më shumë proceset, nuk do të kishte efikasitet dhënë e drejtësisë do të vonohej. Parimi thuhet drejtësia s'duhet të vonoj, ndryshe është drejtësi e mohuar", tha avokati.

Për Muratin një tjetër shqetësim mbetet edhe një godinë që mund të mbartë dosjet e të gjitha godinave sot në vend.

"Në Tiranë nuk ke një godinë ku mund ta ushtrosh këtë lloj shkrirje. Nëse do shkrije gjykatën e apelit të Shkodrës ose Korçës. T'i sillje në Tiranë, nuk ke godinën e përshtatshme për të kryer këto procese. Së pari duhet një pallat drejtësie, një strukturë e posaçme i ambienteve dhe më pas personeli. Unë shikoj se kanë mbetur në vështirësi, për shkak të ecjes avash të reformës në drejtësi. Për shkak të mungesës së personelit duket se po tentojnë të bëjnë këtë lloj organizimi, në bindjen time s'do të jetë efikas. 4-5-6 vite do të presësh një çështje që ka lidhje me një konflikt ku një pensionist kërkon të drejtën e tij të pensionit. Ose dikush që është bërë një shkelje administrative. Ky është rasti përse nuk mund të bëhet një shkrirje e tillë. Aktualisht në Shqipëri kemi apel administrativ vetëm një, do të pres një qytetar nga Saranda ose Peshkopia t'i gjykohet çështja në Tiranë ka më shumë se 5-6 vite që s'po gjykohet, madje disa pensionist kanë humbur jetën dhe ende nuk është bërë procesi", tha Murati.

Kundër këtij projekti ishte edhe ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj e cila sqaroi se harta e re me një apel në vend nuk do të miratohet. Nga shkrirja e gjykatave në vend preket edhe Lezha, ku për përfaqësuesin e avokatëve në Lezhe kjo hartë s’duhet miratuar.

 "Ky projekt është bërë pas asnjë lloj studimi, pas asnjë konsultim me gjyqësorin, prokurorinë, avokatinë. Kjo është një çmenduri. Drejtësia është shërbim që jep shteti ndaj qytetarit.  Të përqendrosh gjykatën e apelit në Tiranë, është të krijosh kaos në drejtësi, të krijosh vështirësi të jashtëzakonshme të qytetarëve për akses në drejtësi. Praktikisht e mendoj kjo është çështje që u intereson baballarëve të drejtësisë, ata që japin këto ide se kanë idenë se ç'është ndarja territorial e Shqipërisë. Lezha është qendra e qarkut, si mundet të lihet pa gjykatë qendra e qarkut, si mundet ta nxjerrë nga goja një person që po merret me këtë reformë territorial të gjyqësorit, që të thotë që Lezha kryeqendra e prefekturës dhe e qarkut të mbetet pa gjykatë, si mundet?", tha avokati Ndre Molla.

Harta e Re gjyqësore propozon që nga 6 apele në rang vendi të mbetet vetëm një ndërsa numri total i gjykatave nga 34 të shkoj në 15 duke shkrirë 19 prej tyre.

 

Video intervista e plotë

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille