Kronikë
-
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur qytetarët me një foto nga Mali i Tomorrit që ndodhet mes Skraparit e Beratit duke i uruar një ditë të mbarë. Përshëndetjet nuk kanë munguar as nga presidenti Ilir Meta, i cili këtë fundjavë ka zgjedhur që ta kalojë në Vlorë, vendin e përzemërt të Kryeministrit.
24 Janar 2021, 11:16 -
Bulqizë/Dhunoi me shkop druri nënën e tij, arrestohet 41-vjeçari, iu gjetën 2 thika me vete
24 Janar 2021, 10:46Një 41-vjeçar është arrestuar pasi ka dhunuar me shkop druri nënën e tij pas një konflikti mes tyre.
-
Mjeku Tritan Kalo mesazh për qytetarët, pas skandalit të 'Tires': Mos e humbisni besimin në punën tonë
24 Janar 2021, 10:29Mëngjesin e kësaj të diele, mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook është shprehur se njerëzit nuk duhet të humbasin besimin te mjekët dhe te puna e tyre për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish të preku nga kjo “ flamë mbarëbotërore”.
-
I përfshirë në grup kriminal në trafikun e narkotikëve, GJKKO lë në burg Rexhep Ipek
24 Janar 2021, 10:18Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lë në burg Rexhep Ipekun i arrestuar pak ditë më parë si pjesë e një grupi për trafik narkotikësh. Avokatët mbrojtës të tij, janë shprehur se do të ankimojnë vendimin në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
-
I dënuar për ngacmim seksual të dy fëmijëve, ekstradohet nga Greqia ish-trajneri i futbollit që ishte në kërkim prej 6 vitesh
24 Janar 2021, 09:50Një 55-vjeçar i cili ishte në kërkim prej 6 vitesh për ngacmim seksual ndaj të miturve është arrestuar në Greqi dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë. Bëhet fjalë për Sokol Metajn, banues në Tiranë i cili ka qenë trajner futbolli për moshat e reja.
-
‘Shtylla bazë për zhvillimin ekonomik e social’, ministrja Kushi mesazh në ditën ndërkombëtare të Arsimit
24 Janar 2021, 09:13Sot shënohet dita ndërkombëtare e arsimit. Ministrja Evis Kushi ka zgjedhur të urojë këtë ditë të shënuar nga OKB, nëpërmjet një videoje ku shfaqen mesazhet e saj, të nxënësve e stafit shkollor gjithashtu.
-
Ndahet nga jeta profesori i njohur i Fakultetit Ekonomik, Luigj Vaso
24 Janar 2021, 09:02Ditën e djeshme është ndarë nga jeta profesori i njohur Luigji Vaso, i cili ka dhënë mësim në katedrën e Universtetit Ekonomik në lëndën e kontabilitetit.
-
Reshjet e shiut, erozioni rrezikon lagjen Varosh në Lezhë (VIDEO)
24 Janar 2021, 08:50Nisja e reshjeve të shiut ka shtuar friken për rrëshqitje dherash në lagjen "Varosh"të Lezhës, ku erozioni është shfaqur frikshëm. Prefekti shprehet se nuk duhet të ishte lejuar ndërtimi dhe as legalizimi në këtë kodër, ndërsa banorët apelojnë për ndihmë.
-
Reshje shiu e dëbore në Korçë, rrugët nacionale nuk paraqesin problem
24 Janar 2021, 08:44Gjatë orëve të mbrëmjes në qarkun e Korçës ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe në lartësinë mbi 1300 metra ka pasur reshje dëbore. Trashësia e dëborës arrin deri në 10 cm në disa rrugë. Mëngjesi i sotëm ka sjellë pakësimin e reshjeve.
-
Aksident në aksin Fushë Krujë – Laç, përplasen 3 mjete, ndërron jetë një 46-vjeçar! Në pranga dy persona
24 Janar 2021, 08:05Një aksident me pasojë vdekjen e një 46-vjeçari u regjistrua mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç. Policia njofton se janë përplasur 3 mjete, tip “Ford”, “Audi” dhe “Toyota”. Për pasojë ndërroi jetë 46-vjeçar me iniciale A.S., drejtuesi i mjetit ‘Ford’ banues në Pukë.
-
Reshje shiu gjatë gjithë ditës, parashikimi i motit për sot
24 Janar 2021, 07:36Parashikimi i motit 24 janar.
-
HEC-i në Maqedoninë e Veriut po than Ohrin! Eksperti: Liqeni është tërhequr 1 m nga bregu, duhet ndërhyrë urgjentisht
23 Janar 2021, 22:52Uji në liqenin e Ohrit po pakësohet vit pas viti dhe shkak për këtë është bërë hapja e portave për HEC-in në Strugë të Maqedonisë së Veriut. Ekspertet thonë se duhet ndërhyrë sa më parë.
-
I vrarë më 21 janar 2011, vëllai i Hekuran Dedës: Na erdhi shoqëruesi i Berishës në 11 të natës me çantat me euro me vete!
23 Janar 2021, 20:35Ministrja e shtetit, Elisa Spiropali ka qenë ditën e sotme për vizitë në familjen e të ndjerit Hekuran Deda, i vrarë gjatë protestës së 21 janarit. Një nga vëllezërit e Hekuranit, rrëfen se pas ngjarjes, shoqëruesi i ish- kryeministrit Sali Berisha i ka ardhur në orën 23:00 duke iu ofruar valixhe me euro, teksa thotë se ende ndjen neveri kur i sheh në ekran, edhe sot pas 10 vitesh.
-
Sherr mes 2 personave në një lokal në Vlorë, plagoset në këmbë 42-vjeçari! Autori largohet me shpejtësi nga vendngjarja
23 Janar 2021, 19:37Një sherr mes dy personave ka përfunduar deri në përdorimin e thikave, e për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë Shtëpisë së Oficerëve në Vlorë.
-
Mbi 6 cm borë, bllokohet rruga në aksin nacional Boboshticë-Dardhë
23 Janar 2021, 19:25 -
FOTO-LAJM/ Hekurudha britanike falenderon në shqip mjekët në front të parë me COVID-19
23 Janar 2021, 17:57Një stacion treni në Britaninë e Madhe “është pushtuar” nga mesazhet falënderuese në gjuhë të ndryshme të botës për mjekët në fron të parë me betejën e COVID-19.
-
Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë! Zbardhet Voskopoja e Dardha, në qytet vijojnë shirat
23 Janar 2021, 17:42Reshjet e borës në juglindje të vendit, më konkretisht në fshatrat turistike të Dardhës dhe Voskopojës.
-
Digjet banesa e dëmtuar nga tërmeti, shpëton i riu! Gruaja: Dua të kem një shtëpi sa të fus kokën
23 Janar 2021, 17:22Një familje prej 7 anëtarësh në Fushë-Milot të Kurbinit ka pësuar fatkeqësinë e dytë! Fillimisht shtëpia u dëmtua nga tërmeti dhe u shpall e pabanueshme, ndërsa tashmë është djegur nga zjarri, por për fat të mirë ka shpëtuar djali 24-vjeçar. Edhe më herët, Report Tv ka publikuar historinë e familjes Veseli dhe apelin e tyre për ndihmë.
-
786 raste të reja me COVID dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit! Viktimat të moshës 53- 83 vjeç
23 Janar 2021, 16:15Referuar burimeve zyrtare, Shqiptarja.com mëson se janë regjistruar 786 raste të reja dhe 7 humbje jete. Këto shifra kanë ardhur si rezultat i 3513 testime.
-
SPAK merr nën hetim 23 ish-gjyqtarë VIP, 9 dosje për ish-anëtarët Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që u emëruan nga PD-LSI
23 Janar 2021, 16:09Dokumenti i fundit i qeverisë për plotësimin e kushteve integruese zbulon dosjet në duart e SPAK për njerëzit me profil të lartë të drejtësisë, disa sinjale se viti 2021 do jetë i vështirë për të korruptuarit.