Maji i përgjakur në Shkodër, Elbasan dhe Vlorë! Në 21 ditë, 6 vrasje, 4 prej tyre atentate mafioze! Shkaqet: Pazaret e drogës

Delon Troqe ishte në shoqërinë e familjarëve, kur u qëllua me breshëri kallashnikovi, para biznesit të tij. Një atentat mafioz që tronditi Vlorën për herë të dytë brenda këtij muaji. Në 21 ditët e para të majit, në vend u regjistruan gjashtë vrasje, katër prej tyre atentate të mirëfillta nga veriu në jug. Ndodhën në qytetet që tashmë janë tradicionale për shkrehjen e kallashnikovit, Vlorë, Elbasan dhe Shkodër. Në Vlorë, në harkun kohor të dhjetë ditëve u ekzekutuan dy persona, të dyshuar për përfshirje në punët e drogës, të dy në Spanjë.

Vritet Bledar Birçaj në Vlorë

Bledar Birçaj, 40 vjeç, po lëvizte me automjetin e tij në mes të ditës, kur në drejtim të tij u qëllua me breshëri plumbash. Birçaj mbeti i vdekur në vend. Në makinë me të ishin  edhe dy persona të tjerë, të cilët shpëtuan për mrekulli. Dy atentatorët qëlluan pa mëshirë në drejtim të 40-vjeçarit. U larguan në drejtim të paditur, dhe 12 ditë pas ngjarjes, askush nuk e di kush janë dhe ku janë fshehur, duke ngelur një ngjarje akoma e pazbardhur. Pista kryesore e hetimeve është përplasja e bandave për trafik droge në Spanjë.

Vritet Everest Çaka në Elbasan

Pa u shuar jehona e plumbave në Vlorë një tjetër atentat mafioz tronditi vendin. Kësaj here në Elbasan. Me breshëri plumbash u ekzekutua po në automjetin e tij në lëvizje, Everest Çaka, i cili ishte  në shoqërinë e së shoqes. Çaka ishte kthyer pak ditë më parë  nga Gjermania, ndërsa mendohet se ekzekutimi i tij lidhet me përfshirjen në trafikun e narkotikëve. Atentatorët, pas vrasjes dogjën automjetin në Golem të Durrësit, ku dhe humbën gjurmët.

Vritet Endri Mustafa në Shkodër

Atentati tjetër tronditi Shkodrën. Kryeqendra e veriut do të rikthehej sërish në vëmendje, pak më shumë se një muaj pas vrasjes së Bardhok Pllanajt. 32-vjeçari Endri Mustafa ishte shpallur që në datën 14 maj i zhdukur nga familja. Pas denoncimit, policia nisi kërkimin. Trupi i pajetë i Mustafës u gjet tre ditë më vonë në zonën e Livadheve, i vrarë me gjashtë plumba, njëri prej të cilëve në gojë. Policia ka shpallur në kërkim për ngjarjen Ibrahim Licin, i cili dyshohet të jetë ekzekutori dhe bashkëpunëtor një 15-vjeçar, i cili është arrestuar.

Vritet Delon Troqe në Vlorë

Pas plumbit në gojë të Bledar Birçajt, armët kërcasin sërish në Vlorë. 38-vjeçari Delon Troqe ishte para biznesit të tij më familjarë kur e qëllua. Troqe, i kthyer vetëm pak kohë më parë nga Spanja nuk u mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë në spital. Atentatorët u larguan dhe dogjën automjetin në fshatin Sherishtë. Brenda makinës së djegur u gjetën dy armë të tipit kallashnikovë, të cilat dyshohet të jenë përdorur në krim.

Atentatet e muajit maj të ndodhur në vend kanë një të përbashkët. Tre prej personave të ekzekutuar ishin kthyer prej pak kohësh në Shqipëri, dy prej tyre nga Spanja dhe i treti nga Gjermania. Për të tre, hetimet janë përqendruar në larje hesapesh për trafik të lëndëve narkotike, prishje të pazareve dhe larje hesapesh.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endra: 22/05/2021 21:40

    Po si ka mundesi ky shtet ky kryeminister qe del e flet per ndertime pa leje dhe nu i shkule veshet gjithe policis qe ka fute gjithe te pa aftet dhe gjithe te koruptuarit e gjithe lumit te vlore se vetem te nxjerin ne prite dhe gjithe policia eshte e qelbur nga i madhi tek i vogli po e di gjithe vlora kush i bene dalin me mjete te blinduara me arem dhe policia i nderon po si ka mundesi qe ministri i rendit nuk i shikon po si ka mundesi ardi veliu qe i njehe nje per nje kush i bene se ka qene kaq vjet polic ne vlore dhe shume i mire po ti doje qejfi specialist po tu vije turp te gjitheve polici prekurori e qeveri

    Përgjigju
  • populli: 22/05/2021 19:32

    deri sa te vriten ndermjet tyre pa mare ne qaf te pa fajshem mir eshte.me vjen keq qe lene gra e femij e prinder mbrapa por ne rrugen qe kane zgjedhur keto gjera dihen. qe sht per te ikur naten nga Shqiperija ajo dihet por dhe qe nuk esht per tu kthyer edhe per pak dite esht e keshillueshme

    Përgjigju
  • Beni: 22/05/2021 19:29

    Keshtu do vej kjo sboqeri gjithmone?

    Përgjigju
  • Shkodra: 22/05/2021 19:04

    Vrasjet e shkodres plotesisht te merituara

    Përgjigju
    • Vlora: 22/05/2021 22:00

      po pse ne vlore si jan kot o shkodra dale dale

  • altini: 22/05/2021 18:15

    po e ka fain gjithe policia se i nderojne te gjithe larot qe behen trima kur rine nga 5 veta dhe jane trima po ne vlore i dine te gjitha vrasjet kushe i bene o fshataret e selenices o lone kokuqi buzeli me shoke cunat e oslos jane bere kundra camve ose sokol buzderit keta plera turp policis qe i mbeshtet dhe turp deputetve te vlore qe i mbeshtesin te majt dhe te djathte

    Përgjigju
    • Vlonjat: 22/05/2021 22:29

      Je i saktë vëlla, gjithë policia e vlorës eshte e mbushur me fshatar nfa lumi Vlorës që shesin informacionet te bandat. Turp për shtetin Shqipëtar!!

  • koni: 22/05/2021 17:57

    Mirmbrema ne vlore jane 4 grupe kriminale qe bashpunojne me policine se e gjithe policia eshte e korptuar te gjithe me vine keq me keta gazetar dhe politikan qe nuk ndihen po flasin vetem per vete se populli le te vritet ketu dihet kush i ka bere te gjitha vrasjet i di gjithe vlora dhe policia dhe prokuroria ne vecanti qe super e koruptuar vetem per mure denojne dhe per gjoba makinash tu vi turp

    Përgjigju
  • Fnfjjffj: 22/05/2021 16:31

    Hengshin kokat e njeri tjetrit-cit. Lartemadheria.

    Përgjigju
  • vlora: 22/05/2021 15:40

    vlora vendi pare cdo vit per vrasje cdo vit pastaj shkodra dhe elbasani nuk e len mbrapa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar