Kronikë
-
Një lokal është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në rrugën “Myslym Shyri". Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 23:25, ndërsa fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, por janë regjistruar vetëm dëme materiale.
15 Maj 2021, 07:26 -
Reshje shiu e shtrëngata, parashikimi i motit për sot
15 Maj 2021, 07:09Orët e para të ditës së shtunë do të mbeten nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe kthjellimeve të pakta, ku herë pas here vranësirat zhvillohen duke sjellë shira fillimisht në zonat perëndimore dhe gradualisht do të përfshijnë gjithë territorin shqiptar.
-
Koronavirusi, shkon në mbi 650 mijë numri i vaksinimeve të kryera, Manastirliu: Vijojmë pa u ndalur drejt objektivit të 1 milion vaksinimeve
14 Maj 2021, 21:25Vijon të ecë me ritme të shpejta procesi i vaksinimit masiv në vend, ku numri total i vaksinimeve të kryera ka shkuar në mbi 650 mijë, duke iu afruar gjithnjë e më shumë objektivit të vendosur nga Qeveria e Ministria e Shëndetësisë për kryerjen e 1 milion vaksinimeve brenda qershorit.
-
-
-
-
FOTO/ Aksidenti i rëndë në Lushnjë, kush është 22-vjeçarja që humbi jetën
14 Maj 2021, 20:16 -
-
Ultimatumi i Ramës për ndërtimet pa leje, në Kukës nis aksioni! Procedohen 5 zyrtarë të bashkive dhe 32 persona
14 Maj 2021, 19:36Sapo kryeministri Edi Rama shaplli nisjen e aksionit për mbrojtjen dhe kontrollin e territorit, Policia e Kukësit ka proceduar penalisht 32 persona për ndërtime të paligjshme dhe 5 punonjës të bashkive të qarkut Kukës pasi lejuan këto ndërtime pa leje.
-
Situata nga COVID, pika kufitare e Kapshticës për hyrjen në Greqi do të jetë e mbyllur deri më 24 maj
14 Maj 2021, 18:53Pika kufitare e Kapshticës do të vijojë të qëndrojë e mbyllur deri më 24 maj, pasi Greqia njoftoi sot shtyrjen e masave me Shqipërinë. Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.
-
Kokaina shitej në Tiranë, efektivi i RENEA-s u kap me drogë në dorë! Pamjet dhe dinamika e arrestimit të tij dhe 2 trafikantëve, prej ditësh nën vëzhgim
14 Maj 2021, 18:473 persona u arrestua për trafik kokaine, që e shisnin në zona të ndryshme të Tiranës. Mes të arrestuarve është edhe një efektiv i RENEA-s, i cili ishte ai që u kap me kokainë në duar dhe përmes tij arrihej që të transportohej dhe shitej droga pa rënë në sy të policisë. Policia bën me dije se tre të arrestuarit blinin drogë dhe e tregtonin me pakicë në zona të ndryshme të Tiranës.
-
-
Ministrja Kushi takon boksierët shqiptar që shkëlqyen në Kampionatit Ballkanik të Boksit: Rrisim mbështetjen ndaj sportistëve elitarë
14 Maj 2021, 18:20Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka zhvilluar një takim sot me përfaqësues të Ekipit tonë Kombëtar të Boksit, të cilët kanë triumfuar me medalje ari dhe argjendi në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në Kroaci.
-
Itali, arrestohen 4 anëtarë të karteli shqiptar të drogës 'Kompania Bello', në kërkim dy të tjerë
14 Maj 2021, 17:543 shqiptarë dhe 1 shtetas italian janë arrestuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që vepronte për llogari të kartelit shqiptar të drogës “Kompania Bello”, që u shpërbë shtatorin e kaluar gjatë operacionit “Los Blancos”.
-
Sot një humbje jete nga COVID-19 dhe asnjë i intubuar në spitale! Shënohen 49 infektime të reja
14 Maj 2021, 17:02Në 24 orët e fundit në vendin tonë është shënuar vetëm një humbje jete si pasojë e COVID-19. Gjithashtu janë shënuar edhe 49 raste të reja duke bërë që infektimet në vend të jenë në trend ulës. Gjithashtu edhe në shtrimet në spitale nuk ka asnjë të intubuar.
-
-
Rindërtohet kisha e vjetër e Shëlbumit në Mirditë, mbahet pas 7 dekadash mesha e parë
14 Maj 2021, 16:15Është rindërtuar kisha e vjetër e Shëlbumit në Mirditë. Objekti i kultit, që daton prej 1830 ishte shkatërruar gjatë regjimit komunist, por tashmë është rindërtuar me kontributin e banorëve të Selitës.
-
Detaje të reja nga vrasja e Everest Çakës në Elbasan, dyshohet se ekzekutimi u porosit nga jashtë
14 Maj 2021, 15:42Urdhri i ekzekutimit për Everest Çakën, që u vra tre ditë më parë në Elbasan, dyshohet të ketë ardhur nga jashtë Shqipërisë.
-
-
Nën akuzë për korrupsion e pastrim parash, shkon në 1 mln euro pasuria e sekuestruar nga SPAK për mjekun Edvin Prifti: Paraqiste fatura false për të mos paguar tatim
14 Maj 2021, 15:24Shkon në 1 milion euro cash partatë të sekuestruara kardiologut Edvin Prifti nga SPAK dhe miratuar nga GJKKO. Ai po hetohet për korrupsion ndërsa dyshohet se me dy kompani fiktive ka pastruar paratë duke i futur në banka. Shuma e sekuestruar sot është prej 51.479.368 Lekë dhe shumën prej 177.497 Euro ose në total mbi 73 milionë lekë. Më herët mjekut Edvin Prifti i është sekuestruar edhe 380 mijë euro.