Kronikë
-
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se të hënë më 15 shkurt do të vijnë 7 mijë doza të Pfizer.
12 Shkurt 2021, 22:17 -
Përmbytjet në Shkodër, Bardh Spahia: Rama vijon të hesht, pasojat i vuajnë qytetarët
12 Shkurt 2021, 21:44Spahia tha se nga përmbytjet janë prekur familje, blegtori e të mbjella por që për të Rama vijon të heshtë, ndërsa thekson se përgjigjen më të mirë ai do e marrë më 25 prill.
-
Itaili/ I infektuar me COVID, shqiptari ndërron jetë në burg pasi doli nga spitali
12 Shkurt 2021, 21:20Një 60-vjeçar shqiptar humbi jetën në një burg në komunën e Larino, në Molise të Italisë. Shqiptari, sipas mediave fqinje, kishte pak orë që kishte dalë nga spitali. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai gjeti vdekjen pasditen e së enjtes në qeli.
-
'Kam video të tuat duke u …, do t’ju degjeneroj': 20-vjeçarja nga Lushnja denoncon përndjekjen, dosja 5 muaj 'në sirtar'
12 Shkurt 2021, 21:08Një vajzë 20-vjeçare ka denoncuar në Polici dhe Prokurori përndjekjen që i është bërë asaj dhe të afërmve. Në rrjete sociale dhe në “Youtube” janë publikuar fotografi me mbishkrime ofenduese dhe kërcënuese për vajzën e re.
-
Fier/ Motori del nga rruga dhe përfundon në kanal, ndërron jetë një 26-vjeçar në spital
12 Shkurt 2021, 20:50Një aksident rrugor ndodhi në fshatin Kallm i Vogël, Fier mbrëmjen e sotme. Një 26-vjeçar duke drejtuar një motoçikletë ka rënë në kanal. Ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
-
Zgjerimi i punimeve te ‘Shqiponja’, policia: Të hënën, të premten dhe të shtunën ndërroni kurs, 3 rrugët alternative për ata që hyjnë në Tiranë
12 Shkurt 2021, 20:27Policia apelon qytetarët që në ditët e pikut, e hënë, e premte dhe e shtunë, të zgjedhin alternativa të tjera daljeje nga Tirana, jo nyjen e ish-Doganës.
-
Kufizimi pas orës 20:00, dyndje qytetarësh në autobusë! Pa distancë dhe disa persona pa maska
12 Shkurt 2021, 20:25Pavarësisht rritjes të të infektuarve në Shqipëri, qytetarët vjiojnë të mosrespektojnë masat antiCOVID. Vetëm pak kohë përpara hyrjes në fuqi të orarit të kufizimit pas orës 20:00, qytetarë të shumtë janë parë në rrugët e kryeqytetit.
-
-
Tirana Bank gjelbëron kryeqytetin, nis projekti risi
12 Shkurt 2021, 20:06Tirana Bank ndër vite ka ndërmarrë fushata konkrete me qëllim përmirësimin e mjedisit dhe të cilësisë së jetës së komunitetit si: fushatat për një mjedis të pastër dhe zgjerimin e hapësirave të gjelbra, rritjen e ndërgjegjësimit ndaj ndryshimeve klimaterike, ndërtimin e këndeve të reja të lojërave etj., duke theksuar rëndësinë e zbatimit të politikave të përgjegjësisë sociale dhe veçanërisht atyre mjedisore.
-
Masat e reja antiCovid, Ziu: Po abuzohet me lejen në e-Albania, do i shoqërojmë me polici deri në shtëpi! Dje i këshilluam, sot s’ka tolerime do gjobiten
12 Shkurt 2021, 19:34Zv.Drejtori i Policisë së Rendit në Tiranë, Dhimitraq Ziu tha gjatë një prononcimi për Report tv se nga ora 20 e mbrëmjes kur dhe fillon ora policore nuk do të tolerohet asnjë subjekt drejtues mjeti apo qytetar që do të thyejë aktin normative.
-
Gramsh/ 'Thanë' fshatin pasi mbollën kanabis pranë depos së ujit, Prokuroria e Elbasanit dërgon në Gjykatë 9 të pandehur
12 Shkurt 2021, 19:21Mbyllen hetimet për kultivimin kanabisit në Gramsh teksa Prokuroria e Elbasanit ka marrë si të pandehur 9 persona. Burime bëjnë me dije se çështja është dërguqar në gjykatë dhe pritet dënimi i 9 të arrestuarve, mes tyre dhe ish kryeplaku i fshatit Kotorr Aurel Kotorri 32 vjeç, me akuzën e kultivimit të narkotikëve në bashkëpunim.
-
Investimet mjedisore në Mesdhe, zv. Ministrja: Për herë të parë do përfitojë një biznes shqiptar! Synohet ulja e emetimit të gazeve në atmosferë
12 Shkurt 2021, 19:05Zëvendës Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi shprehet se pas disa muajsh, një prej bizneseve shqiptare do të marrë akreditimin për mosemetimin e gazeve në atmosferë.
-
Një muaj punime për Spitalin e Fierit, Rama publikon pamjet nga kantieri
12 Shkurt 2021, 18:00Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet në ditën e 30 të saj ku duket se një pjesë e spitali është vendosur çatia, ndërsa vijon puna me pjesën tjetër.
-
Kukës/ Konflikt mes fqinjëve, arrestohet një person që qëlloi me armë zjarri! Sherri mes fëmijëve 10-vjeçarë kalon tek prindërit
12 Shkurt 2021, 17:30Një konflikt mes 2 banorëve në lagjen Gostil të Kukësit ka përfunduar me arrestimin e njërit prej tyre i cili qëlloi me armë drejt fqinjit të tij. Policia njofton se Behar Elezi është konfliktuar me fqinjin e tij me iniciale R.S. për motive të dobëta. Më pas, Behari është larguar, ka marrë armën e zjarrit tip kallashnikov dhe ka shkuar sërish në banesën e fqinjit.
-
Durrës/ Aksident në aksin Xhafzotaj-Fllakë, i riu përplas me makinë një 60-vjeçar
12 Shkurt 2021, 17:19Një aksident rrugor u regjistrua pasditen e sotme në aksin rrugor Xhafzotaj-Fllakë. Një 22-vjeçar duke drejtuar mjetin tip 'Benz' ka aksidentuar një 60-vjeçar i cili udhëtonte me biçikletë.
-
Sot 1059 raste pozitive dhe 14 viktima nga COVID! Infektohen ambasadorja Kim dhe ajo e Suedisë dhe disa të burgosur në sektorin VIP në Peqin
12 Shkurt 2021, 16:59Në 24 orët e fundit janë shënuar 1059 raste të reja pozitive dhe 14 viktima duke bërë që shifrat në vendit tonë të jetë të larta nga COVID-19. Ditën e sotme rezultoi pozitive ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe ajo e Suedisë Elsa Hastad. Gjithashtu dhe disa të dënuar në sektorin VIP në burgun e Peqinit kanë rezultuar pozitiv.
-
Kufizimi i lëvizjes në 20:00, qytetarët: Të mbyllemi edhe më herët! Politikanët thyejnë masat, të gjobiten
12 Shkurt 2021, 16:45Masave e reja kufizuese në vend për shkak të pandemisë së covid-19 nuk janë të mjaftueshme për qytetarët përsa kohë nuk respektohen nga të gjithë. Për shkeljen e masave nga vet klasa politike, qytetarët janë të mendimit se duhet të ndëshkohen.
-
Dëbora bllokon dy fshatrat në Korçë, ende asnjë ndërhyrje nga autoritetet
12 Shkurt 2021, 16:52Reshjet e dëborës kanë izoluar dy fshatrat Shtyllë dhe Panarit në bashkinë e Korçës. Rruga që lidh këto dy fshatra vijon të jetë e bllokuar prej më shumë se një muaji.
-
Shoferët apo këmbësorët fajtorë të aksidenteve? Drejtuesit e mjeteve: Problem të rinjtë në timon, janë të pabindur! Rregullat nuk respektohen nga askush
12 Shkurt 2021, 16:40Drejtuesit e mjeteve janë të ndarë për shkaqet e aksidenteve. Disa prej tyre fajësojnë këmbësorët ndërsa të tjerë bëjnë përgjegjës të rinjtë, pasi ndikon mënyra si e marrin lejen e drejtimit të mjetit.
-
Universiteti i Mjekësisë pranon propozimet e Ministrisë së Arsimit: Studentët nuk penalizohen për mungesat në mësimin online! Minisezon pas sezonit të rregullt
12 Shkurt 2021, 16:24Universiteti i Mjeksise merr vendim për provimet online dhe në auditor. Sezoni do të zgjatet 45 ditë. Studentet nuk do të penalizohen për shkak të mungesave. Për studentët që nuk marrin dot pjesë në këtë sezon provimesh do të ketë një mundësi e dytë.