Kronikë
-
Ish-gjyqtarja Evelina Qirjako u përjashtua nga sistemi i drejtësisë për 15 vite. Ky është vendimi i Komisionit të Posaçëm të Apelit ditën e sotme duke lënë kështu në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin e saj.
12 Shkurt 2021, 16:17 -
Arrestimi i gjyqtares Hoxha, Kim telefonon Krajën: E falenderova për hetimet e fundit të SPAK! Reforma në drejtësi po jep rezultate
12 Shkurt 2021, 16:01Amabsadorja e SHBA Yuri Kim ka telefonuar kreun e SPAK Arben Krajën lidhur me arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe 8 personave të tjerë, mes tyre zyrtarë të Gjykatës. Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se e gjatë telefonatës e ka falenderuar Krajën për arrestimet e bujshme të fundit në Gjykatën e Krujës
-
-
Pas Yuri Kim, infektohet me COVID edhe ambasadorja e Suedisë
12 Shkurt 2021, 15:43 -
Kushi takim me ministrin e Hungarisë: Marrëveshje bashkëpunimi për programin e bursave 2021-2024
12 Shkurt 2021, 15:32Çdo vit, 20 studentë shqiptarë përfitojnë bursë nga qeveria hungareze për të studiuar në vendin e tyre.
-
Lëvizje në policinë e Gjirokastrës, prezantohet drejtori i ri, Fatmir Hoxha
12 Shkurt 2021, 15:21Drejtori i Policise se Shtetit Ardi Veliu ka prezantuar paraditen e sotme (12 shkurt) drejtorin e ri të Policise Vendore të Gjirokastrës Fatmir Hoxha. Ky i fundit ka mbajtur postin e nëndrejtorit të Policise së Gjirokastrës në periudhen 2015-2018.
-
I dënuar në Itali me 7 vite për trafik droge, arrestohet 44-vjeçari nga Lushnja
12 Shkurt 2021, 15:15Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafik droge u arrestua nga policia në Lushnje. Bëhet fjalë për Aleksandër Rakipaj ose i njohur dhe si Genti Rakipaj i cili u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
-
Infektimi me COVID 'shpëton' nga qelia Bledar Cafin: Dua të ekstradohem e të bëj burgun në Itali
12 Shkurt 2021, 15:09Infektimi nga virusi pandemik “COVID-19”, ka bërë që Bledar Cafi, njëri nga të “fortët” e Shkodrës, të mos qëndrojë asnjë ditë në burg, megjithëse autoritet e policisë së Shkodrës, e arrestuan në muajin janar 2021, për shkak të një dënimi me 4 vjet e 2 muaj burgim, që Cafi e kishte marë në Itali
-
-
Reshjet, xhamia e Plumbit në Shkodër e zhytur në ujë
12 Shkurt 2021, 15:02 -
-
‘Erdhi SPAK, merr në telefon kryesekretaren e Gjykatës’/ Si u zbulua përfshirja e kardiokirurgut Edvin Prifti në korrupsion (EKSKLUZIVE)
12 Shkurt 2021, 14:40Një situatë e rënduar shëndetësore e Besime Mallkuçit nënës së kryesekretares gjyqësore në Krujë Emanuela Mallkuçi ka zbuluar se doktori Edvin Prifti u përfshi në korrupsion sipas SPAK.
-
Rritet numri i infektimeve me COVID-19/ Vijojnë kontrollet nga policia, 1278 qytetarë dolën pa maskë, 14 shkelën orën policore dhe 10 lokale nuk zbatuan masat anti-COVID
12 Shkurt 2021, 14:29Ditët e fundit për shkak të shtimit të rasteve pozitive me COVID-19, policia e shtetit ka shtuar kontrollet në të gjithë vendin për monitorimin e zbatimit të masave anti-COVID
-
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim pozitive me COVID: Do vazhdoj detyrën nga shtëpia
12 Shkurt 2021, 14:10COVID-19 nuk ka kursyer as ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim dhe as atë të Suedisë, Elsa Hastad. Diplomatet kanë njoftuar ditën e sotme se kanë rezultuar pozitive me koronavirus dhe janë vetëizoluar në shtëpi.
-
Përcillet në heshtje për në banesën e fundit Zenepe Luka, bashkëshorti për Report Tv: Përballuam tritolin, por jo COVID-in! Pengu i saj
12 Shkurt 2021, 14:07Ismail Luka ka gjetur forcën dhe pasi ka përcjellë në botën tjetër, gruan e tij, Zenepen, që u nda nga jeta për shkak të COVID, ka thënë disa fjalë për të, si një gazetare e zonja që ishte, por edhe një bashkëshorte shumë e mirë. Jeta e ka përballur këtë familje me shumë peripecira, e për pasojë nuk e kishte pritur kurrë që vdekja do i vinte nga një virus i pabesë.
-
Infektohen me COVID disa të dënuar në sektorin VIP në burgun e Peqinit
12 Shkurt 2021, 13:20Numri i të infektuarve me COVID në vendin tonë është në rritje, ndërsa sot disa të burgosur në sektorin VIP në burgun e Peqinit kanë rezultuar pozitivë.
-
Zhvilluan takim elektoral në kundërshtim me masat anti-COVID, gjobitet me 5 mln lekë Blendi Klosi dhe 2 përfaqësuesit e PD në Durrës
12 Shkurt 2021, 13:01Pas ish-deputetit të LSI-së, Endrit Braimllari, edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi është gjobitur pasi ka shkelur masat anti COVID. Edhe pse është e ndaluar, Klosi ka organizuar takim elektoral, duke grumbulluar dhjetëra persona, e duke u shndërruar një një rrezik për vatër të përhapjes së COVID.
-
U infektua me COVID pak ditë pas vaksinës, shërohet Pëllumb Pipero: Jam i çliruar nga kthetrat e virusit, të hënën në krah të kolegëve
12 Shkurt 2021, 12:58Mjeku i njohur Pëllumb Pipero i cili u infektua me COVID-19 vetëm pak ditë pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës, ka njoftuar se është shëruar. Me anë të një postimi në rrjete sociale ai ka thënë se edhe pse është shëruar ka nevojë për disa ditë pushim dhe ka shkuar në Razmë.
-
Pacienti transportohet me barrelë nga shkallët, spitali i Traumës: Defekti në ashensor u rregullua shpejt, operacionet vijuan
12 Shkurt 2021, 12:38Ditën e djeshme në rrjetet sociale ka qarkulluar një foto ku mjekë, infermierë dhe personel i spitalit transportojnë përmes shkallëve një pacient. Lidhur me këtë ka reaguar Spitali i traumës, të cilët sqaruan se ditën e djeshme, njëri prej ashensorëve ka pësuar defekt dhe se menjëherë janë njoftuar personat përgjegjës të cilët në më pak se 1 orë kanë bërë të mundur rregullimin e ashensorit.
-
Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha/ ILD: Koha që secili të bëjë llogaritë e veta
12 Shkurt 2021, 12:36Kreu i ILD-së, Artur Metani ka një paralajmërim të fortë për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, që me Reformën në Drejtësi do të ketë të njëjtin fund si gjyqtarja Enkelejda Hoxha.