Kronikë
-
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar qendrën e re shëndetësore në Vaqarr, ku sapo ka përfunduar rikonstruksioni i plotë, në kuadër të programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore. Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se, megjithë situatën e vështirë të epidemisë, nuk është ndalur për asnjë moment programi kombëtar i rimëkëmbjes së qendrave shëndetësore nga veriu në jug dhe programet e shëndetit publik, pranë mjekut të familjes, duke filluar me vaksinimin kundër gripit.
14 Dhjetor 2020, 14:57 -
Dhunoi policin i cili përfundoi në spital, arrestohet në flagrancë i riu në Tiranë
14 Dhjetor 2020, 14:51Ditën e sotme pranë lagjes “5 Maji” në Tiranë, është arrestuar në flagrancë një 30 vjeçari, O. M i cili ka ushtruar dhune ndaj një polici rrugor që si pasojë e plagëve të marra ka përfunduar në spital.
-
Pjesëmarrja masive e të miturve në protesta, Gajda: Të largohen nëse ka dhunë, i dëmton nga ana psikologjike! Policët të jenë më të përmbajtur
14 Dhjetor 2020, 14:37Robert Gajda, Komisioneri për Mbrojtjen Kundër Diskriminimit gjatë një interviste për Report Tv ka folur për protestat e dhunshme që janë zhvilluar gjatë këtyre 5 ditëve në vendin tonë në të cilat ka pasur një pjesëmarrje të madhe të të miturve dhe të rinjve.
-
Operacioni për lirimin e fëmijëve nga kampet në Siri, Lleshaj jep medalje trimërie për 2 oficerët e antiterrorit
14 Dhjetor 2020, 14:48Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dekoruar me Medaljen e Trimërisë dy oficerët e Antiterrorit, Drejtorin Gledis Nano dhe oficerin Indrit Doda, për kontributin në shpëtimin e jetës së disa fëmijëve që u evakuuan nga kampet në Siri. Në Ministrinë e Brendshme u organizua një ceremoni për dorëzimin e Medaljeve, ku morën pjesë drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit.
-
Dy pistoleta dhe një kallash, merret i pandehur 'Dragoviçi' i Elbasanit i cili ishte miku i 'Ilit'
14 Dhjetor 2020, 13:59RENEA, e arrestoi me tre armë dhe 170 fishekë. Ervis Daka vihet nën akuzë për “Mbajtje pa lejë të armëve”. Daka, lidhje shoqërore me Emiljano Ramazanin.
-
Fier/ Përdorte të dhënat e ish-klientëve sikur merrnin kredi, por lekët i përfitonte vetë! Arrestohet ish- punonjësja e 'Iute Credit'! Skema e mashtrimit
14 Dhjetor 2020, 13:54Një skemë mashtrimi me kreditë në një institucion financiar në Fier është zbardhur nga ana e organit hetimor, duke çuar në pranga përgjegjësen kryesore. Bëhet fjalë për institucionin financiar “Iute Credit" ku është arrestuar ish- punonjësja Paula Buzi.
-
Pandemia COVID-1/ Greqia shtyn vendimin për hapjen e Kapshticës
14 Dhjetor 2020, 13:37Pala greke vendos të shtyje vendimin për hapjen e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës deri në datën 7 Janar 2021.
-
VIDEO-LAJM/ Stresi u 'krenua' se ishte selia e PS, ky është momenti kur protestuesit i vënë flakën dyqaneve në zonën e '5 Majit'
14 Dhjetor 2020, 13:30Ky është momenti kur protestuesit i kanë flakën dyqaneve të 5 Majit në Tiranë, për të cilat kanë denocnuar dhe më herët ne Report Tv vetë pronarët e dyqaneve. Këto godina mëngjesin e të dielës janë konstatuar me xhama të thyer dhe ambiente të djegura.
-
-
Konfirmohet në detyrë gjyqtarja Rilinda Selimi
14 Dhjetor 2020, 13:03Konfirmohet në detyrë Rilinda Selimi gjyqtarja pranë Gjykatës Administrative të Apelit. Trupa gjykuese është e përbërë nga Olsi Komici, Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj
-
-
-
-
-
Protestat për vrasjen e Klodjanit, policia apelon: S'do tolerojmë asnjë grumbullim që bie ndesh me masat kundër COVID! Ndalni tubimet ose do merren masa
14 Dhjetor 2020, 12:22Policia e Shtetit ka reaguar përmes një njoftimi për shtyp në lidhje me protestat e dhunshme të 5 ditëve të fundit në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë më 8 dhjetor.
-
Protestat për vrasjen e Klodjan Rashës/ Të arrestuarit dalin në Gjykatë për masë sigurie, jashtë ambienteve familjarë dhe efektivë policie (VIDEO)
14 Dhjetor 2020, 11:57Në Gjykatën e Tiranës pritet që ditën e sotme të jepen vendimet për masat e sigurisë ndaj të arrestuarve për ditën e dytë dhe të tretë të protestës në Tiranë, për vrasjen e Klodjan Rashës nga një efektiv policie më 8 dhjetor.
-
Në prag të zgjedhjeve 2021/ Miratohet ndryshimi në ligj për krimet zgjedhore! SPAK do hetojë shitblerjen e votës
14 Dhjetor 2020, 11:37Komisioni i ligjeve miraton dy kompetenca të reja për SPAK i cili me ligj do hetojë krimet zgjedhore, shitblerjen e votës, shpërblimet që ofrohen në punë në këmbim të votës, si dhe përdorimin e administratës në proceset zgjedhore. Ndërkohë KQZ do informohet për hetimet e krimit zgjedhor, por pa cënuar sekretin hetimor.
-
-
PD padit Ardi Veliun në SPAK: Urdhëroi dhunën kundër protestuesve! LSI: Padi ndaj atyre që thanë se nxitëm minorenët në protestë
14 Dhjetor 2020, 11:12Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliun, pasi sipas saj, ka urdhëruar dhunë ndaj protestuesve. PD ka kërkuar pezullimin e tij nga detyra deri në përfundim të hetimeve. Edhe LSI ka ka paralajmëruar padi ndaj atyre që e kanë akuzuar se ka përdorur minorenët për pjesëmarrje dhe dhunë në protestën për vrasjen e Klodian Rashës.
-
Vrasja e Klodjan Rashës dhe protestat/ George Frendo: Dhuna është gjithmonë një fyerje kundër dinjitetit njerëzor
14 Dhjetor 2020, 11:00Nga Italia, ku ndodhet edhe për pak orë pasi shkoi për kurim nga COVid19 George Frendo, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, ka dhënë një mesazh edhe për zhvillimet e fundit në Shqipëri.