Kronikë
-
Sipas QSUT-së, Allkja ka shkelur kodin etik të punonjësit, prandaj edhe nuk duhet të vijojë të jetë më mjek pranë këtij shërbimi shtetëror.
30 Dhjetor 2020, 12:17 -
Pamjet me dron, Tirana e ‘dorëzuar’ mes trafikut, kaos ditët e festave
30 Dhjetor 2020, 12:06Fluksi i lartë i qarkullimit të mjeteve për festat e fundvitit duket se ka kapur në befasi policinë rrugore e cila është përgjegjëse për menaxhimin e trafikut. Prej tre ditësh në tiranë të duhen deri në 30 minuta për të përshkruar 1 km rrugë, ndërsa hyrje-daljet nga kryeqyteti janë kthyer në sfidë me nervat dhe durimin e shoferëve.
-
-
Stuhitë e dëborë lënë pa energji elektrike prej 4 ditësh Valbonën! Trashësia e borës mbi 70 cm vështirëson ndërhyrjen e OSHEE
30 Dhjetor 2020, 11:57Bora prej katër ditësh në parkun kombëtar të Valbonës ka shkaktuar probleme me furnizimin me energji. Nga stuhitë e forta të dëborës janë rrëzuar shtyllat dhe janë dëmtuar linjat në rrjetin e brendshëm. Pa energji kanë mbetur edhe disa fshatra të thellë në njësinë administrative të Lekbibaj.
-
Me radio policie e pistoletë në brez, ja si u vra me 30 plumba kallashi, Ridvan Ramazani! Kamerat e sigurisë tregojnë se ai u qëllua nga dy drejtime
30 Dhjetor 2020, 11:55“I forti” i Shkodrës, duket se ishte parapërgatitur për një përleshje me armë me djemtë që i ofenduan të birin. Autori i vrasjes së Ridvan Ramazanit është larguar në këmbë dhe jo me makinë. Mori armën me vete, asnjë shenjë për vendodhjen e tij.
-
BE 6.3 milionë euro për landfillin e ri në Kukës! Ndërtimi nis në 2021, do riciklojë mbetjet e 3 bashkive të qarkut (VIDEO)
30 Dhjetor 2020, 11:35Një landfill i ri do të ndërtohet në Kukës gjatë vitit 2021 që pritet t'i japë zgjidhje problemit të mbetjeve për tre bashkitë; Kukës, Has dhe Tropojë.
-
Lezhë/ Iu gjetën fishekzjarre e kapsolla në dyqan, në pranga një 56-vjeçar
30 Dhjetor 2020, 11:30Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia e pasi në biznesin e tij në Lezhë u gjetën fishekzjarre dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese. Në kontrollin e bërë në dyqanin me artikuj ushqimor në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë policia ka gjetur dhe ka sekuestruar qindra fishekzjarrë dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese të rrezikshme për jetën e qytetarëve gjatë përdorimit civil të tyre.
-
Mafiozi i Camorras me klinikë në Durrës, shtatë apartamente dhe 19 garazhe! Muollo merret i pandehur
30 Dhjetor 2020, 11:03Dosja që flet për gjurmimin e pasurisë së anëtarit të mafias Italiane në Shqipëri. Kush janë njerëzit që bashkëpunoi në Shqipëri dhe e kaluara e tij kriminale në Itali.
-
Studimi nga Akademia e Shkencave: Afërsisht 50% e qytetarëve në Tiranë kanë kaluar koronavirusin (VIDEO)
30 Dhjetor 2020, 11:04Afërsisht 50% e popullsisë së Tiranës e kanë kaluar koronavirusin. Ky është studimi i fundit i Akademisë së Shkencave në Shqipëri.
Studimi është kryer nga profesor Genc Sulçebe si dhe nga akademiku Alban Ylli.
-
-
E rëndë në Fier/ Makina përplas nënë e bijë, ndërron jetë nëna 60 vjeç! Në pranga shoferi, drejtonte automjetin në gjendje të dehur
30 Dhjetor 2020, 10:13Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e së hënës (28 dhjetor) ku një makinë ka përplasur dy këmbësore në Fier e për pasojë ndërroi jetë një prej tyre. Ngjarja u regjistrua Fier në afërsi të fshatit Marinëz në orën 16:30 ku një makinë tip “Opel Astra” ka përplaur dy këmbësore me iniciale Z. K. 60 vjeç dhe N.K. 33 vjeç banuese në Roskovec.
-
Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare gjuhëtari i njohur dhe ish-rektori i Universitetit të Elbasanit, Mehmet Çeliku
30 Dhjetor 2020, 10:11Ish-rektori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Prof. Dr. Mehmet Çeliku ka ndërruar jetë ditën e sotme. Çeliku ka qenë një gjuhëtarët më të njohur në Shqipëri si dhe autori i mbi 200 teksteve për Gjuhën Shqipe.
-
U dënua me 2 vite burg për nxitjen e protestës ku u shkatërrua flamuri turk, Leon Molla: Nuk jam njohur me vendimin e gjykatës! Nuk ka të bëjë me racizmin
30 Dhjetor 2020, 09:57Pasi Gjykata e Lezhës dënoi 36-vjeçarin me 2 vite burg si iniciator të një proteste të organizuar në dhjetor të vitit 2017-të, ku u shkatërrua flamuri turk, ka reaguar Leon Molla. Përmes një deklarate ai ka dhënë arsyet që sipas tij, ai nuk duhet të ishte dënuar për këtë ngjarje. Molla shprehet fillimisht se nuk është njohur ende me këtë vendim gjykate të cilën ai e konsideron të padrejtë.
-
Iu gjet municion luftarak, një i arrestuar në Krujë
30 Dhjetor 2020, 09:53Një 54-vjeçar nga Kruja është arrestuar pasi gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjet municion luftarak.
-
Qëlluan drejt një automjeti në Lezhë, arrestohen 2 persona! Sekuestrohen një automatik, një pistoletë dhe fitil zjarrpërcjellës
30 Dhjetor 2020, 09:08Dy të rinj janë arrestuar pasi kanë qëlluar me armë zjarri drejt një makine. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gajush të Lezhës, ku sipas burimeve, Redion Hysa dhe Sokol Hysa, banues në Milot, Kurbin kanë qëlluar me automatik, në drejtim të automjetit tip ‘Man’, me targa AA 324 YY.
-
Aksident në Rrogozhinë/ Makina del nga rruga, humb jetën biznesmeni 46-vjeçar! Muaj më parë ndërroi jetë i vëllai
30 Dhjetor 2020, 08:32Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme (29 dhjetor) në Rrogozhinë në vendin e quajtur Bishti i Zhurit ku humbi jetën drejtuesi i mjetit. Ngjarja ndodhi në orën 23:20 ku makina me drejtuesin Arjan Fesko, 46 vjeç doli nga rruga e për pasojë ndërroi jetë.
-
Vrasja e çiftit Pasho/ Masakroi prindërit e të dashurit, Elona Kaleshi nuk ka vepruar vetëm! Fqinjët flasin për një tjetër vajzë: I kam parë që dilnin nga banesa
30 Dhjetor 2020, 07:42Një nga dëshmitarët përmendi "vajzat" që largoheshin nga banesa, duke hedhur dyshimin se ka pasur të paktën edhe një bashkëpunëtore tjetër për Elona Kaleshin.
-
Sërish mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu, ja parashikimi për sot
30 Dhjetor 2020, 07:15Parashikimi i motit 30 dhjetor.
-
Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin dhe vë para tufën e deleve
29 Dhjetor 2020, 22:10Një aksident ka ndodhur në Lezhë, ku një këmbësor është përplasur nga një makinë.
-
Protesta ku u shkatërrua flamuri turk në Mirditë, Gjykata dënon me dy vite burg 36-vjeçarin
29 Dhjetor 2020, 21:47Gjykata e Lezhës ka gjetur fajtor dhe të dënuar me dy vite burg një 36-vjeçar, si iniciator të një proteste të organizuar në dhjetor te vitit 2017-të, ku u shkatërrua flamuri turk i cili ishte vendosur në digen e Hidrocentralit në Qafë Molle të Mirditës