Kronikë
-
Babë e bir, janë liruar pas 5 muaj qëndrim në burg si të dyshuar në vrasjen e Emiljano Ramazanit. Autorët përdorën skemë për të çorientuar policinë.
23 Dhjetor 2020, 16:08 -
U shërua nga COVID, Kryepeshkopi Janullatos rrëfen eksperiencën në betejën me virusin: Ishte e vështirë! Do marr vaksinën
23 Dhjetor 2020, 16:01Ai ka rrëfyer që nga momenti i dërgimit të tij në Greqi të futur brenda një kapsule e deri në trajtimin në spitalin në Athinë. Janullatos e përshkruan si një eksperiencë të vështirë dhe të frikshme duke i apeluar të gjithë qytetarët që ta marrin seriozisht këtë sëmundje dhe të mos i neglizhojnë në asnjë moment simptomat e tyre.
-
Kapen pa maska në rrugë, policia gjobit 523 qytetarë në 24 orë! Ndëshkohen 13 persona që lëviznin pas orës 22:00 (VIDEO)
23 Dhjetor 2020, 15:40Shumë qytetarë vijojnë të mos respektojnë masat e vendosura për mbajtjen e detyrueshme të maskave në rrugë. Në 24 orët e fundit u gjobitën 523 persona me 3000 lekë të cilët u konstatuan në rrugë pa mbajtur maska. Shuma do tu faturohet në faturën e energjisë elektrike.
-
Vrasja e Emiljano Ramazanit/ Lirohen Albert dhe Seit Manehasa, babë e bir, u gjet arma e krimit në biznesin e familjes
23 Dhjetor 2020, 14:59Janë liruar sot nga Gjykata e Elbasanit Albert e Seit Manehasa, të cilë janë akuzuar se kanë lidhje për vrasjen e bujshme të Emiljano Ramazanit. Albert dhe Seit Manehasa janë babë e bir. Gjykata ka vendosur masën 'Detyrim paraqitje' për të dy. U gjet në biznesin e tyre arma e krimit.
-
Me shpejtësi në sensin e kundërt të Thumanë-Mamurras, procedohet shoferi! I bllokohet makina
23 Dhjetor 2020, 14:55Një shofer i papërgjegjshëm është ndëshkuar ditën e sotme, pasi u ka nga patrulla e policisë duke ecur në në sens të kundërt, nga Mamurrasi për në Thumanë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 09:30.
-
Kreu i OSBE në Tiranë, takim me Vitore Tushën/ Del Monaco: Ndihmojmë Gjykatën për të rritur efikasitetin dhe transparencën e saj
23 Dhjetor 2020, 14:40Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco, zhvilloi ditën e sotme takimin e parë në Gjykatën Kushtetuese me Kryetaren aktuale, Vitore Tusha.
-
Sekuestrohen dy mina me telekomandë në Durrës, arrestohet i riu, do i shiste 2000 euro (VIDEO)
23 Dhjetor 2020, 14:36Në Durrës janë sekuestruar 2 mina me telekomandë, ndërsa është arrestuar një i ri. I riu lëvizte me lëndë eksplozivi me vete dhe dyshohet se do ti shiste kundrejt fitimit.
-
Manastirliu në spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme në QSUT: Ka 360 shtretër, përfundon në vitin 2021
23 Dhjetor 2020, 14:23Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punimet që po kryhen për ndërtimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku puna nuk ka ndalur megjithë situatën e vështirë të pandemisë.
-
Vijon aksioni për prishjen e 30 objekteve pa leje në Gjirin e Lalzit, pronarët s'kundërshtojnë (VIDEO)
23 Dhjetor 2020, 14:08IKMT ka vazhduar edhe sot punën për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje në vijën e parë në Gjirin e Lalëzit. Puna ka vijuar normalisht dhe nuk ka pasur kundërshtime nga pronarët e objekteve
-
Ora e re policore/ Frendo për Report Tv: Mesha e Krishtlindjes do të mbahet në orën 18:00! Masat që ka marrë Kisha për të shmangur grumbullimet
23 Dhjetor 2020, 13:44Mesha e Krishtlindjes ishte parashikuar që të zhvillohej në orën 20:00, por për shkak të orës së re policore, ajo është vendosur që të mbahet në orën 18:00, kështu qytetarët do të kenë mundësi që të kthehen në shtëpi para orës 20:30. Frendo shtoi edhe masat që ka marrë Kisha për të shmangur grumbullimet e njerëzve, por njëkohësisht që asnjë qytetarët të mos humbasë meshën në vigjilje të Krishtlindjeve.
-
Ndryshon ligji/ Ja kur garda do të përdorë armën dhe forcën fizike, ndalohet të qëlluarit në ajër dhe hapja zjarr mbi turmat si në 21 Janar 2011
23 Dhjetor 2020, 13:34Drafti për Gardën e Republikës kufizon më tej përdorimin e armëve të zjarrit nga gardistët, në rast tubimesh të dhunshme do qëllohen në pjesët e poshtme të turpit vetëm personat e armatosur që rrezikojnë jetën e të tjerëve.
-
Tashmë radha e Metës/ KED i çon Presidencës dy emrat për anëtarin e 6 të Gjykatës Kushtetuese! Me këtë vakancë bëhet më në fund funksionale (VIDEO)
23 Dhjetor 2020, 13:13Tashmë rruga është e hapur për bërjen më në fund funksionale të Gjykatës Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka bërë renditjen e kandidatëve të lejuar, Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikës në datë.
-
Shkarkimi i Dollapajt dhe Canit nga Vettingu/ Prokuroria e Përgjithshme hap garën! Mbledhja dhe votimi në grupe për shkak të COVID
23 Dhjetor 2020, 12:57Prokuroria e Përgjithshme ka hapur garën për të zëvendësuar vakancat e krijuara në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) nga shkarkimi nga Vettingu i Arben Dollapajt dhe Besnik Canit.
-
Shkrimtarja shqiptare letër kryebashkiakut italian për masakrën e çiftit Pasho: Mos e gjykoni vendin tonë, ne jemi të varfër por të pasur me tradita
23 Dhjetor 2020, 12:03Ngjarja e rendë e vrasjes makabër e çiftit Pasho në Itali, që dyshohet se i ka vrarë një vajzë shqiptare, Elona Kaleshi, e cila ka qenë ish partnerja e djalit të çiftit, ka shkaktuar “lumë” komentesh nga mediat italiane. Një shkrimtare me origjinë shqiptare Denata Ndreca e cila jeton prej kohësh në Firence, ka shkruar një letër për kryebashkiakun Nardella, si përgjigje ndaj të gjitha komenteve për sa i përket lidhjes mes vendit tonë dhe vrasjes makabër të çiftit Pasho.
-
I infektuar me COVID, humb betejën kornisti Andrea Canaj
23 Dhjetor 2020, 12:18Humb betejën me COVD Kornisti Andrea Canaj. Lajmi i hidhur për botën e artiti është dhënë nga Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ku përmes një mesazhi në rrjete sociale bëhet me dije se Canaj u nda sot nga jeta në moshën 59-vjeçare.
-
Shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët për festa/ Rradhë në Elbasan, qytetarët s'repektojnë masat anti-COVID
23 Dhjetor 2020, 12:00Shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët prej 5 000 lekësh me rastin e festave të fundvitit, ka nisur prej datës 21 dhjetor dhe ende vijon.
-
Ndryshime në policinë e Kukësit! Ndërrohet shefi i ri i komisariatit dhe zëvendësdrejtori
23 Dhjetor 2020, 11:32Ndryshime në policinë e Kukësit. Dritan Metaj është emëruar shef komisariati, ndërsa më herët në këtë detyrë ishte Agron Kurti.
-
Massafra mesazh urimi për Krishtlindje: COVID, hije e zezë që dritat e festat me zor e largojnë! Një lutje e veçantë atyre që po vuajnë nga sëmundja
23 Dhjetor 2020, 11:15Mesazhi i Arqipeshkvit të Shkodrës Imzot Angelo Massafra në këtë prag Krishlindje është shumë i ndryshëm nga vitet e tjera. Në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19, ai ka një mesazh të veçantë për personat që po vuajnë nga kjo sëmundje, një lutje për ta dhe familjarët e tyre.
-
Ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur, më pas goditi policin, në pranga 45 vjeçari në kryeqytet
23 Dhjetor 2020, 11:06Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, pasi një burrë 45 vjeçar është kapur në flagrancë duke ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur dhe më pas për të shmangur arrestimin ka ushtruar dhunë edhe ndaj policisë.
-