Kronikë
-
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash dominojnë motin gjatë paradites. Por mesdita dhe orët vijuese largojnë vranësirat fillimisht nga zonat bregdetare dhe me pas gjithë territori do përfshihet nga kthjellimet.
25 Nëntor 2020, 07:30 -
-
Ndërron jetë nga COVID, mjeku i Spitalit të Dibrës, kolegët: Të trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne
24 Nëntor 2020, 22:36Ndërron jetë nga COVID, mjeku i Spitalit të Dibrës
-
Video e tifozëve grumbull në lokal, zv.ministri i Shëndetësisë në 'Repolitix': Rasti po hetohet! Ish-kreu i ISHP: Papërgjegjshmëri nga qytetarët
24 Nëntor 2020, 22:32Denoncimi i zv.kryeministrit Erion Braçe me një video ku shfaqen tifozë të grumbulluar duke parë ndeshjen në një lokal dhe thirrja e tij për ndërgjegjësim të qytetarëve se jeta vlen, është diskutuar edhe në emisionin "Repolitix", ku zv.ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla tha se ky rast ka ndodhur në Shkodër dhe policia ka bërë hetimet e duhura për të ndëshkuar qytetarët sipas ligjit. Edhe për ish kreun e ISHP-së, Besnik Jakaj, ky rast ishte një papërgjegjshmëri e madhe dhe se organet kompetente duhet të zbatojnë ligjin.
-
Presidenti Meta humb shokun e tij: Ndarja nga jeta e Arjan Kuçit, lajm tronditës
24 Nëntor 2020, 20:25Presidenti Ilir Meta ka njoftuar përmes një postimi në Facebook ndarjen nga jeta të një miku të tij, Arjan Kuçit.
-
Rritje e rasteve me COVID në Vlorë, Shefi i Epidemiologjisë: Neglizhohen simptomat (VIDEO)
24 Nëntor 2020, 20:56Në Vlorë numri i rasteve me COVID është mjaft i lartë. Sipas shefit të epidemiologjisë rritja e të infektuarve vjen edhe si pasojë e neglizhimit të simptomave nga qytetarët. Ai kërkon respektim të protokolleve të sigurisë.
-
Kakavijë/ Theu me makinë traun e doganës për të hyrë në Greqi, arrestohet i riu shqiptar
24 Nëntor 2020, 19:58Mbrëmjen e së dielës në pikën kufitare të Kakavijës është arrestuar një shqiptar i cili u fut në Greqi duke thyer traun e doganës me makinë.
-
Probleme me pasurinë dhe aftësinë profesionale, KPA shkarkon ish-kreun e Gjykatës së Tropojës, Dritan Seci
24 Nëntor 2020, 19:11Probleme me pasurinë dhe aftësinë profesionale, KPA shkarkon ish-kreun e Gjykatës së Tropojës, Dritan Seci
-
Vrasja mafioze e Adriatik Tresës në Ekuador, familjarët kërkojnë kthimin e trupit në Shqipëri dhe mbrojtje nga autoritetet
24 Nëntor 2020, 18:17Familjarët e Adriatik Tresës kërkojnë mbrojtje nga autoritetet në Ekuador, ndërsa akuzojnë se deri më tani nuk po bëhet asgjë për të gjetur vrasësit e shqiptarit, të cilët u maskuan si policë për të hyrë në banesë. Gjithashtu familjarët po shikojnë mundësinë e riatdhesimit të trupit të Adriatik Tresës dhe varrosjen e tij në Shqipëri.
-
Fatmir Xhafaj fiton betejën me COVID, tregon 'ilaçin' më të mirë! Në fund një apel për të gjithë
24 Nëntor 2020, 18:00Prej disa javësh, ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka qenë i izoluar për shkak të infektimit me COVID. Vetë Xhafaj, në një postim në rrjetet sociale ka treguar eksperiencën se si e fitoi betejën me Covid-19.
-
Vrasja e rëndë në Laç/ Nëna e 10 fëmijëve qëlloi me sqepar burrin, flet djali: Telefonata që më njohu me ngjarjen, prindërit kishin konflikt
24 Nëntor 2020, 17:43Zbardhet detajet të reja nga krimi i rëndë që ndodhi në Laç, ku Drane Deda, ekzekutoi me disa goditje sqepari, bashkëshortin e saj Llesh Deda, duke e quajtur fajtor për jetën e saj si në ferr dhe detyrimin për të lindur dhe rritur 10 fëmijë. Rrëfimi i Drane Dedës, djalit të saj dhe nipit të viktimës mbi ngjarjen tronditëse të vrasjes së Llesh Dedës me sqepar.
-
Mjeku Gjata në Report Tv: Situata kritike, 3 muajt e ardhshëm prova më e vështirë për mjekësinë tonë! Mos merrni antibiotikë për simptomat e lehta, dëmtoheni
24 Nëntor 2020, 17:24Mjeku Arben Gjata tha se vendi është në një situatë kritike dhe se 3 muajt e ardhshëm do të jetë periudha më sfiduese në historinë e mjekësisë shqiptare. Gjata tha se pacientët me simptoma të lehta nuk duhet të përdorin antibiotikë pasi dëmtohen, por vetëm vitamina dhe ushqim të shëndetshëm, ndërsa tha se patjetër duhet të komunikoni me mjekun e familjes.
-
Mjeku për Report Tv: Pacientët kanë frikë të shtrohen në spitalet COVID, qëndrimi në shtëpi në gjendje te rënduar, i gabuar
24 Nëntor 2020, 16:49Koha e pritjes së pacientëve që qëndrojnë në autoambulanca është reduktuar, thotë mjeku i urgjencës Ilir Allkja që shoqëron pacientët nga banesa e tyre për në spitalet covid. Shqetësim kryesor sipas mjekut, mbetet fakti që qytetarë kanë frikë të shtrohen në spitale, ndaj qëndrojnë në banesa derisa gjendja e tyre shëndetësore rëndohet.
-
Koronavirusi në Shqipëri/ Rekord shifrash, 744 raste të reja dhe 19 viktima në 24 orë! Ndërron jetë mjeku në Dibër! Spitali i Elbasanit gati për t'u kthyer në strukturë COVID!
24 Nëntor 2020, 16:31Ditën e sotme (24 nëntor) u shënua një tjetër rekord i viktimave si pasojë e koronavirusit. Në 24 orët e fundit u shënuan 19 qytetarë që nuk arritën të fitojnë betejën me virusin. Gjithashtu gjatë kësaj kohe u regjistruan 744 raste të reja.
-
Rama inspekton kopshtin në Kamëz dhe shkollën në Durrës: Godinat janë moderne si në Zvicër, duhet vetëm t'i mirëmbani tani (VIDEO)
24 Nëntor 2020, 16:17Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme shkollën "Vëllezërit Haradinaj”, në Rrashbull të Durrësit dhe punimet edhe në kopshtin “Niko Hoxha” në Kamzë që pritet të hap dyert për 200 fëmijë.
-
-
Ilir Meta 'shet' Adriatik Llallën, por si del e keqja me Donald Lu
24 Nëntor 2020, 15:26Ilir Meta dukshëm është shfaqur më shumë se i shqetësuar në intervistën për ABC News, në lidhje me zhvillimet e fundit që po ndodhin edhe si pasojë e zgjedhjeve amerikane, por edhe qëndrimit të fortë të ambasadores Yuri Kim pak ditë më parë.
-
-
Liroi trafikantin e emigrantëve për 6 mijë euro, GJKKO i heq 'arrestin e shtëpisë' Mimoza Margjekës
24 Nëntor 2020, 14:54Për Arben Carën bashkëshortin egjyqtares, Nejton Balin, Klaudio Zhillen dhe avokatin Skënder Damimi janë lënë e fuqi masat e sigurisë të dhëna më herët. Damini është në arrest në shtëpi, të tjerët në burg.
-
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përjashtoi 3 kandidatë, 'kushtetuesja' në udhëkryq
24 Nëntor 2020, 14:44Mosplotësimi i kushtit ligjor që për çdo vakancë në Gjykatën kushtetuese duhet që këshilli emërimeve në drejtësi të propozojë së paku tre emra, pritet të rifusë në ngërç kompletimin e kësaj gjykate. Një ditë më parë KED përjashtoi nga gara tre kandidatë. Ndërsa konfirmoi Sonila Bejtjan, Altin Binaj dhe Aleksandër Tomën të tre në garë për të dy vakancat, atë të parlamentit dhe të presidentit.