Kronikë
-
Tre kandidatët për gjyqtar të lartë Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe kanë premtuar para KLGJ-së se do të zgjidhin menjëherë ngërçin e 35 mijë dosjeve që flenë në gjykatën e lartë nëse ata zgjidhen. Ndërsa këtë të enjte pritet që KLGJ të nis në presidencë emrat që do të marrin dhe pëlqimin e presidentit Meta.
27 Shkurt 2020, 10:13 -
Vettingu shkarkon prokurorin Besnik Cani, KLP mbetet me 10 anëtarë (VIDEO)
27 Shkurt 2020, 10:14Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të shkarkojë prokurorin Besnik Canin, duke bërë që me largimin e tij Këshilli i Lartë i Prokurorisë të mbetet me 10 anëtarë. KPA në arsyetimin e këtij vendimi, thekson se prokurori Cani nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë.
-
-
Shkrumbohen nga flakët në orët e para të mëngjesit shtëpitë e dy vëllezërve në Tropojë, shpëtojnë mrekullisht familjarët (VIDEO)
27 Shkurt 2020, 09:29Të paktën 5 persona të një familjeje kanë shpëtuar mrekullisht pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Zjarri fillimisht ra në apartamentin e Dedë Sokolit dhe u përhap më pas edhe në shtëpinë e vëllait të tij, Gegës.
-
Lleshaj: Ka ardhur koha të zbatohet një model europian për sigurinë rrugore (VIDEO)
27 Shkurt 2020, 09:23 -
Shishtaveveci zbardhet nga dëbora, reshje shiu në zonat e ulëta (FOTO)
27 Shkurt 2020, 09:13 -
Armë pa leje dhe kapele policie, arrestohet 26-vjeçari në Durrës
27 Shkurt 2020, 08:54Një 26-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi pas kontrollit në banesën e tij u gjetën armë zjarri pa leje dhe një kapele policie.
-
Iu gjetën 13 kg kanabis në dy makina, arrestohen tre persona në Gramsh
27 Shkurt 2020, 08:37Tre persona janw vënë në prangat e policisë pasi janë kapur me 13 kg lëndë narkotike kanabis në automjetet me të cilat udhëtonin. Në pranga janë vënë: V. P., 31 vjeç, N. B., 44 vjeç dhe Xh. K., 29 vjeç, lindur në Gramsh.
-
Ndryshimet në Kodin Rrugor, rritet gjoba për alkoolin: 40 mijë lekë nëse bën aksident tapë rikthehesh në auto-shkollë! Deri në 30 mijë lekë për celularin
27 Shkurt 2020, 08:21Publikohen propozimet për ndryshimet në Kodin Rrugor. Deri në 40 mijë lekë gjoba për alkoolin dhe heqje e patentës me 2 vjet. Rikthim në autoshkollë nëse një shofer i dehur bën aksident. 5-15 mijë lekë gjoba për përdorimin e celularit, dhe dyfish më e lartë nëse je përsëritës 3 herë brenda vitit. Gjobë nga 10-20 mijë lekë për shoferët që nuk ruajnë distancën e sigurisë dhe përdorin dritat e gjata. Deri në 3 mijë lekë gjobë për shoferin nëse ka pasagjerë pa rrip sigurimi. Deri në 10 mijë lekë gjobë për parakalimin e gabuar. Deri në 8 mijë lekë për ata që nuk respektojnë përparësinë.
-
Edhe Fushë-Kruja zbardhet nga breshëri, nuk raportohet për dëme (VIDEO)
27 Shkurt 2020, 08:08 -
-
Vrau ish- gruan dhe kunatin në Mirditë/ 47-vjeçari kishte tentuar vetëvrasjen në burg në 2017...ende në arrati
27 Shkurt 2020, 08:03Teksa vijon të jetë në arrati, detaje të reja kanë dalë në dritë, në lidhje me autorin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e së martës në Kodër-Rrëshen të Mirditës.
-
Tirana 'zgjohet' nga breshëri! Kukësi, Korça, Elbasani dhe Bulqiza zbardhen nga dëbora! (VIDEO)
27 Shkurt 2020, 07:45Mëngjesin e sotëm Tirana është 'zgjuar' nga reshjet e breshërit. Në pak minuta rrugët e kryqytetit janë zbardhur nga breshëri. Ndërkohë që më pas në vend kanë nisur reshjet e shiut. Më pas në kryeqytet kanë nisur edhe reshjet e shiut.
-
Shi në zonat bregdetare, borë në male! Ja kur do rikthehen ditët me diell
27 Shkurt 2020, 07:17Nuk do duhet të prisni shumë për ditët e me diell, pasi pasditen e sotme do të ketë një rikthim të kthjellimeve në vend. Sa i përket kontinenti, Europa Jugore paraqitet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët mbetet mbizotërues, e ndërsa tjetër vijon me vranësira dhe reshje shiu e dëbore.
-
Vdekja e Nexhmije Hoxhës/ Shkrimtari: Shqiptarët janë gëzuar, iku një person aq shumë i urryer
26 Shkurt 2020, 22:50Në Tiranë vdiq në moshën 99 vjeçare Nexhmije Hoxha, gruaja e diktatorit Enver Hoxha, i cili sundoi Shqipërinë me grusht të hekurt për dekada me radhë. Vdekja e saj u njoftua sot nga familja. Pas rrëzimit të diktaturës, në vitin 1992, Nexhmije Hoxha, e njohur si Zonja e Zezë e Ballkanit, u arrestua dhe u dënua me burgim për shpërdorim të fondeve qeveritare.
-
Gati për t'u nisur në Itali/ Era e fortë përplas tre tragete me njëri-tjetrin në portin e Durrësit
26 Shkurt 2020, 21:13Shmanget përplasja e trageteve në portin e Durrësit. Për shkak të erës së fortë dhe detit të trazuar 3 tragete të cilët gjenden në port janë fërkuar me njëri tjetrin.
-
Transportonin refugjatë nga Korça drejt Tiranës, arrestohen dy persona
26 Shkurt 2020, 21:03Dy persona u arrestuan në flagrancë duke transportuar refugjatë në mënyrë të jashtëligjshme në afërsi të Maliqit në Korçë.
-
Njësia kërkimore/ Shkencore e Sizmologjisë dhe Gjeoshkencës paraqet raportin për Komitetin e Rindërtimit
26 Shkurt 2020, 20:30Vetëm një muaj e gjysmë pas konstituimit, Njësia e Kërkim-studimit të sizmologjisë dhe gjeoshkencës ka përgatitur raportin për masat që duhen marrë për futjen e Eurokodit si dhe për garantimin e ndërtimeve të qëndrueshme e rezistente.
-
Fshehën kokainën në çakmak, dy të arrestuar, mes tyre një shqiptar
26 Shkurt 2020, 19:45Vendi që kishin gjetur dy të arrestuarit për të fshehur drogën habiti dhe policinë italiane, brenda një çakmaku, që pasi ishte zbrazur nga gazi, ishte përdorur si enë për dozat.
-
Vrasja e grave alarmon Kuvendin, deputetët: Ndryshime urgjente në Kodin Penal, deri në 10 vjet burg vetëm për dhunë
26 Shkurt 2020, 18:46Si po i vret gratë shqiptare Kodi Penal në Shqipëri, Fatmir Kolecaj që vrau dje ish-gruan ishte dënuar me vetëm 10 muaj burg për dhunë, me ndryshimet e propozuara do dënohej nga 2 deri në 10 vjet.