Kronikë
-
12 Janar 2020, 12:51
-
'KËSHTU PUTHET NJË GRUA!', Braçe kujton viktimat e dhunës së kësaj jave përmes fotos dhe tingujve të Ennio Morricone-s (VIDEO)
12 Janar 2020, 11:51Kujtojmë që gjatë kësaj javë kanë ndërruar jetë shumë gra të pafajshme, vajza që u vra në Australi bashkë me bashkëshortin e saj, nga babai, rasti i Paskuqanit, ku kunati vrau kunatën, apo rasti ekstrem i Mallakastrës, ku nipii bashkëshortit bashkë me shokët e tj përdhunojnë dhe vrasin gruan 50-vjeçare.
-
Vodhën një makinë, arrestohen tre persona në Elbasan! 22 vjeçari në Librazhd e pëson pasi i mori me mashtrim 500 mijë lekë një vajze
12 Janar 2020, 11:53Të arrestuarit janë L. B., 25 vjeç, banues në fshatin Valas, Elbasan, F. J., 27 vjeç dhe A. Zh., 20 vjeç, banues në Cërrik. Ndërsa në Librazhd për mashtrim është arrestuar A. K., 22 vjeç.
-
Njoftim i rëndësishëm për qytetarët që do të udhëtojnë drejt Italisë me avion
12 Janar 2020, 11:51Të gjithë pasagjerët që do të fluturojnë drejt Italisë atë ditë, para nisjes në aeroport, këshillohen të informohen pranë kompanisë për statusin e fluturimit të tyre.
-
Mashtrimi i dytë/ Pronarët e ‘Belle Air’ fshihen edhe pas ‘Fly Ernest’ (Investigimi dhe dokumentet)
12 Janar 2020, 10:52EKSKLUZIVE/ Pezullimi i licencës së “Fly Ernest”, që dje ka ndërprerë të gjitha fluturimet, ka lënë në baltë mijëra udhëtarë që kishin blerë bileta te kjo kompani. Ky falimentim duket se i ngjan skandalit të kompanisë “Belle Air” që falimentoi në vitin 2013. Pas një investigimi, Report Tv ka zbuluar se pas kompanisë "Fly Ernest" fshihet familja Xhelo, ortake gjithashtu e kompanise "Belle Air". Ilir Xhelo, ish-pronari i ‘Belle Air’ shiti 52 mijë bileta në 2013 dhe me pas shpalli falimentimin duke lene nje borxh prej 56 milione euro.
-
Ishte në kërkim nga 2013 për kultivim kanabisi, mirditori i dënuar 5 vite burg kapet në Francë
12 Janar 2020, 10:36Tom Kaçi, sipas policisë në bashkëpunim me një tjetër person në zona të thella malore të rrethit Mirditë kultivonte kanabis dhe më pas e transportimin në drejtim të zonave urbane të Mirditës.
-
Abuzimet me pronat në Durrës/ Gjykata liron 'shefat', lihen në burg specialistët e sekretarët (VIDEO)
12 Janar 2020, 10:21Pas një seance maratonë që ka nisur në orën 09:00-19:30, gjykata e Durrësit ka lënë të lirë 10 nga 19 policët dhe zyrtarët e arrestuar për abuzimet me pronat. Gjyqtari Paulin Cera ka vendosur që të lërë të lirë "shefat" dhe në burg ndihmës specialistët e sekretarët, si dhe vetëm një ndërtues. Burime për Report Tv bëjnë me dije se vendimi i gjyqtarit ka hasur kundërshtinë e vetëm njërit prej të arrestuarve i cili mësohet të ketë thënë "kjo nuk është drejtësi".
-
Terminali i ri i autobusëve ndërqytetas, nga sot nis punën te kthesa e Kamzës
12 Janar 2020, 10:03Mëngjesin e sotëm të gjithë autobusët e linjave të jugut dhe të veriut janë vendosur në këtë terminal të ri provizor. Terminali i ri ofron më shumë vende qëndrimi për autobusët, ndërkohë Bashkia e Tiranës ka marrë masat për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve brenda qytetit përmes transportit urban.
-
Dhunonte gruan dhe e kërcënonte se do e vriste me kallash, arrestohet 50-vjeçari në Lezhë
12 Janar 2020, 09:59Pas denoncimit nga gruaja e dhunuar, u arrestua 50-vjeçri Z.K. Këtij të fundit i janë sekuestruar edhe një kallash, 760 fishekë si dhe 10 m fitil zjarrpërcjelljës.
-
U dëmtuan nga tërmeti i 21 shtatorit, Xhaçka inspekton punimet për rindërtim: 233 familje së shpejti me strehë të re (FOTO)
12 Janar 2020, 09:41Punimet për shtëpitë e reja, bazuar në projektet e hartuata nga Insituti i Ndërtimit në bashkëpunim me pushtetin vendor, kanë nisur javë më parë. Procesi i rindërtimit po vijon për t'u dhënë shumë shpejt 233 familjeve shqiptare një strehë të re.
-
Zbardhen nga dëbora, Dardha, Voskopoja e Erseka! ARRSH: Në këtë aks nevojiten zinxhirët (VIDEO)
12 Janar 2020, 09:16Nëse keni vendosur që këtë të diel ta kaloni pranë një vendi me dëborë, atëherë qarku i Korçës është një nga destinacionet e duhura, pasi zonat turistike si Dardha, Voskopoja dhe Erseka janë zbardhur nga dëbora.
-
Një ndër 100 gratë më me influencë në botë! Ish-deputetja socialiste Rudina Seseri flet për sukseset, sfidat dhe jetën e saj (VIDEO)
12 Janar 2020, 08:36Ajo është themeluese dhe partnere menaxhuese e kompanisë “Glasswing” që ka investuar mbi 100 milion dollarë në biznese të shumta, me një fokus tek Inteligjenca Artificiale. Revista “Entrepreneur” e radhiti zonjën Seseri në fund të vitit të kaluar, mes 100 grave me të fuqishme në biznes në Shtetet e Bashkuara.
-
Policia 'në këmbë gjatë fundjavës', për 5 orë pezullon 17 patenta, lëviznin me 170 km/h (VIDEO)
12 Janar 2020, 08:10Kontrollet po vijojnë edhe me alkool/testues drager për të ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkooli apo në gjendje të dehur duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
-
Reshje shiu e dëbore në të gjithë vendin, zbardhet Dibra e fshatrat turistike të Korçës (VIDEO)
12 Janar 2020, 07:25Ditën e sotme i gjithë vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, ku nuk kanë munguar reshjet e shiut dhe të dëborës. Temperaturat e ajrit edhe pse janë rritur lehtë në mëngjes kanë filluar rënien gjatë mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 13°C
-
Derbi Partizani - Tirana, tym në stadium dhe grushte mbas lojës. Kamerat kapin momentet /Emisioni 112
11 Janar 2020, 20:54Emisioni "112" për këtë javë ka në fokus derbin Partizani - Tirana. Do të jemi me Policinë e Shtetit në momentet para marrjes së detyrës për mbarëvajtjen e ndeshjes deri në orët e vona të mbrëmjes. Në stadiumin "Air Albania" derbi nisi me hedhje flakadanësh dhe kapsollash në fushë nga tifozët ndërsa policia ka filmuar personat nga salla e komandimit që ndodhet në stadium. Pas mbarimit të ndeshjes në një zonë të kryeqytetit, një grup i tifozëve të Tiranës u konfliktuan me disa tifozë të Partizanit ndërsa efektivët e ndodhur pranë reaguan menjëherë duke kryer edhe shoqërime. Kamerat e qytetit kanë kapur këto momente.
-
Risia e qytetit ekologjik/ Belshi ndriçim publik me panele diellore...Ambasadori bullgar-politikës: Nisni dialogun, drejtimi i OSBE ogur i mirë
11 Janar 2020, 20:28Ky projekt i nisur nga sot në Bashkinë Blesh shihet si një risi për një ndriçim publik me kosto zero nga përdorimi i energjisë diellore. Ndriçimi me panele diellore do të shtrihet në 4 fshatra të bashkisë Belsh nga ku përfitojnë 3400 banorë të zonës.
-
Vlorë/ Përmbyset makina, shpëton mrekullisht shoferja! Në Korçë përplasen dy automjete (VIDEO)
11 Janar 2020, 19:09Shqiptarja.com sjell fotot nga aksidenti ku duket automjeti i përmbysur.
-
Gati targat 'moderne' për makinat, të pajisura me barkod dhe elementë sigurie (VIDEO)
11 Janar 2020, 18:07Ndryshojnë targat e makinave. Targat e reja janë gati dhe do të përdoren deri më 31 dhjetor të 2022. Këto targa janë me element të shtuar të sigurisë, më të modernizuara dhe të përafruara me legjislacionin e BE. Të gjitha targat kanë të stampuar një barkod dhe numër serial unik,dhe do të mund të vendosen tek ato mjete që bëjnë targa të reja gjatë kësaj kohe.
-
DËSHMIA e krimit gjakftohtë dhe të planifikuar! Kunati vrasës fjeti 12 orë dhe u arrestua në gjumë: Isha betuar ta...
11 Janar 2020, 17:12"Krimin e kisha planifikuar më përpara por jo se kur, por një ditë do e bëja për këtë arsye nuk i dilja para Enkeledës që mos të krijoja dyshime", është dëshmia e 34-vjeçarit që dy netë më parë vrau kunatën e tij.
-
U thonë se është pezulluar, por puna vijon! Banorët në protestë: Kompania gurore po na dëmton ujin e pijshëm (VIDEO)
11 Janar 2020, 16:48Gjatë ditës së sotme banorët e Postribës kanë protestuar pasi një firmë gurore sipas tyre po dëmton ujësjellësin dhe të gjitha burimet natyrore të zonës. Banorët shprehen se u kanë dërguar shkresë institucioneve për këtë situatë por sërish punimet kanë vijuar.