Kronikë
-
Gjykata e kishte mbyllur në shtëpi, por shkodrani theu masën dhe tentoi të vjedhë një banesë (VIDEO)
I arrestuari është Tom Verri banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.
22 Janar 2020, 10:21 -
Arben Kraja drejton komisionin e vlerësimit për kreun e BKH-së, 3 kanidatura vijnë nga SHBA
22 Janar 2020, 10:18Burime për Report Tv bëjnë me dije se në se në SPAK për kreun e BKH ka kandiduar edhe kreu i task forcës në Policinë e Shtetit, Artan Shkëmbi. Ky i fundit ka drejtuar edhe operacionin 'Forca e Ligjit'.
-
Zbulohet 'spiuni', 2 në kërkim! Gruaja e biznesmenit rrëfen përleshjen me grabitësit: Hynë duke trokitur, burrin e mbyllën në tualet, kërkonin kasafortën
22 Janar 2020, 10:00Policia ka shpallur në kërkim dy persona për tentativën e grabitjes mbrëmjen e së dielës në Tiranë ku mbetën të plagosur çifti i biznesmenëve Petrit dhe Aferdita Laze. I dyshuari i parë është një banor i zonës në Allias me precedent penal, i cili nuk është gjetur në banesë nga kontrollet dhe është shpallur në kërkim. I dyti është i afërm i familjes Laze. Policia dyshon se i afërmi të dhënat për hyrjen në banesë mund t'i ketë marrë nga i njohuri i tij që punonte në biznesin e çiftit Laze. Sipas Afërdita Lazes dy autorët ishin djem të rinj të moshave rreth 18- vjeç.
-
Vrau burrë e grua për një mur në Gjirokastër, Prokuroria kërkon burg përjetë për Apostol Kostan
22 Janar 2020, 09:59Apostol Kosta është arrestuar në 25 tetor 2017, ditën kur dhe ka kryer krimin e rëndë. Krimi i rëndë ndodhi në rrugën “Sokaku i të marrëve“ në Gjirokastër, ku shkak ka qenë konfliktet gjyqësore, për shembjen e një muri. I pandehuri Kosta ka vrarë çiftin me armë zjarri, ndërsa nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë konstatuar edhe dy granata.
-
Kukësi nën 'pushtetin' e mjegullës, vështirësohet qarkullimi i makinave në qytet dhe në Rrugën e Kombit (VIDEO)
22 Janar 2020, 09:30Në qytet dhe në zonat përreth ka prezencë të ngricave dhe të brymës. Mjegulla e dendur është përhapur edhe në një pjesë të madhe të Rrugës së Kombit duke kufizuar kështu shikueshmërinë e përdoruesve të këtij aksi rrugor.
-
Frikë nga rrjedhja e informacionit/ Veliu urdhër policëve: Hiqni telefonat! Agjentët çdo ditë raport
22 Janar 2020, 09:30Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka dhënë dy urdhra. I pari lidhet me heqjen e telefonave nga efektivët e policisë gjatë shërbimit për të shmangur rrjedhjen e informacionit apo dekonspirimet. Urdhri i dytë lidhet me agjentët e policisë, për të cilët Veliu ka kërkuar që në fund të ditës të përpilojnë një procesverbal mbi rutinën, cfarë kanë hetuar, kontrolluar apo takuar gjatë ditës.
-
KLSH: Midhjet që konsumojmë nuk kontrollohen! 'Bujqësia' ka dështuar me peshkimin e paligjshëm
22 Janar 2020, 09:00KLSH-ja deklaron se në qendrën e grumbullimit të midhjes në Sarandë nuk figuron që e gjithë sasia e prodhuar të kalojë në qendër për certifikim, etiketim apo depurim sipas klasifikimit. Pra, sipas raportit, sasia e midhjeve të hedhura në treg nuk kontrollohet sipas kërkesave ligjore. Një tjetër probmelatikë lidhet me rasatin e Koranit në Lin dhe Krapit në Zvezdë.
-
Angli/ Vrasja e 'mbretit' shqiptar të drogës para syve të familjes, arrestohet një 'kickboxer' 22-vjeçar
22 Janar 2020, 08:18I riu i arrestuar për vrasjen e Beqirit thuhet se është me origjinë tuniziane, megjithatë ai mohon çdo përfshirje në vrasje dhe është zotuar të luftojë për të mos u ekstraduar në Mbretërinë e Bashkuar.
-
'Siguria' kalon amnistinë me dy ndryshime! Penalizohen hajdutët, përfitojnë ndërtuesit pa leje! Braho: Të lirohen të gjitha gratë
22 Janar 2020, 07:40Komisioni i Sigurisë Kombëtare miratoi në mbledhjen e sotme vendimin e qeverisë për amnistinë, por me dy ndryshime. Ndryshimi i parë lidhet me penalizimin e të gjithë atyre që janë dënuar për shkak se kanë vjedhur. Në amnisti u miratua edhe propozimi i dytë i Felajt, që ata që janë dënuar për ndërtim pa leje të lirohen nga burgu.
-
Rriten lehtë temperaturat, ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
22 Janar 2020, 07:28Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mesdita mbetet konstante duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -4°C deri në 13 °C.
-
Kërcënimet e Iranit, SHISH dhe Anti-Terrori 'blindojnë' kufirin! U hiqet leja e qëndrimit dy irakianëve
21 Janar 2020, 21:24Thamer Ali Radhi Zaidawi dhe Odai Mohammad Saleem Albeik, kanë kundërshtuar në gjykatë urdhërin për heqjen e lejes së qëndrimit në Shqipëri. Pritet dëbimi i personave të tjerë.
-
-
Vlorë- RENEA aksion në fshatin ku u arrestua i shumërkërkuari pas shkëmbimit të zjarrit me policinë
21 Janar 2020, 21:09Forcat RENEA kanë ndërmarrë mbrëmjen e sotme një aksion në Vlorë. Mësohet se kontrollet po vijojnë në fshatin Hoshtimë ku pak ditë më parë ra në pranga Xhevahir Jonuzi i shumëkërkuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1999.
-
Arrestimi i shqiptarit me Itali me gjysmë milionë euro heroinë, del VIDEO-ja e operacionit... vendi 'sekret'në kamion ishte fshehur droga
21 Janar 2020, 19:51Mësohet se droga ishte fshehur në hapësirën mes dy sediljeve dhe bashkë me të u gjetën dhe 3700 euro. Sipas hetuesve në shtetin fqinj, këto para janë fituar nga aktiviteti kriminal.
-
Shkëmbim inspektorësh për të shmangur korrupsionin! Lëvizjet e fundit të 'Tatimeve' në Tiranë, Durrës dhe Fier
21 Janar 2020, 19:16Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vendosur të vërë në zbatim një taktikë të re për të rritur kontrollet dhe efikasitetin e saj, ndaj subjekteve që u shmangen detyrimeve tatimore.
-
Spitali i ri kirurgjik pas 90 vitesh, mjeku shpjegon risitë
21 Janar 2020, 18:56 -
Lezhë- Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me të miturën me aftësi të kufizuara, gjykata lë në burg 60-vjeçarin
21 Janar 2020, 18:37Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se i moshuari i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.
-
Avokati: Vrasjet i bëri shteti, Berisha është koka! 21 Janari kalon në SPAK vetëm si 'grup i strukturuar kriminal'
21 Janar 2020, 17:529 vite pas 21 janarit me vetëm 2 të dënuar shpresa e familjarëve të viktimave është SPAK. Për avokatin Idajet Beqiri dhe gazetarin e Shqiptarja.com Adriatik Doçi mundësia që SPAK të hapë dosjen e 21 janarit është nëse ngrihen akuza për grup të strukturuar kriminal.
-
'Rrimë sipër shtetit'! Policia ndalon të riun dhe e çon në komisariatin ku bëri 'karshillëk': Sfidë kujt cenon sigurinë
21 Janar 2020, 17:54VIDEO/ Pas transmetimit të lajmit në Shqiptarja.com, Policia Rrugore identifikuar dhe shoqëruar shoferin që bëri veprim të rrezikshëm para komisariatit duke xhiruar gomat. Policia, thotë se veç masave administrative për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, ndaj 29-vjeçarit, B.Bresha, do të nisin edhe veprimet për procedimin penal të tij për sjelljet e rrezikshme në rrugë. "Sfidë kujtdo që cenon sigurinë. Denonco drejtuesin e keqedukuar. Manifesto rregull, qetësi në makinë", apelon policia.
-
Parakalimi i gabuar i merr jetën 22-vjeçarit në Kavajë, përplaset me trafikndarësen dhe del nga rruga
21 Janar 2020, 17:33Aksidenti ka ndodhur ditën e sotme reth orës 17:05 në aksin rrugor Rrogozhinë- Kavajë, ku makina me të cilën po udhëtonte 22-vjeçari O.L u përplas me trafikndarësen, duke humbur jetën.