Kronikë
-
Policia ka vijuar edhe sot kontrollet lidhur me garbitjen e ndodhur në datë 9 prill në aeroportin e Rinasit.
22 Prill 2019, 10:19 -
Lapraka mbetet pa drita, OSHEE: Probleme në rrjet
22 Prill 2019, 10:09Që prej ditën së djeshme një pjesë e Laprakës në kryeqytet ka mbetur pa energji elektrike për shkak të një defekti në rrjet. OSHEE njofton se tashmë defekti është gjetur dhe pritet që riparimi i tij të kryhet brenda 60 minutave.
-
Ish-imami i arrestuar për terrorizëm nga amerikanët në Afganistan, një nga grabitësit e eurove në Rinas (Detajet+FOTO)
22 Prill 2019, 09:38Gati dy javë nga grabitja në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, ku mbeti i vrarë Admir Murataj është arrestuar njëri nga autorët e grabitjes dhe tre bashkëpunëtorë. Të arrestuarit janë Olition Veseli, që ka qenë në pistë në momentin e grabitjes, ndërsa bashkëpunëtorët janë; Aldon Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Cela, nga Elbasani dhe nga Kruja. Aksione në Tiranë, Elbasan, Durrës. Lëshohen 12 urdhër ndalime, pritet ekzekutimi i arrestimeve te tjera. Në kërkim është edhe Eldi Çala, vellai i Klement Çalës, në servisin e të cilit dyshohet se u modifikua furgoni i grabitjes me mbishkrimin "Hetimi Tatimor".
-
Sot Dita Ndërkombëtare e Tokës/ Meta: Kurorat e gjelbërta po shkatërrohen nga ndërtime pa kriter
22 Prill 2019, 09:17Presidenti Ilir Meta ka përcjellë një mesazh për ruajtjen e natyrës në ditën ndërkombëtare të tokës. Ai thotë se kurorat e gjelbërta në vendin tonë janë dëmtuar nga ndërtime pa kritere duke e quajtur këtë proces një regres që duhet të marrë fund.
-
Përkeqësohet moti/ Drejtoria detare apel: Siguroni mjetet në port, rrisni gatishmërinë
22 Prill 2019, 09:01Dita e sotme dhe dita e nesërme pritet te shoqërohen me përkeqësim të ndjeshëm të motit. Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bere apel per portet te marrin te gjitha masat e per te qene ne gatishmeri.
-
Elbasan/ Plagosi me thikë një person, arrestohet 30-vjeçari
22 Prill 2019, 08:55Një 46-vjeçar nga qyteti i Elbasanit ka mbetur e plagosur me thikë. Policia ka vënë në pranga autorin me iniciale A.H., 30 vjeç.
-
Vranësira dhe rritje temperaturash, ja si do jetë moti sot
22 Prill 2019, 07:48Sipas Meteoalb, moti ditën e sotme do të dominohet nga vranësira ndërsa temperaturat do të rriten lehtë në mëngjes por edhe gjatë ditës, duke variuar nga 7 në 25 gradë celsius.
-
Plagosen 7 persona në një aksident në Lushnje, mes tyre dhe tre fëmijë të mitur (VIDEO)
21 Prill 2019, 21:17Shtatë persona kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti në rrugën nacionale Lushnje-Berat si pasojë e përplasjes së një automjeti tip Benz me një Toyota Yaris. Mes tyre janë edhe 3 fëmijë të mitur të moshave 5, 7 dhe 13 vjeç. Ata janë dërguar në spitalin e Lushnjës ku po marrin dhe ndihmën e nevojshme mjekësore
-
Grabitja në Rinas/ Policia arreston 4 persona nga Elbasani
21 Prill 2019, 19:59Policia e Shtetit ka arrestuar katër persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me grabitjen e ndodhur në datën 9 Prill në aeroportin e Rinasit. Mësohet se tre prej tyre janë bashkëpunëtorë ndërsa njëri prej të arrestuarve dyshohet se ka marrë pjesë në grabitje.
-
Ra nga lartësia e kanioneve të Erzenit, policia shpëton 42-vjeçarin
21 Prill 2019, 19:26Një 42-vjeçar që kishte rënë nga lartësia në kanionet e Erzenit është shpëtuar nga policia pak minuta më parë. 42-vjeçari për shkak të rënies kishte dëmtuar këmbën dhe e kishte të pamundur lëvizjen.
-
Ekskluzive/ Ky është servisi ku u bë modifikimi i furgonit 'Hetimi tatimor' për grabitjen e Rinasit (VD)
21 Prill 2019, 19:10Report tv siguron pamjet e servisit ku u modifikua furgoni ‘’Hetimi tatimor’. Ky është servisi në aksin e vjetër në afërsi të Metalurgjikut, i cili sipas burimeve pranë drejtorisë së Policisë në Elbasan, dyshohet të të jetë vendi ku është bërë modifikimi i mjetit që më pas u përdor për supergrabitjen e 9 prillit.
-
Kapen 144 kg kokainë në Maltë, kishte destinacion Shqipërinë e Malin e Zi
21 Prill 2019, 19:10Një sasi prej 144 kg kokainë janë kapur ditën e shtunë në "Freeport" të Maltës e fshehur në tre kontenjetrë. Sipas autoriteteve vendase dy prej kontenjerëve po vinin drejt Shqipërisë ndërsa i treti kishte destinacion Malin e Zi.
-
Plagosje me armë zjarri në Tiranë
21 Prill 2019, 18:49Një 26-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë. Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Mësohet se ai është dërguar në spitalin e Traumës ku po merr dhe ndihmën e nevojshme mjekësore.
-
Urimi ndryshe për Pashkë i Rudina Hajdarit
21 Prill 2019, 18:34Rudina Hajdari ka zgjedhur të kalojë të dielën larg Tiranës, në një zonë bregdetare nga ku ka uruar edhe besimtarët katolikë për kremtimin e pashkëve.
-
'Karta'/ Studentët: Na favorizon nga ana ekonomike, ishte një nga pikat e protestës
21 Prill 2019, 17:48Disa studentë në Universitetin e Tiranës shprehen entuziastë që më në fund do të mund të pajisen me kartën e studentit në muajin maj.
-
Emigranti shqiptar në Greqi: Kandidoj për Parlamentin helen që zëri ynë të kumbojë më fuqishëm
21 Prill 2019, 17:14Fatos Malaj, hidhet në betejën elektorale për t’u zgjedhur deputet në Parlamentin grek, në zgjedhjet që pritet të mbahen në pranverë ose (më e vona) në vjeshtë 2019. Malaj kandidon me “ngjyrat” e Lëvizjes për Ndryshim-KINAL (ish-PASOK) në zonën e parë elektorale të Athinë (A’ Athinë).
-
Përplasen dy automjete në Fier/ 4 të plagosur, një në gjendje të rëndë
21 Prill 2019, 15:06Si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Levan-Fier kanë mbetur të plagosur 4 persona, një prej të cilëve në gjendje të rëndë.
-
Tre aksidente në vend/ 11 të plagosur, mes tyre dhe një familje me tre fëmijë të mitur
21 Prill 2019, 14:52Tre aksidente janë shënuar ditën e sotme në vend, të cilat fatmirësisht kanë qenë pa viktima dhe kanë shënuar vetëm dëme materiale. Aksidentet kanë ndodhur në Korçë, Fier dhe Lushnje duke shënuar një bilanc prej 11 personash të plagosur.
-
Tragjedia në Sri Lanka, Meta: Sulme terroriste mizore ndaj besimtarëve krishterë të pafajshëm
21 Prill 2019, 14:03Ai i konsideron ato si sulme terroriste ndaj besimtarëve të pafajshëm të krishterë dhe se përdoren për agjenda vetjake politike.
-
Treni i Pashkëve, një traditë e veçantë e fëmijëve në Lezhë
21 Prill 2019, 13:43Treni i pashkeve u mbush me femijë, vezë e ushqime dhe udhetoi pergjatë gjithë qytetit. Kjo ishte mënyra e zgjedhur për të bërë pjese të festes të gjithe qytetaret pavarsisht besimit.
