Kronikë
-
Zgjatet afati për Lejet e Drejtimit Ndërkombëtar. Drejtuesit e mjeteve mund të pajisen me patentën ndërkombetare me afat 3 vjeçar pa iu dashur të paguajnë asnjë kostos shtesë.
25 Janar 2019, 06:58 -
'Ishim të dy në makinë kur ai...'/ Arrestohet 28-vjeçari në Elbasan, tentoi të përdhunojë vajzën që kishte dalë për kafe (FOTO+EMRI)
24 Janar 2019, 23:06Burime pranë bluve të Elbasanit thanë se arrestimi i të riut erdhi pas kallëzimit të një vajze të moshës 26-vjeçare e cila ka thënë se kishte dalë me të për t'u njohur. Ndërsa në një moment kur ishin të dy vetëm në makinë, sipas saj, ai ka tentuar ta përdhunojë.
-
U kapën me 52 kilogram marijuanë në makinë, arrestohen 2 shqiptarë dhe 1 serb në Prishtinë
24 Janar 2019, 22:44Tre persona, mes tyre dy shqiptar dhe një serb janë arrestuar nga policia e Kosovës këtë të enjte ku pas një ndjekje me makinë u kapën në aksin Gjilan-Prishtinë, më një sasi prej 52 kg lëndë narkotike.
-
Policia e Shtetit çel dyert për 100 studentë të diplomuar, kriteret që duhet të plotësoni
24 Janar 2019, 22:30Kjo mundësi për 100 studentët e ekselencës ofrohet pas ndryshimeve në Policinë e Shtetit, me të cilin synohet afrimi i kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të policisë kriminale
-
Akuzat për korrupsion/ Pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitje për prokurorin Spartak Çoçoli, burg dy të tjerëve
24 Janar 2019, 20:43Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masat e sigurisë për prokurorin e Gjirokastrës, Spartak Çoçoli dhe dy persona të tjerë të dyshuar si sekserë, të përfshirë në një aferë korruptive.
-
“Lironi fakultetet”, studentët ndahen në dy grupe, një pjesë e vogël protestë para Parlamentit
24 Janar 2019, 20:02Studentët po kërkojnë me ngulm rikthimin e normalitetit në fakultetet e tyre dhe vazhdimin e mësimit. Një pakicë e vogël studentësh vazhdojnë të mbajnë të bllokuar fakultetin e Historisë-Filologjisë, të Drejtësisë dhe të Shkencave Sociale.
-
Fruthi, prindërit nuk vaksinojnë fëmijët, mjekja Vjollca Pallaveshi për Report Tv: Numri i të prekurve ka shkuar 30
24 Janar 2019, 19:49Prekja nga virozat sipas mjekjes Vjollca Pallaveshi nuk duhet të jenë shkak për shtyrjen e vaksinimit, pasi nuk ndikojnë, por përkundrazi rrisin propabilitetin për tu prekur edhe nga fruthi.
-
Vlorë, fshati Trevllazër i harruar nga investimet dhe pa ambulancë, banorët: Mjeku vjen shumë rrallë për vizita
24 Janar 2019, 19:41Edhe pse është një nga fshatrat më të mëdhenj në Vlorë, fshati Trevllazër është lënë në harresë prej më shumë se dy dekadash. Banorët po ikin nga fshati sepse nuk ka rrugë dhe asnjë mundësi për të jetuar. Ata thonë se politikanët kujtohen vetëm në kohë fushatash dhe pasi mbarojnë ato nuk e kthen kokën pas për fshatin e tyre.
-
‘Unaza e re’/ Banorët e Astirit në ditën e 82-të të protestës, Balliu: S'ka më shtet funksional, të bashkohemi për të rrëzuar qeverinë e Ramës
24 Janar 2019, 18:28Banorët e Unazës së Re të njohur si zona e “Astirit” në kryeqytet janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme në protestë për të kundërshtuar shembjen e banesave të cilat preken nga projekti i "Unazës së Madhe". Duke e konsideruar atë të paligjshëm dhe korruptiv ata i kërkojnë qeverisë anulimin e plotë të projektit.
-
Kërkime për naftë në Parkun e Zagorisë? Specialistët kundër: Iniciativa dëmton zonën
24 Janar 2019, 17:59Kërkimet e SHELL për naftë në zonën e Zagorisë ka shkaktuar reagimin e banorëve të zonës por edhe specialistëve të fushës. Ata kundërshtojnë këto kërkime, duke u shprehur se dëmton Parkun e Zagorisë. Nga ana tjetër vetë kompania ka bërtë me dije se nuk do të ketë shpime në këtë Park, ndërsa kryeministri Rama ka konfirmuar se nuk është dhënë asnjë leje e tillë.
-
Lëviznin në korsitë e urbanëve dhe biçikletave, policia ndëshkon drejtuesit e automjeteve (VIDEO)
24 Janar 2019, 17:06Përmes një njoftimi, policia e shtetit ka paralajmëruar drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin kalimin në korsitë e dedikuara.
-
Ambasadori i ri Kinës në Shqipëri, Zhou Ding i dorëzon Letrat Kredenciale Presidentit Meta
24 Janar 2019, 17:15Ambasadori i ri i Republikës Popullore të Kinës, Zhou Ding, i ka dorëzuar këtë të enjte Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
-
Pamje me dron nga baza ajrore e Kuçovës/ Flota ajrore e Enverit e kthyer tashmë në relikë (VIDEO)
24 Janar 2019, 13:30Këta bombardues do vijojnë të qëndrojnë në këtë bazë si relikë. Ish-zotërit e qiellit në vitet e regjimit komunist prej vitesh janë jashtë funksionit. Pasi baza të jetë transformuar nga investimi 50 mln euro i NATO-s, aty do të zbarkojnë avionët luftarakë modernë, F-16.
-
Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, drejtuesi i autobotit humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shkëmbin (FOTO)
24 Janar 2019, 17:01Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në aksin Librazhd-Elbasan, ku një autobot ka dalë nga rruga e për pasojë është përplasur me një shkëmb në anë të rrugës.
-
Senati i kërkon dorëheqjen? Mynyr Koni e mohon: Spekulime të stisura, e vërtetë që studentët kërkuan rinisjen e mësimit
24 Janar 2019, 16:56Gjatë takimit të zhvilluar sot Senati i UT i ka kërkuar rektorit Mynyr Koni të japë dorëheqjen pasi po shkel ligjin duke mos i dhënë zgjidhje ngërçit të krijuar në disa fakultete ku një grup studentësh kanë uzurpuar auditoret. Mirëpo në një reagim për mediat, Koni shprehet se në mbledhje nuk është kërkuar dorëheqja e tij, ndërsa nga ana tjetër pranopn se studentët kërkuan rinisjen e procesit mësimor.
-
Klinikat dentare dyfishojnë çmimet, PD: Qeveria, bashkëpërgjegjëse me heshtjen e saj
24 Janar 2019, 16:11Në një kohë kur stomatologët kanë vendosur të rrisin 100% çmimet e shërbimet dentareve në vend, Partia Demokratike ka reaguar duke akuzuar për këtë vendim edhe qeverinë. Sipas kësaj force politike, qeveria është përgjegjëse pasi ka heshtur pas këtij urdhri të paligjshëm, korruptiv dhe abuziv.
-
Zyrtari belg Roosemont vizitë në Tiranë: Do kthehet mbrapsht çdo emigrant i paligjshëm që kërkon azil në vëndet e BE-së
24 Janar 2019, 15:12Zv.ministrja e Brendshme Voda priti në një takim zyrtar Drejtorin e Zyrës së të Huajve në Belgjikë, Roosemont, ku temë qëndrore diskutimi ishte thellimi i bashkëpunimit për të parandaluar e frenuar fenomenin e azilkërkërkuesve dhe emigracionit të paligjshëm të shtetasve shqiptarë në Belgjikë.
-
Spitali i Elbasanit me rezonancë të re 770 mijë dollarë, Rama: Ishte llahtar, tani ka marrë formë për qytetarët
24 Janar 2019, 13:30Në spitalin e Elbasanit është vendosur një rezonancë e re e cila i ka kushtuar buxhetit të shtetit 770 mijë dollarë. Rama e vizitoi spitalin bashkë me ministren e Shëndetësisë, teksa u shpreh se ky investim e shkurton pritjen në radhë për marrjen e këtij shërbimi.
-
Grabiti me armë banesën e Elton Çiços në 2015, Gjykata e Gjirokastrës jep burg pa afat për Erigers Mihasin
24 Janar 2019, 15:41Prova që mbante Erigers Mihasin pas hekurave, ishin shenjat e tij të gishtërinjve në automjetin që u përdor për grabitjen e shtëpisë së Çiços. Ai u zbulua gjatë hetimeve për përplasjen me armë në ish-bllok, pasi njihej si mik me Ervis Martinajn dhe është shoqëruar për t'u marrë në pyetje. Sot Gjykata e Gjirokastrës vendosi masën e arrestit burg pa afat për Mihasin. Elton Çiço u vra në prill 2016 në Tiranë.
-
Kërkime për naftë në Parkun e Zagorisë? Rama: Nuk bën vaki. E mohon edhe SHELL: S'do kryejmë asnjë aktivitet
24 Janar 2019, 13:50Protestës së banorëve të Zagorisë i është përgjigjur drejtori i kompanisë naftënxjerrëse SHELL në Shqipëri, Rohan D'Souza është shprehur kompania nuk do të kryejë kërkime në këtë zonë. Më herët reagoi kryeministri Edi Rama i cili u shpreh me fjalët se "një gjë e tillë nuk bën vaki".