Kronikë
-
Andi Arapi, 29-vjeç, u gjet në portin e Barit teksa po tentonte të hynte në traget për t’u kthyer në Shqipëri. Përveç tij për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Bettarinit u dënuan edhe tre të rinj të tjerë.
24 Janar 2019, 09:28 -
Iu gjet kanabis gjatë kontrollit të befasishëm, arrestohet vlonjati
24 Janar 2019, 09:07Një person është arrestuar nga policia, pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi kanabisi. I arrestuari është 28-vjeçari me inicialet S.J. banues në fshatin Dhërmi, Himarë.
-
Shtypi i ditës/ Titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme
24 Janar 2019, 08:12Lexoni faqet e para të gazetave për sot, e enjte 24 janar 2019.
-
Kontrolli/ Politikanët do të mbikëqyren edhe 10-vjet pas lënies së funksionit
24 Janar 2019, 07:41Shtesa në projektligj është “kjo kategori klientësh konsiderohen ‘persona të ekspozuar politikisht’ deri në 10 vite pas largimit nga funksioni. Sipas gjykimit të vetë subjektit, ky afat mund të shtrihet edhe përtej 10 vjetësh”.
-
Projektligji/ Mosdeklarimi i parave në kufi, konfiskim deri 50% të shumës
24 Janar 2019, 07:37Qëllimi i këtij projektligji është mbrojtja e sistemit financiar dhe e ekonomisë në tërësi nga kërcënimet e pastrimit të parave, financimit të terrorizmit, duke forcuar integritetin e sistemit parandalues në vend dhe duke kontribuar për paqen dhe sigurinë.
-
Refuzon biznesmeni, Beqja thirret për herë të tretë në prokurori, nuk dëshmon për Ervis Martinajn
24 Janar 2019, 07:33Prokurori Kreshnik Ajazi, ai që ditën e martë ka zhvilluar një takim me Ylvi Beqjan, duke i kërkuar këtij të fundit që të dëshmojë në prokurori lidhur me këkrcënimet dhe kanosjet që ka pasur nga Ervis Martinaj.
-
Gjurma e gishtit/ Masakra tek Blloku zbuloi grabitësin e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë
24 Janar 2019, 07:27Erigers Mihasi u tradhtua nga gjurmët e gishtit ju fiksuan në polici, i doli e njëjtë tek grabitja
-
Trafikant i drogës dhe i prostitucionit, arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Itali
23 Janar 2019, 20:41Një 36 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike, mbajtjes së armëve të zjarrit dhe shfrytëzimit të prostitucionit në Bergamo, të Italisë.
-
Administrata/ Ja ku do të rekrutohen mbi 1300 punonjës të rinj në 2019, mes tyre studentët ekselentë
23 Janar 2019, 19:55Report Tv zbardh vendimin e plotë me institucionet ku do të emërohen punonjësit e rinj dhe afatin duke filluar nga Kryeministria, Kuvendi, ministritë deri te agjencitë shtetërore.
-
Ruçi: Po pastrojmë “hauret e Avgjisë” së sistemit të drejtësisë
23 Janar 2019, 19:42Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi mori pjesë këtë të mërkurë në përurimin e programit të fondacionit britanik "Westminster", ku është shprehur se ky një hap i rëndësishëm për zhvillimin e demokratizimit dhe jetës politike të një vendi.
-
‘Nëse i lejojmë studentët t’i kthehen normalitetit, nuk ka lajme’/ Videoja që po bën xhiron e rrjeteve sociale
23 Janar 2019, 19:44Në të gjitha fakultetet e vendit, me mijëra studentë prej ditësh i janë rikthyer auditorëve duke rinisur procesin mësimor.
-
Mbyllen hetimet për sulmin ndaj policisë në 2017 në Elbasan, Suel Çela në gjyq për tentativë vrasje (Dinamika)
23 Janar 2019, 19:11Djali i biznesmenit Petrit Çela, Suel Çela, që është në kërkim akuzohet për tentativë vrasje ndaj punonjësve të policisë. Ngjarja ndodhi pranë tregut Agroushqimor në Elbasan, ndërsa makina që goditi automjetin e policisë sipas prokurorisë drejtohej nga Suel Çela. Nën akuzë janë edhe Enea Bekteshi, që ndodhet në arrest shtëpie dhe Kelmend Xhaferri në burg.
-
Studentët e Drejtësisë unanimisht: Do fillojmë mësimin në një ambient tjetër, Rektori arrogant
23 Janar 2019, 18:50Së shpejti Pritet që të rifillojë mësimi në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Vendimi u mor pas një takimi mes studentëve të Fakultetit të Drejtësisë dhe dekanit Artan Hoxha.
-
Fluks për kartat e identitetit në Berat/ Qytetarët ankohen për mungesën e sporteleve: Zëmë radhë që në 7 të mëngjesit
23 Janar 2019, 18:27Kartat e reja të identitetit, kanë shkaktuar fluks qytetarësh në dyert e gjendjes civile në Berat. Qytetarët ankohen për radhët e shumta. Ata thonë se u duhet të zënë radhë që në orët e para të mëngjesit, por prap se prap nuk po arrijnë të aplikojnë. Nga ana tjetër prefekti bën thirrje për aplikime brenda afateve.
-
Vijojnë reshjet e dëborës, bllokohen disa zona në Bulqizë dhe Dibër, Emergjencat Civile: Asnjë banor i izoluar
23 Janar 2019, 18:33Disa fshatra të qarkut të Dibrës janë të bllokuara. Po kështu 115 familje në Tërrnovë të Madhe dhe të Vogël janë të bllokuara. Dëbora ka zbardhur edhe disa zona në qarkun e Elbasanit pasditen e sotme
-
Mblidhet personeli akademik i FSHN-së: Rikonfirmojmë mbështetjen, Dekanati të mos pezullojë studentët protestues (Dokumenti)
23 Janar 2019, 18:05Asambleja e personelit akademik të FSHN-së ka bërë me dije se pas mbledhjes së sotme ka vendosur që t'i kërkojë Dekanatit që të mos i penalizojë studentët protestues, si dhe të gjejë rrugët për të bërë zëvendësimin e orëve të parealizuara deri më tani. Ajo ka theksuar edhe me kërkesat e shtruara më tej se vijon të jetë mbështetëse e kërkesave të studentëve.
-
Shkodër/Tentuan të trafikonin kanabis drejt Malit të Zi, arratisen autorët
23 Janar 2019, 17:38Në kuadër të operacionit kundra trafikimit të lëndëve narkotikePolicia Kufitare e Malit të zi ka sekuestruar këtë herë një sasi prej 18 kg drogë e llojit kanabis, ndërsa në pranga është vendosur një 54 vjeçar.
-
Dita e 81-të e protestës te 'Unaza e Re'/ Balliu: S'do të ketë më një pinxho kryeministër, do të përballet me qytetarët
23 Janar 2019, 17:40Si gjithmonë në mbështetje të tyre kanë qenë edhe eksponentë të opozitës, sikurse deputeti demokrat Klevis Balliu. Ai u bëri thirrje banorëve që të mbledhin miqtë edhe të afërmit, në mënyrë që të rrëzojnë sa më parë nga pushteti kryeministrin Edi Rama, që sipas tij është fajtori kryesor për projektin "korruptiv" dhe "antiligjor"
-
Shqiptari i murosur në Itali, kushëriri tregon bisedën e fundit: Më tha Shqipëria nuk bëhet dhe iku
23 Janar 2019, 17:33Pak ditë më parë një shqiptar u gjet i murosur në një vilë në Genova të Italisë. Bëhet fjalë për 48-vjeçarin Astrit Lamaj nga fshati Trevllazën i Vlorës. Lamaj rezultonte i zhdukur për familjarët që prej 5 vitesh. Trupi i pajetë akoma nuk është sjellë në vendlindje ndërsa familjarët e tij kanë hapur dyer e mortit.
-
Itali/ Grabitje me vlerë 400 mijë euro, arrestohen 3 'akrobatët' shqiptarë (Emrat)
23 Janar 2019, 17:03Hajdutët shqiptarë kishin si shënjestër vetëm vilat dhe apartamentet lukzoze. Kryesisht, ata i planifikonin vjedhjet e tyre me detaje dhe më pas i realizonin në orët e vona të pasdites. Sikurse përshkruhet nga mediat italiane, shqiptarët ishin të aftë për t'u ngjitur nëpër tubat e gazit, edhe nëpër disa kate, e më pas hapnin dyert dhe dritaret dhe hynin në shtëpi.