Kronikë
-
Mediat italiane shkruajnë se në vijim të hetimeve që kanë nisur nga viti 2017, policia italiane ka ekzekutuar 13-urdhër arreste. Mbi ta rëndojnë akuzat e organizimit të strukturuar mafioz, zhvatjes e kërcënimit të dhunshëm, etj.
25 Janar 2019, 11:01 -
Aksident te tuneli i Krrabës, makina përplaset me autobusin me targa greke
25 Janar 2019, 10:46Nga aksidenti në dalje të tunelit të Krrabës në aksin Tiranë-Elbasan, nuk raportohet për persona të lënduar.
-
Kërkoi favore seksuale për t'i dhënë kujdestarinë e fëmijës gruas, Apeli i Krimeve lë në burg gjyqtarin e Fierit
25 Janar 2019, 10:00Gjytari i Fierit, Roland Hysi dhe psikologia Elona Meçani do vijojnë të qëndrojnë në burg. Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masat e arrestit të dhëna disa ditë më parë nga shkalla e parë. Gjyqtari u denoncua me video nga një grua në një emision investigativ teksa i kërkonte favore seksuale dhe para t'i dhënë asaj kujdestarinë e fëmijës pas divorcit.
-
Vijojnë reshjet e dëborës në Dibër dhe Kukës, ngricat sjellin vështirësi në akset rrugore (Situata)
25 Janar 2019, 09:49Reshjet e shiut prej disa ditësh kanë mbizotëruar në pjesën më të madhe të vendin tonë, ndërsa në zonat malore në veri dhe verilindje vijojnë të jenë në formë dëbore, kryesisht në qarkun e Dibrës dhe të Kukësit ku temperaturat arrijnë deri në -10 gradë celcius.
-
Ndalohen 10 emigrantë sirianë, 7 prej tyre në Shkodër dhe 3 në Malësi të Madhe
25 Janar 2019, 09:52Krahas tyre është ndaluar edhe drejtuesi i mjetit që po transportonte tre prej tyre për në Malësi të Madhe. Sirianët e ndaluar mendohet se kanë hyrë në mënyrë ilegale në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër nga Greqia, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.
-
Ish-komandanti i bazës së Kuçovës për Report Tv: Ngritja e avionëve të NATO-s, siguri për vendin dhe rajonin
25 Janar 2019, 09:33Flamur Hoxha komenton ardhjen e komandantit të Forcave Ajrore të NATO-s Tod Wolters në Tiranë. Ish-komandanti i Bazën Ajrore të Kuçovës ndalet edhe tek rikthimi në funksion i kësaj baze. Sipas tij, krijon kushte të favorshme për sigurinë e vendit dhe rajonin.
-
Të shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohen tre persona, një prej tyre i dënuar në 2015-n
25 Janar 2019, 09:01Me banim në Lushnje, Berat dhe Elbasan. Teksa njëri prej tyre është dënuar nga gjykata e qytetit me një vit burg, dy të tjerët kanë marrë vitin e kaluar masën e sigurimit "arrest me burg".
-
Ekskluzive/ 'Thuaju të ulen te kafja', dy turqit e heroinës së Hasit takuan 'Ronin e Shijakut' dhe Admir Hoxhën në Durrës, zbardhen përgjimet
25 Janar 2019, 08:49Dy turqit, Iskender Sale dhe Nejdet Cesuroglu, ky i fundit u gjet i vdekur një ditë më parë në një banesë në Mitrovicë dhe një shtetas nga Kosova me emrin Xhemal Shalla, kanë takuar në Durrës, kushërinjtë Hekuran dhe Admir Hoxha, lidhur me fshehjen e heroinës që do përpunohej dhe më pas do trafikohej drejt vendeve të BE, përmes Portit të Durrësit. Shqiptarja.com publikon të plota bisedat telefonike mes Ronit të Shijakut, Admir Hoxhës dhe një personi tjetër.
-
Peqin/ Konflikt në familje, i ati plagos me thikë të birin, arrestohet 64-vjeçari
25 Janar 2019, 08:34Sherri midis at e bir ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Vashaj. Sipas policisë, 64-vjeçari e ka qëlluar me thikë të birin për motive të dobëta.
-
Numri i duhanpirësve në Shqipëri është ulur përgjatë një dekade me 7%
25 Janar 2019, 08:14Sipas një ankete të INSTAT, pirja e duhanit dhe cigareve ka rënë nga 43% e popullsisë së rritur në 2008 në 35% më 2018-n në meshkujt e moshës 15-49 vjec, teksa është rritur për të njëjtën periudhë me 1 pikë përqindjeje pirja e cigares tek femrat.
-
Shtypi i ditës/ Titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme
25 Janar 2019, 08:04Lexoni faqet e para të gazetave për sot, e premte 25 janar 2019.
-
Operacioni i madh antidrogë që nxori zbuluar pesë grupe kriminale në vend
25 Janar 2019, 07:51Prokuroria ka kërkuar arrestimin e 44 personave. Sipas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, të zbardhur nga "Shqiptarja.com", rezulton se organizatat kriminale më me zë në vend kanë lidhje me njëra-tjetrën. Konkretisht filitet për organizatën e Avdylajve e Hoxhave në Shijak, Bajrave në Shkodër e Ndokajve në Lezhë.
-
Çudirat që zbuloi Vettingu/ Anëtari i Gjykatës së Lartë që ka 'jetuar' me 170 lekë në ditë
25 Janar 2019, 07:05KPK e pranoi koston e ulët të jetës të Edmond Islamajt duke e konfirmuar në detyrë, Komisioneri Publik kundër, vendimi përfundimtar do merret nga Kolegji i Apelimit
-
Lajmi i mirë për drejtuesit e automjeteve, ja lehtësirat që do përfitojnë nga 1 shkurti
25 Janar 2019, 06:58Zgjatet afati për Lejet e Drejtimit Ndërkombëtar. Drejtuesit e mjeteve mund të pajisen me patentën ndërkombetare me afat 3 vjeçar pa iu dashur të paguajnë asnjë kostos shtesë.
-
'Ishim të dy në makinë kur ai...'/ Arrestohet 28-vjeçari në Elbasan, tentoi të përdhunojë vajzën që kishte dalë për kafe (FOTO+EMRI)
24 Janar 2019, 23:06Burime pranë bluve të Elbasanit thanë se arrestimi i të riut erdhi pas kallëzimit të një vajze të moshës 26-vjeçare e cila ka thënë se kishte dalë me të për t'u njohur. Ndërsa në një moment kur ishin të dy vetëm në makinë, sipas saj, ai ka tentuar ta përdhunojë.
-
U kapën me 52 kilogram marijuanë në makinë, arrestohen 2 shqiptarë dhe 1 serb në Prishtinë
24 Janar 2019, 22:44Tre persona, mes tyre dy shqiptar dhe një serb janë arrestuar nga policia e Kosovës këtë të enjte ku pas një ndjekje me makinë u kapën në aksin Gjilan-Prishtinë, më një sasi prej 52 kg lëndë narkotike.
-
Policia e Shtetit çel dyert për 100 studentë të diplomuar, kriteret që duhet të plotësoni
24 Janar 2019, 22:30Kjo mundësi për 100 studentët e ekselencës ofrohet pas ndryshimeve në Policinë e Shtetit, me të cilin synohet afrimi i kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të policisë kriminale
-
Akuzat për korrupsion/ Pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitje për prokurorin Spartak Çoçoli, burg dy të tjerëve
24 Janar 2019, 20:43Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masat e sigurisë për prokurorin e Gjirokastrës, Spartak Çoçoli dhe dy persona të tjerë të dyshuar si sekserë, të përfshirë në një aferë korruptive.
-
“Lironi fakultetet”, studentët ndahen në dy grupe, një pjesë e vogël protestë para Parlamentit
24 Janar 2019, 20:02Studentët po kërkojnë me ngulm rikthimin e normalitetit në fakultetet e tyre dhe vazhdimin e mësimit. Një pakicë e vogël studentësh vazhdojnë të mbajnë të bllokuar fakultetin e Historisë-Filologjisë, të Drejtësisë dhe të Shkencave Sociale.
-
Fruthi, prindërit nuk vaksinojnë fëmijët, mjekja Vjollca Pallaveshi për Report Tv: Numri i të prekurve ka shkuar 30
24 Janar 2019, 19:49Prekja nga virozat sipas mjekjes Vjollca Pallaveshi nuk duhet të jenë shkak për shtyrjen e vaksinimit, pasi nuk ndikojnë, por përkundrazi rrisin propabilitetin për tu prekur edhe nga fruthi.