Kronikë
-
Grupi i minatorëve kanë paralajmëruar se do të futen në grevë urie në rast se nuk miratohet statusi, ndërsa i kanë lënë afat qeverisë që të plotësojë kërkesat e tyre deri më datë 22 shkurt.
11 Shkurt 2019, 11:20 -
Zjarr masiv në Orikum, flakët rrezikojnë disa banesa dhe lokale (VIDEO)
11 Shkurt 2019, 10:36Report Tv sjell pamjet nga zjarri që ka përfshirë sipërfaqen me shkurre në Orikum. Banorët e zonës po ndihmohen edhe nga punonjësit e zjarrfikëses për të shuar flakët. Aktualisht janë dy zjarrfikëse në vendin e ngjarjes.
-
Familjari i pacientit dhunon mjekun e Infektivit në QSUT, ministrja e Shëndetësisë: Akt barbar! Ndryshime në Kodin Penal
11 Shkurt 2019, 10:11Mesditën e djeshme rreth orës 13:30 është dhunuar një mjek i Urgjencës së Infektivit nga i afërmi i një pacienti. Mjeku Genc Stroni është goditur nga familjari i pacientit që ishte i shtruar në këtë spital, ndërsa më pas autori është larguar me shpejtësi.
-
Digjet banesa, vdesin dy të rinj shqiptarë në Belgjikë, motra apel në Report Tv: Na ndihmoni të tërheqim trupat
11 Shkurt 2019, 09:50Mediat belge nuk i publikojnë emrat, por në redaksinë e Report Tv ka ardhur një apel për ndihmë nga motra e njërit prej të rinjve që ka humbur jetën për të kthyer trupat e tyre në Shqipëri, ndërsa bëhet fjalë për Pelivan Hysajn 24 -vjeç nga Berati dhe Venedik Pirushin 23-vjeç nga Durrësi.
-
Dy gjyqtarë votuan kundër heqjes së dënimit përjetë për Dritan Dajtin (Zbardhet vendimi)
11 Shkurt 2019, 09:28Zbardhet vendimi që rrëzoi burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin dhe e dënoi me 25 vite duke pranuar gjykimin e shkurtuar. Dy prej gjyqtarëve kanë votuar kundër, ndërsa vendimi u mor me votat e tre gjyqtarëve pro pranimit të gjykimit të shkurtuar dhe dënimit me 25 vite.
-
Përfshihet nga flakët një apartament në Durrës, shpëtohet e moshuara, nxirret nga zjarrfikësit (VIDEO)
11 Shkurt 2019, 09:07Brenda në banesë në momentin që ka rënë zjarri ka qenë vetëm një grua e moshuar 80-vjeçe me inicialet F.C. e cila është nxjerrë me shpejtësi nga zjarrfikësit.
-
Trafiku i armëve, kufijtë nga hyjnë dhe dalin në Shqipëri dhe kush e zhvillon
11 Shkurt 2019, 08:46Të dhënat e bëra publike nga Ministria e Brendshme brenda Strategjisë për Kontrollin e Armëve të Vogla, të Lehta, Municioneve dhe Eksplozivëve 2019–2024 dhe të Planit të Veprimit 2019–2021 tregojnë se ky trafik kryesisht bëhet në mënyrë tokësore nga perosnat 16-45 vjeç ndëkrhë që sasia që kalohet është e limituar.
-
Shtypi i ditës/ Titujt kryesorë të gazetave për sot
11 Shkurt 2019, 07:30Pasqyra e shtypit për sot, e hënë 11 shkurt 2019
-
Greqi, mbytet 12-vjeçari shqiptar në Rodos, mister shkaqet
11 Shkurt 2019, 07:26Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e mbytjes së fëmijës shqiptar, nëse ngjarja ishte aksidentale, apo fshihet diçka tjetër.
-
'Njerëz të padukshëm', rubrika më e re në ERTV, njihuni me historinë e Marinelës (VIDEO)
10 Shkurt 2019, 21:00Kryeministri Rama ka lançuar në kanalin e tij të “Facebook”, ERTV një rubrikë të re të quajtur “Njerëz të padukshëm”, e cila ka për qëllim promovimin e njerëzve të zakonshëm.
-
Aksident te 'Rruga e Elbasanit', 'ML'-ja përplas motoçikletën, një i lënduar rëndë (VIDEO)
10 Shkurt 2019, 20:19Aksident me një të plagosur pranë kryqëzimit të Liceut Artistik në Tiranë. Një person i cili lëvizte me një motoçikletë është përplasur nga një makinë tip "Mercedes Benz ML". Report Tv sjell pamje ekskluzive nga aksidenti. Ndalohet drejtuesi i automjetit.
-
Apeli rrëzoi burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin/ Soreca: Vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm
10 Shkurt 2019, 19:55Vendimi i Gjykatës së Apelit të Krimeve për rrëzimin e burgut të përjetshëm për Dritan Dajtin ka sjellë edhe reagimin e ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai thotë se ky vendim ndaj të pandehurit kërkon vlerësimin urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm.
-
Me telefon në timon dhe lëvizte në korsinë e urbanit, qytetari kap 'mat' policen në Tiranë (VIDEO)
10 Shkurt 2019, 19:44Një qytetar ka denoncuar një efektive të policisë së shtetit, e cila ishte duke udhëtuar me makinën personale e veshur me uniformë, duke parë celularin e madje edhe duke drejtuar automjetin në një korsi të dedikuar.
-
'Të fortët' parkojnë mbi trotuare dhe vijat e bardha, polica gjobit makinat luksoze në Tiranë (FOTO)
10 Shkurt 2019, 18:42Automjete të shtrenjta si "Benz GL", "BMW X6", "Benz G", "Hyundai", "Golf" e "Volkswagen" parkohen mbi trotuare ose edhe në vijat e bardha, duke vështirësuar lëvizjen e kalimtarëve. Policia nuk toleron dhe i gjobt. Fotot publikohen në rrjetet sociale.
-
Protestë tek Ura Vajgurore/ Fermerët e mbështetur nga PD hedhin prodhimet në rrugë: Kemi falimentuar
10 Shkurt 2019, 15:48Një grup përkrahësish të opozitës, banorë dhe fermerë kanë protestuar sot në zonën e Urës Vajgurore, në Berat në vijim të mobilizimit tw mbështetësve në çdo qytet të vendit, për protestën e 16 shkurtit.
-
Balla inspekton punimet në shkollën 9-vjeçare në Përrenjas: 290 nxënës do marrin dije në ambiente të reja
10 Shkurt 2019, 13:42Rreth 290 nxënës të zonës Qukës-Shkumbin në Përrenjas do të kenë mundësi së shpejti të gëzojnë ambiente të reja, të shkollës së tyre 9-vjeçare, e cila shumë shpejt do t’i bashkohet rrjetit të ri të shkollave tërësisht të rikonstruktuara në vend.
-
'Dritan Dajti', Gjonaj-Lleshaj: Skandal! KLGJ-ja të procedojë gjyqtarët, meritojnë burgun
10 Shkurt 2019, 13:39Qeveria kërkon nga Gjykata e Lartë rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda që shpëtoi Dritan Dajtin nga burgu përjetë duke e dënuar me 25 vite. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cilësoi vendimin si skandaloz, që rrezikon të kthehet në një precedent të rrezikshëm. Ajo shtoi se vendimi është një aferë korruptive nga segmente të drejtësisë, ku ende nuk ka arritur vettingu, ndërsa kërkoi nga KLGJ-ja që ti procedojë. Më i ashpër ishte ministri i Brendshëm që u shpreh se trupa e gjyqtarëve që dha vendimin ti bashkohet Dajtit pas hekurave. Lleshaj nuk dha detaje, por paralajmëroi veprime nga operacioni 'Forca e Ligjit'.
-
Abuzimi me tenderat, gjykata lë në 'arrest shtëpie' ish-sekretaren e Ministrisë së Drejtësisë
10 Shkurt 2019, 12:19Në dy vite, 2016-2017, prokuroria ka zbuluar abuzime dhe shkelje me 5 tendera te Ministria e Drejtësisë duke shkaktuar një dëm të llogaritur në miliona euro. Për këto abuzime veç 12 zyrtarëve që janë nën hetim dhe per të cilët është dhënë masë sigurie, po verifikohen edhe dy ish-ministrat Petrit Vasili dhe Ylli Manjani.
-
Zhduken dy persona në Tepelenë dhe Përmet, njëri i akuzuar për disa vjedhje
10 Shkurt 2019, 11:41Prej pesë ditësh Sokol Rama nga Tepelena ka humbur kontaktet me familjen, ndërsa për herë të fundit sipas familjarëve është lokalizuar përmes telefonit në Përmet.
-
Lezhë, gjendet trupi i peshkatarit që u mbyt 12 ditë më parë
10 Shkurt 2019, 11:33Gjendet trupi i peshkatarit të mbytur 12 ditë më parë në lumin Drin. Trupi i Agim Zeqjes 54 vjeç është nxjerrë nga polumbarët rreth 300 metra larg vendit ku u mbyt.