Kronikë
-
Ministria e Brendshme njofton përzgjedhjen e anëtarëve të komisionit të jashtëm të vlerësimit dhe sekretariatit teknik për vettingun në policinë e shtetit, gardë dhe SHÇBA
9 Shkurt 2019, 10:06 -
Vrau punonjësin e hidrocentralit me armë zjarri në Pukë, identifikohet autori (Emri)
9 Shkurt 2019, 09:20Burime bëjnë me dije për Report Tv se policia është duke punuar për kapjen dhe arrestimin e Enderis Dodajt, 25 vjeç. Ky i fundit mësohet të ketë qenë sikurse Petrit Biba, punonjës i kantierit të hidrocentalit në fshatin Vrrithë.
-
Dosja e plotë/ Misteri, kush nga kryepolicët refuzoi të përgjonte numrin e telefonit të Dritan Dajtit
9 Shkurt 2019, 08:14Shqiptarja.com ka siguruar dosjen e plotë me rrëfimet e agjentëve, për atë se cfarë ndodhi para e pas masakrës së 7 gushtit në plazhin e Durrësit. Në dosjen e prokurorisë thuhet se sipas dëshmisë oficerëve në 7 gusht ishte dhënë urdhëri për gjetjen e një shtëpie me qera shumë pranë Dajtit, për ta vëzhguar këtë të fundit. Plani më pas ka ndryshuar, duke urdhëruar arrestimin e tij. Madje në rrugë operative janë gjetur disa numra me qëllim vënies në përgjim të Dajtit, por çuditërisht nuk është vepruar nga strukturat e larta.
-
Shkodër/ Atentati ndaj Lulzim Kullës, Prokuroria shtyn me 2 muaj hetimet për tre të ndaluarit
9 Shkurt 2019, 08:03Të arrestuarit Argent Lulaj, Serxho Teta dhe Endri Çopja nuk kanë pranuar në asnjë moment akuzat për atentatin me eksploziv të bërë ndaj Lulzim Kullës në janar të 2018-ës. Dosja penale kundër tyre është dërguar nga Shkodra tek Krimet e Rënda, pasi prokurorët janë të mendimit se vepra penale e të rinjve nuk është kompetencë e tyre. Afati i fundit i hetimit është 22 mars 2019.
-
Ekskluzive/ Zbardhen diskutimet, KLP i kërkon Qeverisë një pallat e superpaga për SPAK-un
9 Shkurt 2019, 07:16Shqiptarja.com ka zbardhur diskutimet. Anëtari i KLP-së, Kostaq Beluri ka propozuar që të kërkohet rritja e financave për SPAK-un, me qëllim për të nxitur prokurorët që të aplikojnë për t'u bërë pjesë e Prokurorisë së Posacme. Nga ana tjetër, anëtarja Antoneta Sevdari është revoltuar duke thënë se nuk mund të barazohet prokurori i SPAK-ut me atë që heton shoferët e dehur.
-
Shtypi i ditës/ Titujt kryesorë të gazetave për sot
9 Shkurt 2019, 06:53Pasqyra e shtypit për sot, e shtunë 9 shkurt 2019
-
U arrestua për drogë/ Shqiptari i jep fund jetës në burgun francez. Dëshmia për Report Tv: Mbahej padrejtësisht në qeli
8 Shkurt 2019, 23:11Liman Meta, 46 vjeç, baba i dy fëmijëve nga Peshkopia, i ka dhënë fund jetës në qelitë e burgut të qytetit Sant Etienne në Francë, mëngjesin e kësaj të premte. Ai mbahej në burg prej katër muajsh, pasi ishte arrestuar me akuzën e trafikut të drogës.
-
Opozita, hipokrite përballë familjes që kërkon ta lënë të qetë
8 Shkurt 2019, 22:57Që nga dita e parë e deri më sot, Partia Demokratike, LSI-a dhe media, nuk kanë lënë gjë pa thënë për vajzën, duke e përdorur atë ngjarje të rëndë sa për kapital politik, sa për klikime e audiencë.
-
Meta mesazh ngushëllues për Kiço Blushin: Do mbetet përherë në kujtesën tonë
8 Shkurt 2019, 22:43Në një postim në rrjetet sociale Meta shkruan se publicisti do mbetet në kujtesën tonë si një nga përfaqësuesit më të denjë.
-
Anija pëson defekt pranë Karaburunit, Forca Detare shpëton tre persona
8 Shkurt 2019, 22:31Tre personat që ndodheshin në bordin e anijes "Aleksi" ishin bllokuar në det të hapur, pasi mjeti lundrues me të cilin ata udhëtonin pësoi defekt.
-
Prej vitesh mungojnë investimet në Shëngjin, ankohen qytetarët: Premtime të përvitshme, por të parealizuara
8 Shkurt 2019, 22:00Prej vitesh zona turistike e Shëngjinit nuk para ka investime të mirëfillta sa i përket infrastrukturës rrugore. Banorët e këtij qyteti shprehen se vetëm në kohë fushatash premtohet, por pasi ato përfundojnë gjithçka mbetet si më parë. Shëngjini mbetet një nga zonat mjaft të frekuentuar sa i përket turistëve të huaj dhe vendas.
-
Dritan Dajti i shpëtoi burgut përjetë/ PD akuza Ramës: Do lirohet njësoj si Lul Berisha para zgjedhjeve
8 Shkurt 2019, 21:39Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale PD thekson se "një nga kriminelët më të rrezikshëm në Shqipëri, vrasësi i 4 Dëshmorëve të Atdheut, është lënë sot praktikisht i lirë nënkujdesin e plotë të Edi Ramës".
-
Presidenti Meta nderon me titull ish-futbollistët shqiptar të Ekipit Kombëtar: Model frymëzimi për brezat
8 Shkurt 2019, 21:31Presidenti i Republikës Ilir Meta, ishte për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vlerësoi me titull nderi dy ish-futbollistët e shquar të kombëtares shqiptare Koço Dinella dhe Frederik Gjinali.
-
U qëllua me armë zjarri në Pukë, vdes 30-vjeçari në spitalin e Shkodrës
8 Shkurt 2019, 20:52Një i ri 30-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të premteje, pasi u qëllua me armë zjarri në Pukë. Mësohet se viktima është Petrit Biba, i cili ishte punonjës prej kohësh në HEC-in e fshatit Kaftall.
-
Shuhet në moshën 75-vjeçare skenaristi dhe shkrimtari Kiço Blushi, vuante nga një sëmundje prej dy vitesh
8 Shkurt 2019, 20:34Ka qenë pasditja e kësaj të premte kur zemra e shkrimtarit të njohur, Kiço Blushi ka pushuar së rrahuri. Kiço Blushi i dedikoi jetën e tij artit, kulturës dhe politikës. Blushi ka shkuar 14 skenarë filmash artistik dhe dy skenarë dokumentarësh e filma vizatimorë. Ndërsa nga 1991 deri në 2006 ka qenë deputet i PS.
-
Pesë gjyqtarët që rrëzuan dënimin me burg përjetë për Dritan Dajtin. Mesazhi i Oficerit: Vetëm drejtësi s'mund të quhet
8 Shkurt 2019, 19:10Shqiptarja.com mëson emrat e pesë gjyqtarëve që vendosën të dënojnë me 25 vite burgim Dritan Dajtin. Gjyqtarët janë Fuat Vedha, kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër, kreu i grupit gjykues, Lindita Hoxha, Aleks Nikolli, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Shkodër si dhe Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të cilët janë gjyqtarë të Apelit në Vlorë, të cilët kompletojnë pesëshen e gjyqtarëve që rrëzuan 4 dënimet përjetë të Dritan Dajtit.
-
Qentë endacakë masakruan 61-vjeçaren në Berat/ Qytetarët: Kemi frikë të dalim në rrugët e qytetit
8 Shkurt 2019, 18:46Kafshimi nga qentë endacakë është kthyer në rrezik permanent për qytetarët. Pasditën e së enjtes një 61-vjeçare humbi jetën në fshatin Dyshnik të Beratit si pasojë e kafshimit nga qentë. Kjo ngjarje ishte paralajmëruar prej kohësh, por deri tani nuk është marrë asnjë masë. Ndërkohë që qytetarët berates shprehin indinjatën e tyre për rrezikun që i kanoset çdo ditë.
-
Vrau 4 policët që shkuan ta arrestonin në 2009 në Durrës, Dritan Dajti i shpëton burgut përjetë
8 Shkurt 2019, 16:40Apeli i Krimeve ka pranuar sot kërkesën e Dritan Dajtit për gjykim të shkurtuar, duke e dënuar përfundimisht atë me 25 vite burg. Më herët, Gjykata e Lartë kishte kthyer dosjen për rishqyrtim në Apel për shkelje procedurale. Shkalla e parë e Krimeve të Rënda e kishte dënuar Dritan Djatin me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivëve specialë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, gjatë një operacioni për arrestimin e tij në Durrës në gusht 2009.
-
KPK e konfirmoi në detyrë/ Komisioneri Publik ankimon vendimin për prokurorin Besnik Cani
8 Shkurt 2019, 15:21Vendimi i KPK-së për konfirmimin ne detyrë të prokurorit në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, Besnik Cani aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është ankimuar sot nga Komisioneri Publik duke e dërguar për shyrtim çështjen në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit
-
Zbardhjet dosja/ Ja çfarë vodhi ish-gjyqtari i Kushtetueses Thanza 19 vite më parë në Itali
8 Shkurt 2019, 14:49Produkte kozmetike dhe rroba janë sendet e vjedhura në Itali 19 vjet më parë nga ish-gjyqtari Kushtetues dhe i Lartë Admir Thanza. Thanza po gjykohet në Shqipëri për fshehjen e këtij dënimi ndërsa në korrik të 2018-ës u shkarkua nga vettingu. ReportTv ka siguruar dënimin italian ku rezulton se ndaj Thanzës kishte 2 muaj burg dhe 100.000 lireta gjobë.