Kronikë
-
Paraditen e sotme para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është zhvilluar një tubim i heshtur nga një grup aktivistësh në mbrojtje të vajzave dhe grave në shenjë proteste pas rastit të përdhunimit të 14-vjeçares në qytetin e Kavajës.
10 Shkurt 2019, 10:52 -
Pukë, vrau me armë nga pakujdesia punonjësin e hidrocentralit, arrestohet autori (EMRI)
10 Shkurt 2019, 10:28Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se vrasja e 30-vjecarit ka ndodhur nga pakujdesia në prani të disa punonjësve të tjerë që po pushonin në të njëjtin ambient, dhe se arma e zjarrit ka qenë pa leje.
-
Rama viziton shtëpinë e re të familjes së varfër në Sovjan të Korçës: Një tjetër dritë e ndezur (VIDEO)
10 Shkurt 2019, 09:13Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të dielë duke ndarë me shqiptarët një video nga shtëpia e re, e familjes së varfër së Ëngjëllush Hysenllarit, nga Sovjani i Korçës
-
U kap me 13 mijë euro, kokainë dhe hashash në shtëpi, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali
10 Shkurt 2019, 08:43Policia italiane ka arrestuar një 33-vjeçar shqiptar, në rajonin e Liguria të Italisë pasi gjatë kontrollit në shtëpi iu gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike dhe një shumë prej 12,700 euro.
-
Shtypi i ditës/ Titujt kryesorë të gazetave për sot
10 Shkurt 2019, 07:52Pasqyra e shtypit për sot, e diel 10 shkurt 2019
-
Pyetësori i KLSH/ Studentët ‘ngelin në klasë’ pedagogët e tyre në 7 universitete
10 Shkurt 2019, 07:24Shumica e studentëve të pyetur kanë vlerësuar me ‘dobët’ pedagogët për kërkimin shkencor, praktikën dhe literaturën e trajtuar
-
Çmimet e larta të frutave dhe perimeve në Tiranë, ankohen qytetarët: Janë të papërballueshme
9 Shkurt 2019, 22:20Çmimet e disa prej frutave dhe perimeve në Tiranë kanë një diferencë të theksuar me ato nëpër rrethe. Nga një vëzhgim i bërë nga Report Tv, rezulton se preshi, lulelakra, dhe brokoli në tregun e Divjakës tregtohen me një çmim shumë më të ulët se në kryeqytet. Nga ana tjetër këtë vit nuk kemi një prodhim të qepës në vendin tonë, dhe si pasojë është importuar nga vendet fqinje çka ka sjellë edhe rritjen e çmimit të saj.
-
I dënuar me 35 vite burg për masakrën e 4-fishtë, Kostandin Xhuvani i pandehur edhe për përplasjen me armë në Gjirokastër (DOKUMENTI)
9 Shkurt 2019, 22:12Kostandin Xhuvani përdori një armë në dy ngjarje kriminale. Djali i ish-deputetes së PS, Luiza Xhuvani, armën me të cilën vrau katër persona në një klub nate te rruga e Elbasanit, e ka përdorur edhe në një përplasje me armë zjarri në Gjirokastër. Është ekspertiza balistike ajo që tradhton djalin e ish-deputetes.
-
Konkursi për infermierët e rinj/ Zv.ministrja e Shëndetësisë Rakacolli: Më shumë punësimi për studentët
9 Shkurt 2019, 21:52Qindra infermirë kanë marrë pjesë në konkursin për portalin “Infermierët për Shqipërinë”. Për Report Tv ka folur zv.ministrja e shëndetësisë Mira Rakacolli, e cila ka shpjeguar me detaje menyrën se si funksionin ky konkurs.
-
Forum në Lezhë për largimin e të rinjve, i kthyeri nga emigracioni: Të ikësh nuk është zgjidhje, ndërtojeni këtu të ardhmen
9 Shkurt 2019, 20:42Ikja e të rinjve jasht vendit ka nxitur disa ish emigrant në Lezhë të mbajnë një forum për të sensibilizuar moshat e reja të qëndrojnë në vendin e tyre. Altin Prenga i kthyer nga emigracioni ka folur para të rinjve se në vendin tonë ka shumë mundësi për të pasur një të ardhme të sigurt. Në formë bashkëbisedimi të rinjt kanë kërkuar informacione rreth eksperiencës së organizatorëve.
-
Muri i shembur në lagjen Kala të Elbasanit rrezik për kalimtarët, asnjë masë nga autoritetet
9 Shkurt 2019, 20:46Në lagjen muzeale në Kalanë e qytetit të Elbasanit në një prej rrugicave të saj muri i një shtëpie të vjetër është shembur, ndersa pjesa tjetër e tij e mbetur akoma në këmbë rrezikon çdo dite banorët e kësaj lagje. Rruga Musa Kongoli sherben edhe për guidat truristike në lagjen muzeale.
-
Psikologët 'fiktivë' në shkolla/ Majlinda Keta: Duhet riparë procesi i përzgjedhjes, roli i tyre nuk shihet si prioritet
9 Shkurt 2019, 20:02Roli i psikologut nëpër shkollat e vendit, shpesh herë nuk trajtohet me seriozitetin e duhur. Duke marre shkas nga abuzimi i adoleshentes ne Kavaje në lidhje me këtë çështje është ndalur edhe më gjatë pedagogia Majlinda Keta, e cila për Report Tv ka shtruar disa nga problematikat që kanë këto raste.
-
Aksident në Gramsh, makina përplaset me motoçikletën, plagoset 17-vjeçari
9 Shkurt 2019, 19:14Një aksident është shënuar ditën e sotme në Gramsh, ku një makinë është përplasur me një motorçikletë dhe për pasojë është plagosur Adriano Murati, 17 vjeç.
-
Sherr masiv mes disa personave në Patos, plagoset me thikë 46-vjeçari (VIDEO)
9 Shkurt 2019, 18:38Një sherr midis disa të njohureve ka përfunduar ditën e sotme me plagosjen e njërit prej tyre, në Patos. 46 vjeçari Eduart Haxhiaj, është goditur me një thikë dhe për shkak të plagëve të rënda është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit
-
U kap me 300 mijë paund drogë, arrestohet 'Skllavi' shqiptar që ruante fabrikat e kanabisit në Britani
9 Shkurt 2019, 18:02Një 46-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pasi u kap në një fabrikë kanabisi në Britaninë e Madhe ku ju sekuestruan në total 360 bimë kanabisi që kapnin një vlerë prej 300 mijë paund.
-
Elbasan, përfshihet nga zjarri një banesë, rrezikohen disa të tjera (VIDEO)
9 Shkurt 2019, 15:07Një zjarr ka rënë në një banesë private në lagjen "Emin Matraxhiu" në Elbasan, ku mësohet se për shkak të flakëve rrezikohen dhe disa banesa afër zonës.
-
Greqi/ I kapën dy çanta me rreth 61 kg marijuanë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
9 Shkurt 2019, 14:29Identiteti i shqiptarit të arrestuar nuk bëhet me dije. Krahas marijuanës, 24-vjeçarit i është sekuestruar edhe një celular me 1 kartë SIM e 95 euro.
-
Trafiku i kokainës/ Prokurori belg: Bandat shqiptare na rrënuan
9 Shkurt 2019, 14:14Bandat shqiptare në Belgjikë vijojnë që të jenë shqetësim në disa qytete, mes tyre Brugge. Në ditët e fundit ka dalë para gjykatës një shqiptar, Endri K. i cili akuzohet për trafik kokaine
-
Skadimi i kartave të identitetit, zyrat të hapura edhe këtë të shtunë
9 Shkurt 2019, 13:57Prej javësh vijon hapja e zyrave të aplikimit për kartat e identitetit ditët e shtuna duke bërë të mundur pajisjen e qytetarëve të cilëve nga janari i këtij viti deri në qershor i skadonin
-
Ardit Gjoklaj mund të jetë vrarë jashtë landfillit të Sharrës, gjykata: S'ka prova që është goditur nga fadroma
9 Shkurt 2019, 11:39Report Tv zbardh vendimin e gjykatës së Tiranës për vdekjen e Ardit Gjoklajt ku sipas ekspertëve rezulton se një mjet ende i paidentifikuar mund të ketë sjellë trupin e vrarë diku tjetër për të humbur gjurmët në landfillin e Sharrës. Sipas gjyqtarit Gerdi Hoxha ekspertët mjekoligjorë janë shprehur se nëse fadroma do kishte goditur Gjoklajn atëherë aty do të kishte prani të madhe gjaku dhe dëmtimet trupore të viktimës do të ishin të rënda dhe jo sikur u gjet.