Kronikë
-
Në fokus të takimit ka qenë zbatimi i reformës në drejtësi dhe veçanërisht ngritja e SPAK-ut, struktura që do të hetojë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta.
8 Shkurt 2019, 14:33 -
Procesverbalet/ Sali Berisha del blof për përdhunimin në Kavajë
8 Shkurt 2019, 13:45Report TV siguron procesverbalet e Policisë së Kavajës që nxjerrin blof ish-kryeministrin Sali Berisha për abuzimin seksual në Kavajë. Nga procesverbalet, e firmosura dhe nga avokatët dhe prindërit e abuzuesve, rezulton se ata kanë qenë në qeli që në datën dy pra një ditë para se Berisha ta publikonte në Facebook.
-
Mbyti gruan në gjumë në Vlorë/ Krimet e Rënda lënë në burg 57-vjeçarin Teodor Lera, autori: Më morën jetën, po lëre (VIDEO)
8 Shkurt 2019, 13:3757-vjeçari Teodor Lera, dy ditë më parë mbyti bashkëshorten e tij Etleva Lera 47-vjeçe në Vlorë, ndërsa tentoi të vetëvritej duke prerë damarët. Për këtë arsye prej dy ditësh ai qëndronte i shtruar në spitalin rajonal të Vlorës. Këtë të premte ai u transportua drejt Gjykatës së Krimeve të Rënda ku kjo gjykatë dha masën e sigurisë "arrest me burg".
-
Prokurori amerikan: Asnjë politikan shqiptar s'e ndal dot SPAK dhe BKH, kush del para 'trenit' të reformës në drejtësi do të shtypet
8 Shkurt 2019, 12:08Prokurori amerikan dhe ish-agjenti i FBI-së, Gjon Juncaj deklaroi ditën e djeshme se ka shumë politikanë që hiqen sikur e duan reformën por që në të vërtetë po punojnë kundër saj. Ai e krahasoi reformën me një tren që ecën, duke thënë se kush hipën aty është në rregull, por kush i del para do të shtypet. Po ashtu ai tha se do apo nuk do realisht politika, reforma në drejtësi do të bëhet.
-
Vendoset data/ Ja kur do të dalë para gjyqit te Krimet e Rënda 'Escobari i Ballkanit'
8 Shkurt 2019, 11:50I cilësuari si "Escobari i Ballkanit" akuzohet për "trafik të narkotikëve", "grup të strukturuar kriminal", "mosdeklarim të pasurisë" dhe "pastrim parash". Trupa gjykuese do të përbëhet; kryesuese Flora Hajredinajn, Liliana Baku dhe Ardit Mustafai.
-
Shënohet viktima e katërt nga gripi, humbet jetën te 'Sanatoriumi' e moshuara nga Lushnja
8 Shkurt 2019, 11:30Burime për Report Tv pohojnë e moshuara erdhi në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, i njohur nga të gjithë si “Sanatoriumi” në gjendje të rëndë, pasi kishte sëmundje shoqëruese.
-
Tenderat, ndryshohet masa për dy zyrtarë të arrestuar të Ministrisë së Drejtësisë (Po verifikohen edhe Vasili me Manjanin)
8 Shkurt 2019, 11:19Dy nga ish zyrtarët e arrestuar për abuzim me detyrën në pesë procedura prokurimi pranë ministrisë së Drejtësisë kanë lënë qelitë për t'u hetuar me masë arrest në shtëpi. Ndërsa për ish sekretaren Juliana Hoxha dhe 9 të tjerë masat do të verifikohen të shtunën pasi në mungesë është caktua arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje.
-
'Makthi' i Fierit dhe Vlorës, goditet grupi i grabitësve, një në pranga, dy në kërkim
8 Shkurt 2019, 10:24I arrestuari është A.M. 40 vjeç, ndërsa në kërkim janë A.H dhe E.V. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njeri tjetrin, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, kanë vjedhur dyqanin në pronësi të K.Ç.
-
'Nxirr pistoletën'/ Të maskuar dhe armatosur, dy persona grabisin karburantin në Vlorë, zbulohet shuma që morën (VD)
8 Shkurt 2019, 09:48Në dëshminë e tij në polici roja ka treguar se ka dëgjuar grabitësit që ti thonë njëri-tjetrit 'nxirr pistoletën', ndërsa më pas kanë thyer xhamin e kabinës ku qëndronte duke i marrë lekët.
-
Plagosje e rëndë dhe mbajtje e armëve luftarake, kapet në Vlorë 30-vjeçari në kërkim
8 Shkurt 2019, 09:40Gjykata e Vlorës në vitin 2018 kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" në mungesë, ndërsa dje është arrestuar dhe do të përballet me drejtësinë për dy akuzat e ngritura kundër tij
-
Ndërron jetë një adoleshent në Vlorë, u dërgua i pajetë në spital (EMRI)
8 Shkurt 2019, 08:52Nuk kemi të bëjmë me një rast kriminal dhe se nga të dhënat e para, dyshohet se 14-vjeçari ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
-
Ngjarja ne Elbasan/ Rrëmbimi i Aurel Gunit, zbardhen dy dëshmitë e plota të arrestuarve
8 Shkurt 2019, 07:33Shqiptarja.com ka zbardhur të plotë dëshminë e dy të arrestuarve, Fjola Cani dhe Behxhet Mosmuça, që janë dhënë në prani të gjyqtarëve dhe prokurorëve, gjatë fazës së caktimit të masës "arrest me burg". Mosmuça ka dëshmuar se konflikti me vëllain e drejtorit të ALUIZNI-t në Elbasan ka ndodhur për makinën e këtij të fundit, pasi nuk ka pranuar t'ia japë për të ikur në Pogradec për të festuar ditëlindjen e të birit.
-
Raporti i kontrollit/ Universitetet 41% të buxhetit për paga, zero lekë për shkencë
8 Shkurt 2019, 07:12KLSH nxjerrë zbuluar universitetet kryesore publike, paratë e studentëve dhe buxhetit të shtetit shkojnë për punonjësit parazitarë. Kontrolli i realizuar për vitin 2017-2018 ka nxjerrë në pah se universitetet e audituara kanë fryrë jashtë realitetit strukturat organizative, duke rritur shpenzimet mbi të ardhurat. Personeli administrativ dhe mbështetës është shumë i lartë kundrejt strafit akademik dhe për më tepër, po sipas raportit të KLSH-së, drejtuesit e arsimit të lartë nuk përshtaten me kompetencat e reja.
-
Shtypi i ditës, titujt kryesorë të gazetave për sot
8 Shkurt 2019, 06:29Pasqyra e shtypit për sot, e premte 8 shkurt 2019
-
Arta Marku takohet me prokuroren "e hekurt" kroate Tamar Laptosh, diskutime për ngritjen e SPAK
7 Shkurt 2019, 23:04Arta Marku është takuar ditën e sotme me prokuroren “e hekurt" kroate, Tamar Laptosh e cila prangosi ish- kryeministrit të Kroacisë, Ivo Sanader. Qëllimi i takimit të Markut me Laptosh ka qenë diskutimi për organin e ri të drejtësisë SPAK.
-
Makina përplas një person pranë QSUT/ Denoncimi: Autoambulanca u vonua 50 minuta, makina e funeraleve dërgoi të lënduarin në spital (VIDEO)
7 Shkurt 2019, 20:59Për 50 minuta me radhë i lënduari rëndë nga aksidenti pranë QSUT-së ka qëndruar i shtrirë në rrugë. Edhe pse është telefonuar disa herë, autoambulanca nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Një qytetar tha për Report Tv se ka qenë një një prej makinave të shërbimeve funerale që ka bërë të mundur transportimin e të plagosurit në spital.
-
E sulmojnë qentë e rrugës, humb jetën gruaja 61-vjeçare në Berat
7 Shkurt 2019, 20:52Gruaja është paraqitur në spital rreth orës 14:30 të pasdites së sotme, me disa kafshime të thella në gjymtyrët e poshtëm dhe disa dëmtime të mara në kokë, dhe menjëherë është dërguar në Repartin e Kirurgjisë për t'iu ofruar trajtimi mjekësor.
-
Nënkryetari KLP, Alfred Balla për Report Tv: SPAK nis punën me 10 prokurorë
7 Shkurt 2019, 20:18SPAK-u do të nisë nga puna edhe me 10 prokurorë nëse deri më 21 shkurt nuk do të ketë aplikime të tjera. Në një intervistë për Report Tv numri dy i KLP-së, Alfred Balla, sqaroi se qëllimi i reformës nuk ishte zvarritja e hetimeve por ritmi më i shpejtë. Balla u ribëri thirrje prokurorëve të aplikojnë me premtinin se KLP do të jetë krah tyre në çdo hap.
-
Elbasan/ Fushë Mbreti dhe Katundi i Ri me rrugë të amortizuara, banorët: Politikanët vijnë vetëm për fushata
7 Shkurt 2019, 20:10Infrastruktura rrugore e këtyre lagjeve në të cilat jetojnë afro 5000 mijë banorë lë për të dëshiruar dhe në këto 30 vite banorët nuk kanë parë asnjë investim
-
Humb jetën 38-vjeçari te spitali i Sanatoriumit, ISHP: Jo nga gripi, ishte me pneumoni të rëndë
7 Shkurt 2019, 19:37Një pacient i moshës 38-vjeçare ka humbur jetën pasditen e kësaj të enjte në spitalin e Sanatoriumit në kryeqytet. Hasan Ekmekçiu, 38 vjeç, nga Elbasani, sipas ISHP vuante nga një pneumoni e rëndë në mushkëri. Ai kishte mbërritur një javë më parë në këtë spital në gjendje të rëndë dhe ditët e fundit gjendja shëndetësore ishte përkeqësuar.