Kronikë
-
Për sudentët, pedagogu Arlind Qori kërkon të përfitojë në kurriz të tyre duke qenë se nuk ka bërë asgjë në gjithë këto vite në drejtimin e Lëvizjes për Universitetin. Për këtë shkak ata kërkojnë të vijojnë protestën përpara Ministrisë së Arsimit pa grupimin majtist të Qorit.
8 Dhjetor 2018, 20:54 -
Durrës/ Goditen 'shëtitësit' që vodhën 22 banesa dhe lokale; 2 të arrestuar dhe 3 të shpallur në kërkim
8 Dhjetor 2018, 20:31Një grup i cili gjatë muajve të fundit ka vjedhur 22 banesa dhe lokale në qytetin e Durrësit, është goditur këtë të shtunë në kuadër të operacionit të koduar Shëtitësit. Dy persona janë arrestuar në flagrancë, tre janë shpallur në kërkim dhe një tjetër do të procedohet në gjendje të lirë.
-
Antifashistët grekë kundërshtojnë meshën në nder të Kaçifas: Asnjë lot për fashistët e vdekur (FOTO)
8 Dhjetor 2018, 19:29Organizatat e majta kanë protestuar sot në Iraklio kundër ceremonisë fetare, sulmojnë edhe kryepeshkopin e Kretës. Ceremoni përkujtimore për minoritarin e vrarë nga RENEA gjatë shkëmbimit të zjarrit mesditën e 28 tetorit, u zhvilluan ditën e sotme edhe në Bularat, e cila u shoqërua pa incidente edhe për faktin se policia ndaloi hyrjen në territorin shqiptar të 235 shtetasve grekë të skeduar si aktivistë antishqiptarë.
-
Xhelal Mziu sjell protestues nga Kamza dhe Paskuqani, kundër projektit të Unazës së Madhe
8 Dhjetor 2018, 19:03Kryebashkiaku i Kamzës kundërshton projektin e Unazës së Madhe, mbi të rëndojnë një sërë akuzash se ka tentuar të prishë ndërtesa para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare si mjet presioni për të përfituar vota për PD.
-
Moratoriumi i gjuetisë, Klosi: Në dy vitet e fundit, 40% zogj shtegtarë më shumë në laguna
8 Dhjetor 2018, 18:40Pakësimi i faunës së egër ka qenë një problematikë e madhe në Shqipëri, aq sa edhe në zonat e mbrojtura ishte e vështirë të gjeje shpendë apo kafshë të egra. Në edicionin e tretë, për Konferencën Shkencore për mbrojtjen e Faunës së egër, mori pjesë Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, ku foli për ligjin e moratoriumit të gjuestisë si një nismë konkrete në kuadër të mbrojtjesës faunës së egër.
-
Pas lirimit vullnetar, mjetet e IMT-së vijojnë shembjen e godinave pa leje te 'Astiri'
8 Dhjetor 2018, 18:31Mjetet e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit po vijojnë me shembjen e godinave pa leje tek zona e “Astirit”, për t’i hapur rrugë projektit të “Unazës së Madhe”.
-
Shërbimi i ri në ZRPP, Gjonaj: “Fast Track” modeli si do t’u shërbejmë qytetarëve
8 Dhjetor 2018, 17:38“Fast Track”, është shërbimi i ri dhe i shpejtë që do t'u ofrohet qytetarëve dhe bisneseve në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Paluajtshme në Tiranë, të cilët do të kenë mundësinë të përfitojnë 9 shërbime të reja dhe brenda një afati të shkurtër kohor. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj , ishte në ceremonine e inagurimit, ku tha se ky shërbim do të shtrihet shumë shpejt edhe në rrethet e tjera.
-
'Unaza e Madhe'/ Banorët në ditën e 35-të të protestës, Basha: Duhet të nisë hetimi, të arrestohet Qendro dhe Gjiknuri
8 Dhjetor 2018, 17:46Një pjesë e banorëve të 'Unazës së Re' kanë dalë edhe këtë të shtunë për të protestuar ndaj projektit 'Unaza e Madhe'. Sikurse i ka përkrahur përgjatë një muaji, kreu i PD-së Lulzim Basha vijon të insistojë edhe sot krah tyre se projekti "Unaza e Madhe" është një skemë vjedhjeje dhe pastrimi parash. Në ditën e 35-të të protestës, Basha ka kërkuar që hetimi ndaj projektit duhet të nisë sa më parë dhe se ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro duhen arrestuar.
-
Humbi trinjakët në spitalin e Bulqizës, përkeqësohet shëndeti i 31-vjeçares, sillet në Tiranë
8 Dhjetor 2018, 15:58Enkeleida Rexhepi priste të bëhej nënë e trinjakëve, por ajo pësoi komplikacione shëndetësore në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Mungesa e specialistëve të gjinekologjisë bëri që tre foshnjet të mos shpëtoheshin.
-
Kryetari i LRI së Lezhës, pjesëmarrës në protestën në Tiranë/ Ja djali i biznesmenit që 'kamuflohet' si student i varfër
8 Dhjetor 2018, 17:09Kryetari i LRI-së në Lezhë, Andrea Gjini është hasur këtë të shtunë si pjesëmarrës i protestës së studentëve që po zhvillohet përpara Ministrisë së Arsimit.
-
Kryepeshkopi Janullatos: Kam marrë kërcënime nga grupe ekstremiste të dy vendeve
8 Dhjetor 2018, 16:31Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos i ka konsideruar të pavërteta pretendimet e fundit në emër të tij,në lidhje me qëndrimin e mbajtur prej tij, pas vrasjes së shqiptarit të vrarë në Greqi dhe atë të ekstremistit grek Katcifas, ndërkohë që mes të tjerash zbulohet se ai ka patur raste kërcënimesh nga grupe ekstremiste të dy vendeve.
-
Banorët e Torovicës, të tmerruar nga rënia e gurëve. Specialisti i mjedisit: Situatë problematike, duhet studim i mirëfilltë
8 Dhjetor 2018, 16:17Rreziku i rënies së gurëve në Torovicë të Lezhës vijon të jetë evident. Edhe pse u premtua se do të ketë ndërhyrje për rehabilitimin e zonës, gjithcka ka mbetur vetëm premtim. Realiteti vijon të jetë i njëjtë; në malin e Torovicës deri më tani nuk është marrë asnjë masë, ndërsa banorëve të kësaj zone po u rrezikohet jeta.
-
Vdes një foshnje te materniteti 'Koço Gliozheni’ në Tiranë, familjarët: Mjekët vonuan operacionin, foshnja lindi me shenja jete
8 Dhjetor 2018, 16:22Dy ditë më parë një nënë nga Saranda ka lindur foshnjën e saj në maternitetin e ri 'Koço Gliozheni’ në Tiranë , pas tre ditësh që ishte në regjim spitalor në këtë maternitet. Por sot, foshnja ka vdekur dhe familjarët kanë bërë kallëzim ndaj mjekëve për neglizhencë.
-
Protesta e studentëve, Lindita Nikolla për Report Tv: Zbrita duke iu përgjigjur kërkesës së tyre, por ata nuk pranuan
8 Dhjetor 2018, 16:17Intervista e Ministres së Arsimit për tentativën e dështuar për të biseduar me studentët që thërrisnin emrin e saj në protestë dhe jashtë zyrës dhe këngëngulja për të dialoguar rreth kërkesave të bëra nga protestuesit
-
Urat e fshatrave të Dropullit të shembura nga prurjet e lumenjve, banorët: Jemi bllokuar, nuk mund të sigurojmë ushqimet bazë
8 Dhjetor 2018, 15:46Prej më shumë se një vit mbi më shumë se 8 fshatra në zonën e Dropullit janë të izoluara për shkak se urat të cilat lidhin fshatrat Selo, Klishar, Koshovicë etj, janë shembur nga prurjet e lumenjve. Banorët thonë se shirat kanë nisur ndërsa kalimi në lumenj është i pamundur. Banorët nuk mund të sigurojnë as ushqimet bazë, për shkak të mungesës së rrugës.
-
Po shkonte në Bularat, shoqërohet në polici kreu i OMONIA-s për Himarën, Fredi Bejleri
8 Dhjetor 2018, 14:34Në postbllokun e ngritur në lagjen Punëtori në Kakavijë bashkë me Bejlerin, nga forcat e Anti-Terrorit janë shoqëruar edhe 5 persona të tjerë. Robert Bollano, Vasil Gjezo, Nisi Guma, dhe dy shtetas tjetër ende i paidentifikuar.
-
Protesta/ Studenti i Ekonomikut në Report Tv: Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit na provokuan, nuk do të tërhiqemi (VIDEO)
8 Dhjetor 2018, 14:24Studentët vijojnë protestën para Ministrisë së Arsimit në ditën e pestë, ndërsa në studion e Report Tv ishte i ftuar njëri prej tyre për të folur rreth kërkesave. Altin Kola, student në fakultetin Ekonomik të Tiranës, u shpreh se protesta nuk ka drejtues, ndërsa do të vijojë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.
-
Verifikimi në terren, ARRSH: Ulet numri i objekteve që preken nga Unaza
8 Dhjetor 2018, 13:43Numri total i objekteve që preken nga projekti në të tre lotet është 195. Prej tyre, 71 rezultojnë të jenë të pajisura me dokumentet e pronësisë ndërsa 124 objekte janë pa dokumente pronësie.
-
Vdekja e trinjakëve në Bulqizë, jep dëshminë 31-vjeçarja për Report Tv : Fëmijët lindën gjallë, vdiqën pas një ore (VIDEO)
8 Dhjetor 2018, 13:37Enkeleda Rexhepi, 31 vjeçarja e cila humbi ditën e djeshme tre foshnjat trinjake në spitalin e Bukqizës ka deklaruar nga ambientet e spitalit , për ate çfare ndodhi një ditë më parë duke thënë se kishte patuar vazhdimisht shqetësime gjatë periushës së shtatzanisë së saj, ndërkohë që ka sqaruar situatën e ditës së djeshme në spitalin e Bulqizës, duke thënë se dy nga foshnjat fillimisht lindën gjallë, ndërsa i treti jo.
-
Po shkonin në ceremoninë e Kaçifasit në Bularat me armë në makinë, ndalohet deputeti dhe polici grek
8 Dhjetor 2018, 13:21Deputeti i pavarur grek Nikolas Nikolau u shoqërua në polici dhe më pas u la i lirë, ndërsa polici Marios Gogolos. të cilit iu gjet dhe arma është nën masën e arrestit.