Kronikë
-
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot në vendin e quajtur ‘Shkalla e Tujanit’.
14 Maj 2025, 10:27 -
Vrau tre gra brenda pak orësh në mars 2023, Gjykata e Tiranës dënon me burg përjetë Dan Hutrën
14 Maj 2025, 10:25Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg përjetë Dan Hutrën autorin e vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave në mars 2023.
-
Dyshime për abuzim me tenderat e BE, SPAK merr të pandehur edhe administratorin e KESH Erald Elezi! Hetimet nisën nga 'zbërthimi' i celularit të Evis Berberit
14 Maj 2025, 09:40SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH, Erald Elezi dhe i ka komunikuar akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera. Mësohet se provat ndaj Elezit janë siguruar nga materialet e sekuestruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi.
-
Tiranë/ Sherr me leva pas një aksidenti te 'Pallati me Shigjeta', u qëllua dhe me armë! Dy në kërkim
14 Maj 2025, 08:30Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 28-vjeçar dhe një 35-vjeçar, të cilët duke ndjekur njëri-tjetrin me makinë në Tiranë, u përplasën me dy makina të ndaluara në semafor tek ura e Lanës pranë Pallatit me Shigjeta. Pasi përplasën makinat pak para mesnatës, dy të rinjtë kanë dalë nga automjetet dhe janë rrahur me sende të forta dhe leva, konflikt ku dyshohet se u qëllua me armë.
-
‘Platforma’ kundër krimit kibernetik/ Nën drejtimin e SPAK goditet grupi kriminal, sekuestrohen mbi 40 mijë euro dhe pajisje kompjuterike
13 Maj 2025, 17:44Me mbështetjen e Eurojust dhe Europol, operacioni u zhvillua në disa shtete si Gjermani, Shqipëri, Qipro dhe Izrael. Grupi kriminal dyshohet se ka mashtruar mbi 100 viktima me një dëm financiar prej mbi 3 milionë euro.
-
-
Tiranë/ Mori peng dhe dhunoi një 31-vjeçar, arrestohet autori (EMRI+VIDEO)
13 Maj 2025, 14:33Një 44-vjeçar i cili mori peng një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e kryeqytetit
-
Abuzim me tendera, SPAK mbyll hetimet dhe merr të pandehur kreun e ARRSH Gentian Gjyli dhe 24 të tjerë! Evis Berberit i komunikohet akuzë e re nga burgu
13 Maj 2025, 14:01Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme në akuzë për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tenderë. Pas hetimeve 25 persona janë nën hetim dhe akuzat i shtohen edhe ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi në burg për korrupsion dhe pastrim parash.
-
Më 15 dhe 16 maj Samiti i Komunitetit Politik Europian, ‘paralizohet’ kryeqyteti! Bllokohet edhe Rinas-Tiranë, ja akset alternative! Plani i plotë i masave dhe hartat
13 Maj 2025, 13:44Për të garantuar sigurinë e liderve evropianë që vijnë për samitin politik, do të paralizohet pothuajse gjysma e Tiranës. Në 15-16 maj, sheshi ‘Skënderbej’ dhe zonat e qendrës së kryeqytetit do të mbyllen plotësisht. Policia publikon planin e masave me rrugët që bllokohen
-
Korçë/ Po kalonte rrugën, makina përplas nxënësin
13 Maj 2025, 13:28Një aksident është shënuar sot në qytetin e Korçës, pranë shkollës 9-vjeçare ‘Sotir Gurra’.
-
Gjykata Lezhë lë në detyrim paraqitjeje burrin e Elda Hotit, Ladi Ndoja dhe shokun e tij Amarildo Jushi, bllokoi me makinë Renuar Kolën e PS me pretendimin se blinte vota
13 Maj 2025, 12:54Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë, duke vendosur masën detyrim paraqitje për bashkëshortin e deputetes së PD Elda Hoti, Ladi Ndoja dhe Amarildo Jushi. Burri i kandidates së Berishës bashkë me mbështetësin e tij, kanë ndaluar mjetin e zyrtar duke pretenduar se po blen vota për Partinë Socialiste.
-
Aida Hajnaj përjashtohet nga gara për kreun e BKH, SPAK: S’dorëzoi dokumentet e kërkuara në kohën e caktuar
13 Maj 2025, 12:40Aida Hajnaj përjashtohet nga rikandidimi për një post të dytë në krye të BKH. Mesohet se Hajnaj nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes deri më 7 maj, për pasojë u përjashtua nga e drejta për rikandidim.
-
Afera Partizani, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi
13 Maj 2025, 12:17Rrëzohet sërish kërkesa e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi lidhur me dosjen Partizani. Kërkesa e parë u rrëzua në 28 prill ndërsa seanca e radhës për kalimin ose jo të dosjes për gjykim pritet të mbahet më 19 maj.
-
Kukës/ Në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 51-vjeçari
13 Maj 2025, 12:06Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Tejdrinë ka rënë në prangat e policisë.
-
Dosja ‘Toyota Yaris’, SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela
13 Maj 2025, 11:41Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për avokatin Radovan Çela i cili akuzohet për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë. Prokurori Klodian Braho kërkoi dënimin e Çelës me 6 vite burg.
-
Lezhë/ Banesa përfshihet nga flakët, shkrumbohet e gjitha! Shkak një shkëndijë elektrike (VIDEO)
13 Maj 2025, 11:34Një banesë në fshatin Rrilë të Lezhës është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të marte.
-
Fotografuan fletën e votimit, Prokuroria e Tiranës kërkon detyrim paraqitje për 2 persona
13 Maj 2025, 10:37Dalin për vlerësimin e masës së sigurisë përpara Gjykatës së Tiranës Hasan Doka dhe Alketa Hasani, dy persona që u arrestuan në 11 maj, ditën e zgjedhjeve parlamentare për fotografim të votës.
-
Lushnjë/ Deklaroi në spital se ishte dëmtuar me mjet prerës, ndërkohë që ishte vetëplagosur me armë, arrestohet 37-vjeçari! Në pranga i vëllai dhe shoku
13 Maj 2025, 10:16Një 37 vjeçar i cili shkoi në spitalin e Lushnjës me pretendimin se ishte dëmtuar me mjet prerës ndërkohë që ishte vetëplagosur në makinë me armë zjarri është arrestuar.
-
Akuzohen për korrupsion zgjedhor, SPAK njoftim zyrtar: Dy kushërinjtë Kalosh dhe Gazment Peposhi blinin vota për PSD në fshatra të Kukësit
13 Maj 2025, 09:49SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e Kalosh Peposhit dhe shpalljen në kërkim të Gazment Peposhit, dy kushërinjtë të akuzuar për blerje votash në favor të PSD në Kukës.
-
Korçë/ Krimet zgjedhore, policia ushtron kontrolle në banesat e përfaqësuesve të 4 subjekteve politike, mes tyre PSD! Sekuestrohen mjete dhe telefona
12 Maj 2025, 19:19Në bazë të vendimit të gjykatës, policia e Korçës po ushtron kontrolle në banesat e personave që janë në hetim dhe ka sekuestruar mjete dhe disa telefona. Mësohet se një nga subjektet i cili është në hetim nga GJKKO është Partia Socialdemokrate.
