Kronikë
-
Një 87-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga shkallët e banesës në fshatin Hoçisht, në Devoll. Si pasojë e plagëve të marra në kokë, i moshuari ka ndërruar jetë.
25 Qershor 2025, 14:47 -
Ndërron jetë i burgosuri në Lezhë, ishte dënuar për plagosje të rëndë (EMRI)
25 Qershor 2025, 14:31Allush Hysa, i dënuar për plagosje të rëndë ka ndërruar jetë në burgun e Lezhës. Pas kësaj ngjarje, janë njoftuar SHKBSB, Prokuroria e Rrethit, komisariati i Policisë dhe familjarët.
-
Tiranë/ Sherri me armë në Institut, në pranga njëri prej të përfshirëve! Vëllezërit goditën me qytën e pistoletës 2 persona
25 Qershor 2025, 14:09Të shtëna me armë zjarri në ajër u regjistruan gjatë një konflikti mes disa personave në zonën e Institutit në Tiranë, një ditë më parë.
-
Gjendet trupi i pa jetë i një 60-vjeçari në Mamurras, dyshohet se u rrëzua aksidentalisht në depon e ujit
25 Qershor 2025, 13:37Paraditen e kësaj të mërkure, është gjetur trupi i pa jetë i një 60-vjeçari, në një depo uji e cila ishte në ndërtim në fshatin Zheje të Mamurrasit.
-
I dënuar në Itali për ‘Shfrytëzim prostitucioni’, Prokuroria e Elbasanit i konfiskon 14 pasuri Marsel Aranit! Biznese, apartamente dhe makinat
25 Qershor 2025, 13:26Marsel Arani rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë në Itali, për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit. Gjatë hetimeve është provoar se ai ka kryer veprimtari kriminale në territorin italian.
-
SPAK kërkon 36 vite e 6 muaj burg për 8 të pandehurit e 'Sterilizimit'! Nga 10 vite burg për Rjepajn dhe Rrapajn! Gjykimi për Beqajn i ndarë
25 Qershor 2025, 13:23SPAK shpalli pretencën për 8 të pandehur të dosjes Sterilizimi, një koncesion me vlerë 100 milionë euro, për të cilin po gjykohet në një proces më vete, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Dy dënimet më të rënda, SPAK i kërkoi për ish-zv.ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin që fitoi tenderin, Ilir Rrapaj.
-
Plagosi me thikë të riun në Tropojë, arrestohet 18-vjeçari! Në pranga edhe shoku për moskallëzim krimi
25 Qershor 2025, 13:06Është arrestuar 18-vjeçari që plagosi me thikë 23-vjeçarin në Dojan të Tropojës, një ditë më parë. Në gjendje të lirë do të hetohet i lënduari pasi blutë i gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
-
-
Për herë të katërt, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetajn për inceneratorin e Elbasanit
25 Qershor 2025, 12:11Ahmetaj hetohet me masë sigurie në mungesë, lidhur me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në kuadër të dosjes së inceneratorëve.
-
Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në fshatin Daullas të Fierit! Tymi mbulon zonën (VIDEO)
25 Qershor 2025, 12:01Vendgrumbullimi i mbetjeve në fshatin Daullas të bashkisë Fier, është përfshirë nga flakët paraditen e sotme
-
Asambleja e SEPCA në Berat/ Proda: Krimi nuk njeh më kufij, Ballkani ka mundësinë të shndërrohet në zonë sigurie
25 Qershor 2025, 12:00Drejtorët e policisë së 9 organizatave policore të Evropës Juglindore, përfshirë edhe atë të Kosovës jo-anëtare, mbajtën asamblenë rajonale në Berat. Kryepolici Ilir Proda tha se krimi nuk po njeh më kufij, ndërsa kërkoi anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
-
Zjarret në vend, Emergjencat Civile: Shuhen vatrat problematike në Pilur dhe Kukës
25 Qershor 2025, 11:30Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në total janë 13 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.Në terren kanë qenë të angazhuara 118 forca operacionale, 22 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera ndihmëse. Zjarret në Pilur dhe Kukës janë shuar.
-
Makina përplas tre të miturit me monopatinë, i merr para në korsinë e autobusit! Njëri në gjendje të rëndë (VIDEO)
25 Qershor 2025, 11:27Tre të mitur të cilët udhëtonin me 2 monopatina, u përplasën në një automjet te kryqëzimi i urës të ish-hotel Dajtit. Shoferi i një makine të rrjetit të supermaketeve Pronatyra, ishte duke lëvizur në korsinë e posaçme të autobusit, kur mori para të miturit. Dinamika e aksidentit po hetohet, ndërsa fëmijët po marrin mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.
-
Pjesë e grupit që 'mbushi' ish-Bllokun me drogë, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
25 Qershor 2025, 10:46Një 33-vjeçar pjesë e grupit që shpërndante drogë lokalet e natës në zonën e ish-Bllokut ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit. Për të është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
-
Afera Partizani/ Jamarbër Malltezi mbetet në arrest shtëpie, Gjykata e Lartë nuk i pranon rekursin
25 Qershor 2025, 10:30Jamarbër Malltezi kërkoi revokimin e masës së arrestit shtëpiak, por Gjykata e Lartë nuk i pranoi rekursin. Ai është i pandehur për aferën Partizani, nën akuzë për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
-
Dibër/ Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim dhe vjedhje arrestohet 40-vjeçari nga Bosnje-Hercegocina
25 Qershor 2025, 09:51Një 40-vjeçar banues në Bosnje- Hercegovinë është arrestuar nga policia kufitare në Dibër. 40-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë.
-
Shpërthim tritoli në një dyqan motorash në Vlorë, kamerat e sigurisë filmuan autorin e maskuar! Pronari: S'kam konflikte (VIDEO)
24 Qershor 2025, 23:21Një shpërthim trotoli ka ndodhur në një dyqan motorësh në qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme. Tritoli është vendosur në godinën e biznesit në rrugën Transballkanike, që funksionon si dyqan për shitje dhe servis motomjetesh. Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa policia është në vendngjarje.
-
Aksident në aksin Fier-Cakran, përplasen dy automjete me njëra-tjetrën! Tre pasagjerë nisen me urgjencë në spitalin e Fierit (VIDEO)
24 Qershor 2025, 21:07Dy automjete janë përplasur në aksin Fier-Cakran, duke lënë të plagosur tre pasagjerë. Të dëmtuarit janë dërguar në spital, ndërsa policia po heton shkaqet e aksidentit.
-
-
Vrasja e Martin Çeços në 2022 në Maliq, Apeli rrëzon vendimin që dënoi me 83 vite burg autorët
24 Qershor 2025, 17:10Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë kishte dhënë më 10 shkurt 2025 një vendim me gjithsej 83 vite burg për të pandehurit në çështjen e vrasjes së Martin Çeços, duke iu përmbajtur kërkesës së Prokurorisë. Por ky vendim është zhbërë nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.