Trafikuan 1.8 t kokainë në Gjermani, hetime në Shqipëri për pasuritë e 13 të arrestuarve

Hetimet e grupit kriminal që në 6 muaj trafikuan 1.8 tonë kokainë nga Amerika Latine në Europë janë shtrirë edhe në Shqipëri. Burime për Report Tv nga Task-Forca e Policisë së Shtetit dhe Krimet e Rënda bënë me dije se për 13 shqiptarët e këtij grupi tashmë ka nisur verifikimi pasurisë dhe lidhjet e tyre në Shqipëri.

Këta shtetas prej vitesh kën nisur aktivitetin e tyre në gjermani ku dhe kishin bazën ndërsa nga hetimet paraprake ka rezultuar se disa nga këta persona sillnin paratë e fituara në vendin tonë duke i investuar në prona.

Për aktivitetin e këtij grupi kriminal një ditë më parë nga vizita në godinën e njësisë Task-Forcë, reagoi dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili u shpreh se janë duke shkëmbyer informacione me autoritetet gjermane.

Oficerët e policisë gjyqësore pranë krimeve të rënda pas marrjes zyrtarisht të emrave të shqiptarëve të ndaluar në territorin gjerman kanë nisur kontrollet në Shqipëri për pasuritë në zyrat e hipotekave dhe bankave të nivelit të dytë dhe zyrat e transfertave të parave.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 19/05/2018 20:39

    Shteti duhet tu rrjepi lekuren ketyre bastardve se na degjeneruan neper bote,deri lugen dhe pirunin duhet t'ju sekuestroj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen