Kronikë
-
Gjatë ditës së sotme deri të shtunën priten reshje shumë intensive, në pjesën jugore të vendit, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë. Këto reshje mund të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet (Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër).
1 Dhjetor 2017, 18:17 -
Moti i keq, rikthehet normaliteti
1 Dhjetor 2017, 18:20
në aeroportin “Nënë Tereza”
Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Tiranë, i janë rikthyer normalitetit këtë të premte, pas anulimeve të fluturimeve dhe vonesave të shkaktuara nga reshjet një ditë më parë.
-
Rama: Fajtorë për përmbytjen
1 Dhjetor 2017, 18:17
e autostradës ndërtimet pa leje266 të shpëtuar,u dëmtuan 3300 banesa,191 shkolla
Rama ka paralajmëruar se nesër pritet një situatë e vështirë në Jug të vendit pas daljes së Vjosës nga shtrati, por institucionet janë në gatishmëri. Shefi i qeverisë është ndalur edhe te bllokimi i autostradës duke u shprehur se do të nxirren fajtorët, ndërsa u kërkoi ndjesë qytetarëve. Rama theksoi se fajin për përmbytjen e autostradës nuk e kanë palmat. Xhafa: Në shumë akse ka ndërhyrje të paligjshme dhe ka ndërtime pa leje, ndërhyrje në shtratet e lumenjve dhe kanalizimet.
VIDEO
-
Emergjenca, Ministria e Shëndetësisë
1 Dhjetor 2017, 17:56
shton qendrat shëndetësore 24 orëshe
Nisur nga situata e përkeqësuar e motit, kryesisht në jug të vendit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka zgjeruar shërbimin 24 orësh për Qendrat Shëndetësore në të gjitha zonat ku ka emergjencë për shkak të përmbytjeve.
-
Tiranë-Durrrës, bizneset gjatë
1 Dhjetor 2017, 17:58
autostradës nën ujë (FOTO)
Reshjet intensive kanë shkaktuar përmbytje jo vetëm në autostradën Tiranë-Durrës, por edhe tek bizneset që ndodhen në të dyja anët e saj.
FOTO
-
Pogradec, lumi hyn mes fshatit,
1 Dhjetor 2017, 18:00
merr përpara gjithçka /FOTO
Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në Pogradec, duke rritur nivelin e lumit të Verdovës. Lumi rrezikon seriozisht dhjetëra banesa që gjenden në afërsi të lumit.
-
Përmbytjet, uji merr përpara
1 Dhjetor 2017, 17:53
gjithçka në Gjirokastër/ VIDEO
Në orët në vijim pritet që të ketë reshje të dendura shiu në qarkun e Gjirokastrës, ndërsa në lagjen ‘Granicë’ ka vërshuar uji duke marrë përpara gjithçka.
VIDEO
-
Moti i keq, masat efikase,
1 Dhjetor 2017, 17:38
Porti i Durrësit vijon punën
Drejtoria ekzekutive pranë Autoritetit Portual të Durrësit njofton se ka marrë të gjitha masat për përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq.
-
Tërhiqen ujërat në Fushë Kruja,
1 Dhjetor 2017, 17:37
dhjetëra kafshë të ngordhura
Pas 24 orësh lumenjtë Zezë dhe Ishëm janë tërhequr nga një pjesë e Fushë Krujës dhe fshatrave, ndërsa kanë lënë pas dëme të mëdha.
VIDEO
-
Gjirokastër, 40 familje në rrezik
1 Dhjetor 2017, 17:16
për jetën nga përmbytja në Picar
40 familje në fshatin Picar rrezikojnë përmbytjen shprehen burime nga Shtabi i Emergjencave në Prefekturë. Autoritetet e emergjencës janë në terren për tu ardhur në ndihmë banorëve duke përdorur varka.
-
Vlora,Prençi:Bëni kujdes, nata
1 Dhjetor 2017, 17:18
deri në mëngjes gjendje alarmi
Kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prenci deklaron nga Vlora se në orën 18:00 pritet që të vështirësohet situata ndërsa u ka bërë thirrje banorëve që të largohen, pasi gjendja është alarmante.
VIDEO
-
Evakuimi i banorëve, Xhaçka
1 Dhjetor 2017, 17:06
vlerëson punën e FA
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka vlerësuar punën e zhvilluar në terren nga Forcat e Armatosura.
-
Rrezik në Jug, në Vlorë dhe në
1 Dhjetor 2017, 16:52
Sarandë ushtria vijon evakuimin
Rrezik në Jug të vendit nga përmbytjet. Vijon largimi i banorëve nga zonat që janë në vijën e parë dhe rrezikohen që të përmbyten. Deri në orën 16:30 janë larguar 50 familje nga Novosela, ndërsa kujtojmë që lumi ka dalë nga shtrati te Ura e Mifolit duke arritur deri në katin e parë të banesave.
-
Kukës, reshjet “shkërmoqin”
1 Dhjetor 2017, 16:49
infrastrukturën rurale (foto)
Në qarkun e Kukësit problemet e shkaktuara nga reshjet janë të konsiderueshme. Për fat të mirë ato nuk kanë shkaktuar viktima, por dëmet materiale janë të mëdha.
FOTO
-
Gjirokastër, shembet ura nga lumi,
1 Dhjetor 2017, 16:35
bllokohet qarkullimi i automjeteve
Lumi i Drinos ka dalë nga shtrati duke shkaktuar dëme jo vetëm me përmbytjen e banesave, tokave por ka shkatërruar edhe urën tek varrezat e Gjirokastrës. Ujërat e lumit kanë vërshuar sipër urës që lidh Gjirokastrën me Kakavijën, duke bllokuar kalimin e mjeteve.
VIDEO
-
12 qarqe nën ujë, Emergjencat: Në
1 Dhjetor 2017, 16:38
rrezik Vlora e Berati, vijon evakuimi
Gjatë orëve të pas mesditës janë zhvilluar një mori operacionesh kërkim-shpëtimi kryesisht në Qarkun e Durrësit, Bashkia e Fushë Krujës. Në këto operacione janë angazhuar helikopterë të Forcave të Armatosura dhe mjete të tjera speciale.
-
FOTO/ Shijak, shemben tre ura,
1 Dhjetor 2017, 16:30
izolohen banorët, 40 të evakuuar
Shemben tre ura në Shijak duke bllokuar tre fshatra, Gjepalaj, Çizmel dhe Shetel. Qarkullimi është i pamundur duke izoluar banorët e fshatrave. Ndërsa probleme ka edhe në Ballias, pasi janë bllokuar rrugët.
FOTO
-
Fushë Krujë, shpëtohen me
1 Dhjetor 2017, 16:23
varka 30 banorë në fshatra
Emergjencat Civile vijojnë shpëtimin e banorëve në disa fshatra në Fushës Krujë, mes tyre në Mallkuç dhe në Derven.
FOTO
-
Krujë-Qafë Shtamë, shembet
1 Dhjetor 2017, 16:03
ura; izolohen 5 fshatra (video)
Shirat e dendura që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar shembjen e urës përgjatë aksit Krujë-Qafë Shtamë.
VIDEO
-
Përmbytjet në Shijak, Çyrbja-
1 Dhjetor 2017, 15:50
banorëve: Binduni autoriteteve!
Situata e rënduar e motit ka prekur edhe zonën e Shijakut, duke izoluar disa banorë nga qarkullimi dhe përmbytjen e kateve të para. Deputeti socialist i PS-së, Jurgis Çyrbja ishte në zonën e Shijakut ku ka ndihmuar me logjistikë banorët për të përballuar situatën.
