Kronikë

  • Drejtori i përgjithshëm i ALUZINI-t, Artan Lame se bashku me drejtoreshën e Tiranës Orjeta Myzeqari u dorëzuan lejet e legalizimit banorëve të pallatit që përfituan nga VKM 19, e cila ka si qëllim hipotekimin e pallateve të cilët janë të braktis nga pronarët apo kane shkelur lejen e ndërtimit.
  • Organizonin shitjen e kokainës
    në pranga dy shqiptarë në Itali

    Hetimet në qytetin e Pavias, në veri të Italisë, kanë zbardhur aktivitetin e paligjshëm të dy shtetasve shqiptarë, të specializuar në importimin dhe tregtimin e kokainës dhe të marijuanës. Personat e mësipërm janë hetuar për veprimtaritë e tyre të paligjshme në vitet 2014-2015 dhe kanë rënë sot në mëngjes në pranga.

  • VD/Qytetari: Kryeministër pse na
    prishe shtëpitë? Rama e sqaron

     Gjatë inspektimit, një qytetar i është drejtuar kryeministrit me fjalët “Keni Perëndi apo s’keni. Pse na prishët shtëpitë?”. Rama ka ndaluar duke e thirrur dhe sqaruar qytetarin në një bisedë të shkurtër për banesën e tij pranë lumit Gjanica që do të prishet. Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur Rama bisedon me qytetarin në Fier.  VIDEO

  • Amb. e BE, Vlahutin i dorëzon
    Metës Strategjinë e re të KE

    Presidenti Meta ka pritur në takim Ambasadoren e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, e cila i dorëzoi Metës strategjinë e re të Komisionit Evropian, “Një perspektivë e besueshme zgjerimi dhe një angazhim i thelluar i BE-së në Ballkanin Perëndimor”, si dhe Planin e Veprimin në mbështetje të transformimit të Ballkanit Perëndimor.

  • Fier, përplasen dy makina në
    Levan, plagosen dy pasagjerët

    Pasditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë, janë përplasur dy automjete dhe për pasojë janë plagosur dy persona, të cilën fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Të dy të plagosurit, njëri banues në Fier dhe tjetri në Tepelenë kanë qenë pasagjerë në automjetet e përplasura.

  • Albtelecom nënshkruan kodin e
    sjelljes në ditën e internetit të sigurt

    ALBtelecom zotohet të vijojë të mbështesë nisma në funksion të një interneti sa më të sigurt dhe të mbrojtur në mënyrë të veçantë për fëmijët. Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike lançoi nismën për të ndërgjegjësuar dhe aktivizuar të gjithë aktorët e industrisë së telekomunikacionit në funksion të një interneti sa më të sigurt.

  • Alibeaj: Po promovohen gjyqtarë
    dhe prokurorë të komunizmit

    Kryetari i Këshillit të Legjislacionit, Enkeljed Alibeaj, denoncoi sot duke thënë se “sistemi i ri i drejtësisë po kapet nga qeveria nëpërmjet promovimit në krye të sistemit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të kohës së komunizimit, të përfshirë në gjyqe politike”.

  • Aksioni për uji, verifikohen 105 
    biznese dhe shoqëron 3 persona

    Tre biznese janë konstatuar që kanë vjedhur ujin përmes lidhjeve të paligjshme. Konstatimi është bërë pas kontrollit nga grupi që është ngritur për verifikime. Pronarët e bizneseve janë proceduar dhe po ndiqen  në gjendje të lirë.

  • 3 aksione në Greqi/ Kapen
    shqiptarët me drogë dhe armë

    Një 34-vjeçar shqiptar i akuzuar për importimin, transportimin dhe zotërimin e drogës me qëllim trafikimin dhe futjen e paligjshme në Greqi u arrestua dje pastide pranë kufirit greko-shqiptar teksa po transportonte të paktën 46 kg kanabis.

  • Lezhë, dëmtohet prona publike
    vidhen koshat e mbeturinave

    Vjedhja dhe dëmtimi i pronës publike është kthyer në makth për bashkinë Lezhë. Njerëz të papërgjegjshëm thuajse çdo natë shkatërrojnë koshat e mbeturinave në këtë qytet. Bashkia e Lezhës disa herë e ka denoncuar këtë rast, por policia nuk e ka marr seriozisht këtë fakt.  VIDEO

  • Emrat/Kandidatët e mundshëm
    për Drejtor të Policisë së Tiranës

    Pas emërimit të Ardi Veliut në krye të Policisë së Shtetit, posti i Drejtorit të Policisë Tiranë mbetet vakant. Burime të Report TV nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se dy janë kandidatët për të drejtuar uniformat blu në kryeqytet.

  • Biznese, vila e prona, sekuestro
    1.4 mln euro tre vëllezërve Selaj 

    Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” janë sekuestruar pasuri me vlerë mbi 1.4 milion euro të një grupi të dyshuar kriminal në Lezhë që përbëhet nga tre vëllezërit Selaj. Koka e grupit kriminal është i arrestuari pak kohë më parë në Itali, Valentin Selaj (i fejuari i Viola Spiros), ndërsa dy të tjerët janë vëllezërit Parlind Selaj dhe Aleks Selaj. Vëllezërit Selaj parate e fituara nga trafiku i droges dhe prostitucionit i kishin investuar duke ndertuar biznese ne Lezhe. VIDEO FOTO

  • Zyrtarizohet amb. kanadeze, Meta:
    Nxitje investimesh mes dy vendeve

    Presidenti Ilir Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të konsoliduara midis dy vendeve. Duke u ndalur në partneritetin e ngushtë në NATO, ku theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadrin e trupës paqeruajtëse shumëkombëshe nën drejtimin e Kanadasë në Letoni.

  • VD/Fier, fillon verifikimi i dëmeve
    mbi 5 mijë ha tokë e përmbytur

    Sipas Shtabit të Emergjencave Civile të Prefekturës së Fierit vetëm në Darëzezë janë përmbytur 8 banesa dhe 2 mijë ha tokë bujqësore, ndërsa duke përfshirë njësinë administrative të Levanit dhe Frakullës, përmbytja ka përfshirë 5 mijë ha tokë bujqësore.

  • Vjen 'Vodafone Secure Net'
    shërbimi "Interneti im i sigurtë"

    Në rutinën e ditëve e harrojmë se sa dëm mund të na shkaktojnë gjithë të pabesët e internetit, pra viruset dhe programet e padëshiruara. Harrojmë se sa më thellë lundrojmë në internet, aq më në rrezik vihemi, nëse nuk informohemi se si të mbrohemi. 

  • Emërimi i Ardi Veliut, Policët
    në Lirim: Eshtë i paligjshëm

    Ditën e djeshme Kryeministri Rama ka firmosur emërimin e Ardi Veliut si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, por për këtë ka reaguar edhe Shoqata e Policëve në Lirim të cilët shprehen se ky emërim është në shkelje të ligjit, pasi ish-drejtori i Policisë së Tiranës i ka marrë gradat më shpejt se çpërcakton ligji.

  • 9 mln $ vjedhje me TVSH-në
    dorëzohet njeriu që ideoi skemën

    Vetëdorëzohet në polici biznesmeni Sokol Lami i akuzuar si njeriu që ndërtoi skemën e mashtrimit me TVSH duke i vjedhur buxhetit pot 9 milionë dollarë.  VIDEO

  • Gjirokastër, pallati në rrezik
    shembje, dy kate pa leje

    Prej disa ditësh një pallat 8-katësh në Gjirokastër rrezikon të shembet për shkak të rrëshqitjes së dherave, duke bërë që banorët të braktisin shtëpitë dhe të strehohen në konvikt nga ana e bashkisë. Sot nga gazetari i Report Tv është zbuluar se ky pallat, i ndërtuar 10 vite më parë ka patur leje vetëm për 6 kate, por në fakt ndërtuesi i këtij pallati ka ngritur edhe dy kate të tjera pa leje.

  • Shkeljet për Tiranë-Elbasan
    Haxhinasto: Gati të hetohem

    Ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka reaguar lidhur me hetimet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për abuzime në ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan.   VIDEO

  • ALUIZNI, 200 vende të lira
    pune, ja kriteret që kërkohen

    Në një postim në faqen e ALUIZNIT në Facebook, thuhet se te ZRPP, ALUIZNI dhe ATP ka 200 vende të lira pune. Në videon e postuar ku flet vete kreu i ALUIZNIT Artan Lame, thuhen dhe kriteret që duhen për të zënë një vend pune në këto drejtori.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv