Kronikë
-
Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi u shpreh për Report TV se banorët e të gjithë zonave të përmbytura në vitin 2015 dhe që janë prekur edhe këtë vit, si ato pranë Fierit dhe Vlorës, duhet të braktisin shtëpitë e tyre deri në orën 15:00. Në të kundërt, tha Prençi autoritet do ndërhyjnë dhe do t'i nxjerrin forcërisht nga shtëpitë, pasi sipas tij pritet vërshim i fuqishëm i disa lumenjve si Vjosa, Semani dhe Shkumbini.
VIDEO
1 Dhjetor 2017, 12:25 -
EC: Rëndohet situata, ja banorët
1 Dhjetor 2017, 12:30
që duhet të përgatiten për evakuim
Emergjencat Civile kanë paraqitur të dhënat më të fundit nga i gjithë vendi, i cili ndodhet nën ujë prej ditës së djeshme, për shkak të reshjeve të dendura të shiut. EC sqaron se situata e reshjeve ka vijuar të rëndohet në orët e paradites së sotme, sidomos në jug të vendit.
-
Rama:Situatë e jashtëzakonshme
1 Dhjetor 2017, 12:19
i gjithë shteti është në këmbë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për situatën kaotike në të cilën është përfshirë vendi prej ditës së djeshme, për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Kryeministri shkruan se vendi është në situatë të jashtëzakonshme nga reshjet e dendura, duke shtuar se janë marrat dhe i gjithë shteti është në këmbë për të siguruar jetën e njerëzve.
-
Pamjet tronditëse, përmbytjet
1 Dhjetor 2017, 12:02
nga Viroi në Radhimë
Nga Radhima në Vlorë, e deri te Viroi në Gjirokastër, këto foto japin një ide të gjendjes alarmante që ka kapluar mjaft pjesë të territorit të Shqipqërisë gjatë orëve të fundit, si pasojë e reshjeve të dendura, që kanë shkakuar shumë përmbytje.
FOTO
-
Gjirokastër, kryebashkiakja Rami
1 Dhjetor 2017, 11:57
për Report TV: Përkeqësim!
Edhe Gjirokastra është përfshirë në situatë të rënduar për shkak të reshjeve. Kryebashkiakja Zamira Rami tha për Report TV se pushteti vendor po bën gjithçka mundet, teksa duhet më shumë bashkëpunim mes autoriteteve.
VIDEO
-
Po pastronte shtëpinë nga
1 Dhjetor 2017, 11:49
përmbytjet, e pickon gjarpri
Një banor nga fshati Murqinë e Fushë Krujës ka raportuar se një prej pjesëtarëve të shtëpisë është pickuar nga gjarpri, teksa ka qenë duke lëvizur orenditë e shtëpisë të cilat janë nën ujë.
-
Del nga shtrati Shkumbini
1 Dhjetor 2017, 11:47
përmbytje nga Librazhdi në Peqin
-
Gjirokastër, përmbyten varrezat
1 Dhjetor 2017, 11:34
e qytetit, uji hyn edhe në spital
Situata paraqitet kritike edhe në Gjirokastër ku mësohet se janë përmbytur varrezat e këtij qyteti si dhe spitali rajonal. Forcat e Armatosura kanë ndërhyrë për largimin e ujit në spitalin e Gjirokastrës.
VIDEO
-
Çako nga Vora:Policia në këmbë,
1 Dhjetor 2017, 11:35
të shpëtojmë jetën e njerëzve
Pas ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka parë nga afër situatën në autostradën Tiranë-Durrës, e cila ndodhet prej mbrëmjes së kaluar nën pushtetin e ujit.
-
Kukës, 3200 banorë pa energji
1 Dhjetor 2017, 11:34
elektrike, rrugët të kalueshme
-
Rrëfimi tronditës, banori-Xhafës
1 Dhjetor 2017, 11:23
Më mori dallga nusen
Nga takimet që pati sot me qytetarët e përmbytur pranë Vorës në aksin Tiranë-Durrës, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, u takua edhe me një qytetar i cili kishte ngecur në autostradë, pasi përmbytja i kishte dëmtuar automjetin.
VIDEO
-
Përmbytjet masive, rinisin
1 Dhjetor 2017, 11:18
fluturimet në aeroportin e Rinasit
Kanë rinisur ditën e sotme fluturimet në aeroportin e Rinasit, në kryeqytet. Fluturimet u pezulluan mbrëmjen e kaluar për shkak të përmbytjeve masive në mbarë vendin, të cilat përfshin dhe autostradën Tiranë-Durrës. Reshjet masive të shiut sollën probleme tepër të mëdha dhe në aeroport, ku u përmbyt pista e fluturimeve, duke pezulluar kështu lëvizjet.
-
Skandaloze, shembet ura e re
1 Dhjetor 2017, 11:18
Laç-Mamurras, bllokohet lëvizja
Prej disa orësh aksi i vjetër rrugor Laç-Mamurras është bërë i paqarkullueshëm për lëvizjen e automjeteve. Në vendin e quajtur Derven, rruga ka pësuar dëme pasi është shembur ura e re dhe makinat janë bllokuar.
VIDEO
-
Përmbytjet, Xhaçka apel banorëve:
1 Dhjetor 2017, 11:08
Bashkëpunoni për t'u evakuuar
Në një deklaratë për mediat, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka kërkuar bashkëpunimin e banorëve të prekur nga përmbytjet që të bashkëpunojnë me autoritetet për t'u evakuuar.
VIDEO
-
Portet/Vlora e përmbytur,në Sarandë
1 Dhjetor 2017, 11:04
ndalohen tragetet,Durrësi në kontroll
Situta e përmbytjeve që ka goditur gjithë vendin është ndjerë edhe në portet kryesore, si ai i Durrësit i Vlorës dhe Sarandës.
-
Alarmi/Parashikimi, reshjet do
1 Dhjetor 2017, 10:54
vijojnë, situata në përkeqësim
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, bën një parashikim preciz të motit në orët e ardhshme dhe situata nuk paraqitet shumë optimiste. Në orët në vazhdim pritet që të ketë vërshim dhe nga lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël në disa qytete, si Korçë, Vlorë, Berat, Fier dhe Gjirokastër. Ndërkohë, gjatë ditës së sotme shumë zona pritet të zbardhen nga dëbora, kryesisht në veri dhe verilindje.
-
M.Shëndetësisë aktivizon planin e
1 Dhjetor 2017, 10:54
emergjencës, spitalet në gatishmëri
Aktivizohen planet e emergjencës, spitalet dhe shërbimi i Urgjencës Kombëtare në gjendje gadishmërie. Masat për emergjencën, shtohen masat e kontrollit për monitorimin e ujit të pijshëm për ruajtjen e shëndetit publik.
-
Përmbytjet, UKT: Ja zonat
1 Dhjetor 2017, 10:45
ku do ketë ndëprerje të ujit
Kushtet e vështira atmosferike kanë shkaktuar përmbytje në N/Stacionit Elektrik të Kasharit për pasojë stacionet e pompimit të Bërxullit, CocaCola dhe Laknas janë përkohësisht jashtë funksionit për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
-
Moti i keq,urdhëron Manastirliu:
1 Dhjetor 2017, 10:42
Të gjitha spitalet në gatishmëri
Njësia e helikopterëve është në gatishmëri të plotë për çdo ndërhyrje të nevojshme. Ministrja Manastirliu ka urdhëruar gjithashtu strukturat e shëndetit publik të marrin masa për ofrimin e shërbimit shëndetësor për popullatën që evakuohet/zhvendoset si pasojë e situatës së krijuar. Nga ana tjetër, drejtoritë e shëndetit publik po monitorojnë situatën në kuadër të garantimit të masave për shëndetin publik.
-
VD/'Më përmbytet shtëpia çdo vit'
1 Dhjetor 2017, 10:44
i riu përlotet, Xhafaj i jep numrin
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka qenë i pranishëm sot në një nga akset më problematike të goditur nga përmbytjet e natës së djeshme, në zonën e Vorës, ku është përballur me disa qytetarë të revoltuar, të cilëve u janë përmbytur për të disatën herë gjatë viteve të fundit bizneset apo shtëpitë.
VIDEO
