Kronikë

  • Një aksident rrugor është shënuar në orët e mesditës së sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ku për pasojë janë plagosur disa persona. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin e Librazhdit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.  VIDEO FOTO
  • Droga shqiptare del në brigjet
    italiane, kapen 48 kg marijuanë

    Një sasi prej 48 kg marijuanë është sekuestruar nga policia italiane në territorin e Vernolës. Mediat raportojnë se lënda narkotike është gjetur pranë bregdetit dhe vinte nga brigjet e Shqipërisë. Marijuana ndodhej pak metra larg detit, çka dyshohet të jetë nxjerrë në breg nga valët. 

  • Itali, shqiptari me ‘Audi’ përplas
    çiftin, vdes tragjikisht burri

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Itali, me protagonist një shqiptar. Mediat e vendit fqinj raportojnë se shqiptari 39-vjeçar ka përplasur një çift italian, që sapo kishin dalë nga një piceri dhe po kalonin rrugën për të shkuar te makina e tyre.

  • Bandat shqiptare terrorizojnë
    Britaninë,ja si i zhvatin rivalët 

    Kriminelët shqiptarë po veprojnë në Britani, duke përdorur një taktikë të aplikuar më parë, rrëmbimin e të afërmeve të grupeve rivale. Zyrtarët e lartë të policisë britanike kanë zbuluar se anëtarët e bandave shqiptare shënjestrojnë të moshuarit e familjeve të tjera të krimit, duke i mbajtur peng dhe iu kërkuar para, drogë apo territor në këmbim të lirimit të tyre.

  • Klosi në Ishëm:E patolerueshme
    situata, pastrimi në 3 faza

    Duke parë nga afër investimin, Ministri Klosi theksoi se projekti tregon realisht se çfarë do të thotë që një investim sjell një investim tjetër dhe sesi duhet menduar që të kemi një investim të qëndrueshëm turistik për ta shndërruar atë plazh që dikur ishte një vend vetëm për mbeturina në një destinacion turistik. Kreu i Turizmit dhe Mjedisit vlerësoi reagimin e shtetit për të fshirë.  VIDEO  FOTO

  • Nis ndërtim i korsisë së dedikuar
    për biçikleta në bulevardin “Zogu I”

    Tirana po bëhet çdo ditë e më shumë miqësore ndaj atyre që kanë zgjedhur si mjet lëvizje biçikletat. Pas korsive të dedikuara në Rr. “Dritan Hoxha”, në Unazën e Vogël, Rr. e “Dibrës” dhe zonën e urbane të Unazës së Madhe, prej pak ditësh Bashkia e Tiranës ka nisur një tjetër investim të kësaj natyre, kësaj here në Bulevardin “Zogu i Parë”, duke hedhur një hap tjetër për krijimit e rrjetit minimal të korsive të dedikuara për biçikleta.  VIDEO  FOTO

  • Bllokohet nga AKU në Krujë
    fabrika e pijeve të skaduara

    Bllokohet nga AKU një fabrikë pijesh alkoolike në fshatin Nikël, ndërsa janë sekuestruar sasi të mëdha pijesh të ndryshme.  VIDEO  FOTO

  • ARRSH-IKMT vijojnë aksionin,
    hiqen 294 tabela në disa rrugë

    Në javën e pestë të ndërhyrjes në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit vazhduan pastrimin e nyjeve dhe akseve rrugore kombëtare nga tabelat dhe objektet e vendosura në kundërshtim me Kodin Rrugor. 

  • 'Mos lëviz,policia', si u arrestua
    17-vjeçari i armatosur në Shkodër

    Forcat Shqiponja vunë në pranga Elvis Hoxhën 3 orë pas atentatit mbrëmjen e djeshme në lagjen Guerrile të Shkodrës. 17-vjeçari është arrestuar në një banesë në ndërtim, teksa po qëndronte i fshehur. Në videon e policisë dallohen 4 efektivë të forcave Shqiponja, të cilët afrohen dhe shtrijnë në tokë Elvis Hoxhën, duke e prangosur atë. Pranë 17-vjeçari u gjet edhe arma e krimit, tip kallashnikov. VIDEO 

     

  • Zbardhen pasuritë e Çapjave
    dhe Çelajve nga vilat te hotelet 

    Vila, hotele, pasuri të patundshme dhe biznese, që mendohet se janë në pronësi të fisit Çapja dhe Çelaj, pritet të hetohen nga Policia e Shtetit dhe prokuroria e Krimeve të Rënda. Report TV siguron listën e disa prej biznesvee dhe emrave që po hetohen të dy familjeve të Elbasanit.  VIDEO

  • FOTO/ Festat e Nëntorit, Bashkia
    rehabiliton memorialin 'Nënë Shqipëri'

    Thuajse në çdo festë kombëtare, politikanë, veteranë lufte, por edhe qytetarë të thjeshtë i përkulen me nder memorialit “Nënë Shqipëri” në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.  FOTO

  • Kaos në Kapshticë,pala greke s'lejon
    kalimin e shqiptarëve prej 48 orësh 

    Pas problemeve ditën e djeshme vijon sërish kaosi në doganën greke edhe sot.  Pala greke punon me regjistra vetëm në dalje ndërsa në hyrje të Greqisë lejohen vetëm persona me dokumentacion greke. Ende nuk jepet një informacion zyrtar se kur do te normalizohet situata.  FOTO

  • Gjuetia e paligjshme,sekuestrohen
    10 varka në Lagunën e Nartës

    Një aksion i Task Forcës së ministrisë së Bujqësisë ka nisur pikërisht  në lagunën e Nartës ndaj peshkatarëve, të cilët abuzojnë duke gjuajtur në këtë lagunë pa asnjë lloj kriteri. Aksioni i cili ka vijuar gjatë gjithë ditës ka bërë të mundur sekuestrimin e barkave të këtyre peshkatarëve, të cilët zakonisht gjuajnë natën dhe pa licencë.  VIDEO  FOTO

  • Vlorë,Gjiknuri:Panele diellore për
    ujin e ngrohtë në kopshte e çerdhe

    Deri më tani është bërë e mundur të financohen dhe instalohen sistemet termike diellore për ujin e ngrohtë pranë më shumë se 55 institucioneve publike në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Rrogozhinë, Lushnje, Elbasan, Gramsh, Berat, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.  VIDEO

  • Erdhi në Durrës me jahtin luksoz
    pse u arrestua princi miliarder

    I cilësuar si njeriu i 45-të më i pasur në botë, Princi miliarder zbarkoi në Durrës me jahtin e tij super luksoz më 25 gusht. Diskutimet mes tij dhe zyrtarëve shqiptarë u përqendruan në investimet e mundshme në fushën e turizmit, industrisë dhe infrastrukturës. NY Times shkruan se arrestimi i princit Alwaleed është i sigurt se do të dërgojë valë tronditëse si nëpërmjet Mbretërisë dhe qendrave të mëdha financiare në botë.  VIDEO

  • Petrit Çela dhe i biri në
    hetim për pastrim parash

    Në listën e biznesmenëve të ndryshëm dhe të njohur si të fuqishëm në Elbasan nën hetim janë edhe Petrit Çela pronar i tregut agro-ushqimor dhe djali i tij Marjus Lulaj (Suel Çela) i dyshuar për përplasje me policinë e Elbasanit më 18 shtator. Ky hetim vjen pak javë pas përplasjes së policisë së Elbasnit në hyrje të tregut në pronësi të Petrit Çelës me disa persona. 

  • Cërrik, burri gjendet i vetmuar në
    rrugë, policia lë numër kontakti

    Qytetarët e Cërrikut kanë njoftuar policinë për një qytetar që ndodhej i vetëm në rrugë pranë  një karburanti në lagjen nr.3 të qytetit. Sipas policisë, personi i vetmuar nuk komunikon fare dhe nuk jep shpjegime teksa pyetet se kush është dhe pse ndodhej atje. Identiteti i të braktisurit  nuk dihet, ndërsa policia bën thirrje për personat që e njohin të braktisurin.

  • Plagosja e 22 vjeçarit në Shkodër
    arrestohet pas 3 orësh autori 

    Pas  tre orësh nga plagosja e 20-vjeçarit Orest Beqirit, Policia e Shkodrës ka vënë në pranga personin e dyshuar si autor të ngjarjes. 

  • Babai i biznesmenit Sota: 800 
    mijë € garanci për blerje hekuri

    Lefter Sota, babai i Orest Sotës, që iu gjetën 835 mijë euro nga ana e policisë, ka reaguar për mediat për të sqaruar situatën. Sipas Lefter Sota shuma e gjetur nuk ishte e të birit, por e tija, dhe do të përdorej si garanci, për një marrëveshje tregtare me Kurum.  VIDEO

  • Itali,e plagosi tek vidhte,shqiptari
    mund ti marrë 324 mijë € italianit

    Para  katër vitesh  një shtetas italian ka qëlluar një shqiptar, i cili  kishte hyrë për të vjedhur në shtëpi, ndërsa  pas këtyre viteve ai rrezikon një dënim prej 5 vitesh e dy muaj burg. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv