Kronikë

  • Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka njoftuar ditën e sotme se ka vendosur masa administrative dhe ka paraqitur pranë organit të akuzës kallëzim për ndjekje penale për 8 ish-zyrtarë të lartë në disa institucione të rëndësishme.
  • Vlorë, mungesa e investimeve
    drejt shembjes godina 93-vjeçare

    Mungesa e investimeve ka bërë që godina 93-vjeçare që dikur shërbente si prefektura e Vlorës, të shkojë drejt degradimit.  Brenda objektit jetojnë 4 familje, sipas të cilave prej 24 vitesh në këtë ndërtesë nuk është vënë dore, ndonëse gëzon edhe statusin e monumentit të kulturës.VIDEO

  • Tiranë, AKU: Shqetësuese ujërat
    e zeza pranë tregjeve ushqimorë

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shprehur shqetësimin ditën e sotme për infrastrukturën jashtë njësive të tregtimit, e cila ka të bëjë me kanalizimet, si të ujrave të bardha e të zeza, e cila është detyrë e Bashkisë Tiranë. VIDEO

  • Veliaj: Në Beograd fituam një të 
    drejtë morale, por duhet më shumë 

    I pranishëm në ceremoninë e mbylljes së praktikave mësimore 6 mujore të studentëve të Fakultetit të Drejtësisë, pranë Avokaturës së Shtetit, Ministri Veliaj ka folur edhe për incidentin në Beograd ku ka theksuar se përveçse fituam një të drejtë morale, duhet dhe më shumë. Sipas tij ngjarja tregon se sa rëndësi ka që të kemi juristë të mirë brenda dhe jashtë vendin. 

  • Vlorë, OSHEE aksion kundër 
    debitorëve, u ndërpret energjinë

    Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në qytetin Vlorës ka nisur punën në terren për ndërprerjen e energjisë për abonetët debitorë. Një aksion masiv i inspektorëve të OSHEE-së është përqëndruar në lagjen '1 Maji' të qytetit të Vlorës. VIDEO

  • Dërgohet për gjykim gjenerali Gjoka
    Akuzohet për shpërdorim detyre

    Prokuroria e Beratit ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj Syrja Gjokës, me gradën gjeneral-brigade, i cili ka qenë komandant i bazës ushtarake ajrore Kuçovë në kohën e kryerjes së veprimeve për të cilat tashmë akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikimi i dokumenteve”.
    37 vite ushtarak,arrestohet Gjoka shpërdoroi detyrën duke vjedhur

  • Drejtonin mjetin në gjendje të dehur
    apo pa patentë,26 persona në pranga

    Në kuadër të aksionit për parandalimin e aksidenteve, grupi task-force ka arrestuar 26 persona për "Drejtim të automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi". Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë nga forcat e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor në Tiranë, në kuadër të nismës së zhvilluar për parandalimin e aksidenteve.

  • Në 48 orë policia e Tiranës kap 10 
    të kërkuar,“Plan i detajuar masash”

    Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 10 persona të cilët ishin shpallur në kërkim në kohë të ndryshme për vepra të ndryshme . Operacioni sipas Policisë së Tiranës është bazuar në një plan të detajuar masash mbi “Intensifikimin e masave investiguese, operacionale e proceduriale lidhur me identifikimin, lokalizimin, zbulimin, gjetjen dhe kapjen e personave në kërkim” VIDEO

  • Biodiversiteti, pranohet projekti prej
    735.000 euro për Parkun e Lurës

    Në kuadër të iniciativës LifeWeb të Konventës së Biodiversitetit, Ministria e Mjedisit ka paraqitur një projekt prej 735,000 Euro për menaxhimin e integruar të Parkut Kombëtar Lurë, i cili është pranuar.Mnistri i Mjedisit Lefter Koka merr pjesë në Konferencën e 12-të të Shteteve Palë të Konventës së Biodiversitetit për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Biodiversitetit (CBD CoP-12) dhe Takimin e Parë të Shteteve Palë të Protokollit të Nagojës që u zhvillua në Korenë e Jugut.

  • Në timon një 14-vjeçar, të plagosur
    në aksident dhe 4 moshatarë të tij

    PEQIN/ Pesë adoleshentë të moshës 14 vjeç janë aksidentuar, ndërsa udhëtonin me një mjet me targa italiane në hyrje të qytetit të Peqinit. Mjeti “Fiat puno” drejtohej nga një 14-vjeçar i cili po lëvizte bashkë me 4 bashkëmoshatarë të tij kur ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar 7 metra poshtë urës në hyrje të qytetit të Peqinit. FOTO VIDEO

  • MJ Greke "proteston": Të dënohet
    dhuna ndaj minoritetit grek

    Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë nëpërmjet një deklarate për shtyp, udhëzon ambasadorin e saj në Tiranë të denoncojë pranë Ministrisë së Jashtme shqiptare incidentet e ndodhura në fshatin Derviçan të Gjirokastrës, pas pezullimit të ndeshjes Serbi- Shqipëri.

  • Nxënësit: Drejtoresha na kërcënon
    dhe dhunon. DAR nis hetimet

    MIRDITE/ Drejtoresha e një shkollë 9-vjeçare në Mirditë akuzohet nga nxënësit se ushtron dhunë verbale dhe fizike ndaj tyre. Ndërkohë e njëjta akuzë vjen edhe nga prindërit e nxënësve. Sakaq Drejtori i Arsimit në Mirditë pohon se po shqyrtohen këto akuza dhe nëse vërtetohen do merren masa. VIDEO

  • Naço:KLD të mos votojë inspektorin
    e dyshuar për korrupsion si gjykatës 

    Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka kërkuar mosvotimin e kandidaturës së Arjan Qafës për gjyqtar apeli nga KLD, në kushtet kur Inspektorati i Kontrollit të Pasurisë, ka gjetur një shumë prej 200 mijë eurosh të pajustifikuara nga personi në fjalë. Arjan Qafa ka mbajtur postin e inspektorit në inspektoratin e KLD-së, teksa kërkesa e Ministrit Naço për të shqyrtuar këtë rast në mbledhjet e KLD nuk është marrë parasysh.  VIDEO

  • Lushnjë, ndalohen dy vëllezër
    për grabitje të ikonave të kultit

    Dy persona nga Lushnja janë ndaluar nga policia ditën e sotme pasi akuzohen për grabitje të ikonave të kultit. Në prangat e uniformave blu janë vënë dy vëllezërit nga fshati Golem i Madh, Landi Bici, 30 vjeç, dhe Fatjon Bici, 33 vjeç.

  • Naço:Reforma në drejtësi,për të bërë
    të sigurt destinacionin final, BE-në

    Reforma në Drejtësi është komplekse, synimi ynë është forcimi i ligjit për të bërë të sigurt arritjen e destinacionit final, Evropën. Kështu është shprehur Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, gjatë ceremonisë së mbylljes së praktikave mësimore 6 mujore të studentëve të Fakultetit të Drejtësisë, pranë Avokaturës së Shtetit.

  • Nishani:Një pushtet 'quasi gjyqësor'
    gjykon gjyqësorin, e papranueshme!

    Pas 10 orësh diskutime dhe debatesh, ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Mbledhja e KLD-s edhe sot vijoi sërish me dyer të mbyllura, duke emëruar kryetarët e 5 gjykatave në shkallë vendi. Që në nisje të saj ka pasur replika mes Presidentit Nishani dhe disa prej anëtarëve, pasi Nishani, Komisionin Hetimor të ngritur nga Parlamenti për hetimin e Elvis Çefës dhe Lulzim Lelçajt e ka quajtur një rast të paprecendent. VIDEO

  • Hetim farmacistes u mbante të
    sëmurëve lekët e medikamenteve

    Farmacistja Emanuela Shaholli, është arrestuar nga njësia hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisë së Tiranës pasi ka rezultuar se ajo vidhte lekët e rimbulsimit të medikamenteve,që jepeshin për pacientët që vuanin nga sëmundja e diabetit.

  • Lorik Cana: Serbët i presim sipas
    Kanunit miku nuk preket

    Kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit Lorik Cana është rikthyer të flasë sërish për situatën e përjetuar në Serbi në ndeshjen e zhvilluar në Beograd të martën. 

  • Zbulohen 2 tentativa trafiku droge
    pranga grekut u kap me heroinë

    Policia Kufitare zbulon 2 tentativa të trafikimit të marijuanës. Droga e gjetur ishte e fshehur në dy makina në Portin e Durrësit dhe në Kakavijë. Gjatë një kontrolli në doganën e Kakavijës mësohet se është ndaluar nga policia kufitare një shtetas grek, në mjetin e të cilit është gjetur heroinë dhe maarijuanë.  FOTO

  • Velipojë, masterplani, prishje të
    ndërtimeve pa leje në bregdet

    Ndërtimet pa leje gjatë vijës bregdetare të Velipojës do të prishen. Këtë synon edhe masterplani i ri për menaxhim dhe sistemim e bregdetit i bërë publik në një takim mes grupeve të interesit, komuna Velipojë dhe Drejtorit të Agjencisë Kombëtare te Bregdetit, Auron Tare. VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv