Kronikë
-
Pas disa orësh është vënë në kontroll zjarri i rënë ditën e sotme në fushën e Zadrimës, që përfshiu mijëra hektarë tokë, bimësi e pemë të ndryshme. Flakët përshkuan edhe traversën e linjës hekurudhore si dhe u dogjën 4 stalla.
26 Gusht 2024, 16:02 -
-
-
Sherri për makinat tek TEG, Fatjon Dauti lihet 15 ditë në burg: Arma nuk është e imja! Futbollisti i Laçit dhe 3 të tjerë ende në kërkim
26 Gusht 2024, 15:27Gjykata e Tiranës la në burg me afat 15 ditor 30-vjeçarin, Fatjon Dauti, i cili arrestua pas një konflikti me shkop bejsbolli, tek rreth rrotullimi i TEG.
-
Skandali me mbetjet toksike, Report Tv tek zyrat e KURUM! Mbyllet Uzina e Çelikut, punëtorët në rrugë! Kompania: Kemi vështirësi ekonomike, u japim 3 muaj pagë
26 Gusht 2024, 14:34Përveç hetimeve mbi mbetjet toksike, autoritetet kanë mbërritur në dyert e KURUM për nxjerrjen në rrugë të qindra punëtorëve pas mbylljes së fabrikave të prodhimit. KURUM thotë se largimet erdhën me marrëveshje, por Report Tv mëson se u negociua me krye-sindikalistin e shkarkuar, Taf Koleci, i cili thotë se në nëntor te ish-Metalurgjiku do vijë një firmë kineze për të marrë në dorë rikthimin e prodhimit
-
Anijet me mbetje toksike u ankoruan në Singapor, e para mbërrin në fund të shtatorit në Itali, e dyta më vonë! Do kthehen në Shqipëri
26 Gusht 2024, 14:28Agjencia “Bloomberg” raporton se pasi Tajlanda refuzoi ngarkesën e 2 anijeve të “Maersk”, zbarkimi u bë në Singapor. Theksohet se nuk dihet se çfarë lënde kimike ka brenda, por po kthehen pas, me të njëjtin itinerar. “Basel Network” po ndjek situatën
-
VIDEO/ 'Merr gotën dhe e godet në fytyrë!' Momentet kur Mariela dhe Antonela Berishaj dhunojnë barbarisht Klea Prengën! Ish konkurentja e Big Brother dhe e motra ende në kërkim
26 Gusht 2024, 13:54Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë siguruar videon e momentit kur motrat Antonela dhe Mariela Berishaj dhunojnë Klea Prengën mbrëmjen e 6 gushtit 2024.
-
Skandali me mbetjet toksike, krimi Ekonomik dhe Prokuroria e Durrësit zbarkojnë te 'Kurum' në Elbasan
26 Gusht 2024, 13:37Ditën e sotme një grup i Krimit Ekonomik të Durresit kanë mbërritur pranë kompanisë turke 'Kurum' në Elbasan për të hetuar mbi skandalin e eksporteve të mbetjeve te rrezikshme.
-
Po kontrabandonte 50 pako me ilaçe nga Greqia, pranga në Kapshticë 36-vjeçarit. U gjetën të fshehura në pjesën frigoriferike të autobusit
26 Gusht 2024, 13:31Policia Kufitare kaloi për kontroll në vijën e dytë mjetin e transportit, ku zbuloi edhe ngarkesën që po tregtohej pa licencë. I riu nga Pogradeci arrestohet
-
Zjarr në fshatin Mengaj në Kavajë, helikopteri ‘Cougar’ punon për shuarjen e flakëve
26 Gusht 2024, 12:55Vijon zjarri në fshatin Mengaj, njësia administrative Helmas, bashkia Kavajë, ku për shkak të dendësisë së pyllit me shkurre të thata, ka qenë i pamundur depërtimi i forcave këmbësore.
-
Mafiozët e mbetjeve toksike! Dritëhijet e një bashkëpunimi pozitë-opozitë, në skenë Breçani e Mulleti i Shkëlzenit! Të gjithë në këmbët e turqve të 'Kurum'
26 Gusht 2024, 12:40Manovra me falimentin, emra, lidhje dhe disa fakte për SPAK-un/ Skandali i mbetjeve toksike i ka përfshirë të gjithë. Të gjithë akuzojnë të gjithë. Në fund, të gjithë bashkë do t'a mbyllin gojën dhe skandalin. ‘Kurum’ si një çorbë turko-shqiptare. Skandali i Falimentimit me ligj të porositur për Qeverinë dhe Opozitën. Si e miratoi IFC ligjin për falimentimin, dhe 'Rilindja' e Kurum.
-
VENDIMI/ Gjykata e Durrësit lë në qeli pronarin e "Club Shqiponja", e denoncuan striptistet në Kosovë për trafikim! Dosja e ekstradimit i kalon Tiranës
26 Gusht 2024, 12:01Arrestimi i Dodë Ricës u vlerësua dje i ligjshëm, teksa Tirana do ndjekë procedurat e ekstradimit, sipas dosjes që ka sjellë Prishtina. Biznesmeni 47-vjeçar ishte pronar i një rrjeti lokalesh striptizmi në Shqipëri dhe Kosovë. Gjykata i dha leje që të merrte pjesë edhe në varrimin e nënës në fundjavë
-
Lumi i Shalës fut në sherr konkurrence 2 familje në Vaun e Dejës, nën akuzë babë dhe bir! Kanosën me armë pneumatike 58-vjeçarin, shkak biznesi i varkave shëtitëse
26 Gusht 2024, 11:45Incidenti prej ditësh u mbyll me kanosje, Policia i procedon, bllokon armën dhe një thikë. Tre akuza ndaj të dyshuarve, mosmarrëveshje për aktivitetin fitimprurës të shëtitjes së turistëve në luginë me varka
-
Muriqan/ Tentuan të dilnin nga Shqipëria me lëndë narkotike! Në pranga 3 persona nga Kosova
26 Gusht 2024, 11:203 persona nga Kosova janë vënë në pranga në Muriqan, pasi tentuan që të dilnin nga Shqipëria me lëndë narkotike.
-
U gjet pa ndjenja në dushin e Burgut të Rrogozhinës, vdes në spital i dënuari për drogë! Shkaqet e dyshuara dhe EMRI
26 Gusht 2024, 10:45I dyti i dënuar që humb jetën sot! Shokët e gjetën 43-vjeçarin të shtrirë në dyshemenë e dushit, mjekët i dhanë ndihmën e parë, por vdiq rreth orës 09:15. Nisin hetimet, vuante nga hipertensioni dhe niveli i lartë i yndyrnave
-
Do vriste Nuredin Dumanin për llogari të Çopjave, lihet në burg Arben Lamçja! Nga vila në Lundër te hoteli në mes të Tiranës, i sekuestrohen 15 pasuri
26 Gusht 2024, 10:32I ekstraduar disa ditë më parë nga Kosova, Arben Lamçe, personi që do të vriste Nuredin Dumanin për llogari Franc Çopjas do të qendrojë në burg. Gjithashtu Lamçe akuzohet se ka pastruar edhe paratë e Çopes, duke investuar në pasuri të paluajtshme, 15 prej të cilave, me urdhër të Spak u sekuestruan.
-
Kush është Fotaq Zaharia, nga arratia dhe pengmarrja e gruas së biznesmenit, te plagosja e shefit të Krimeve Vlorë dhe hetimi pasuror
26 Gusht 2024, 08:54Operacioni “Forca e Ligjit”, OFL, kishte nisur edhe hetimin pasuror ndaj tij katër vite më parë.
-
Gjirokastër/ Shuhet zjarri në Topullaraj, u shpëtuan nga përfshirja e flakëve 4 fshatra
26 Gusht 2024, 08:29Pas 8 orësh luftë me flakët, zjarrfikësit e MZSH Gjirokastër, kanë arritur që të shuajnë zjarrin e rënë dje në Topullaraj, në Gjirokastër.
-
Ndërron jetë në burg Fotaq Zaharia, "i forti i Vlorës" ishte dënuar me 25 vite për ngjarjet pas trazirave të vitit 1997! Ishte i paralizuar
26 Gusht 2024, 07:37Burgjet njoftuan se 64-vjeçari nuk i tejkaloi dot komplikacionet me organet e frymëmarrjes dhe po trajtohej në QSUT prej datës 16 Gusht, pas rëndimit. Fillimisht ishte shtruar në Spitalin e Burgut, më 22 Korrik
-
Shkodër, Tifozat e Tiranës hedhin kapsolla në fushë pas golit të Vllaznisë e përplasën me policinë! 4 në pranga 1 në kërkim
26 Gusht 2024, 07:35. Ngjarja është shënuar pas ndeshjes së futbollit të luajtur në stadiumin “Loro Borici të Shkodrës.