Kronikë
-
Në Kallmet të Lezhës zjarri i rënë në mal ka marrë përmasa të mëdha duke iu afruar banesave. Ndërsa në mbarë vendin janë aktive 7 vatra zjarri, që po djegin masivet pyjore në Kukës, Mirditë, Vaun e Dejes e Dibër. Afro 500 forca ushtrie e zjarrfikese si dhe helikopteri “Cougar” janë angazhuar në shuarjen e tyre
28 Gusht 2024, 07:47 -
Vijon situata e vështirë me zjarret në Lezhë, shfaqen disa vatra në Malin e Velës dhe në masivin pyjor të Fanit në Mirditë
27 Gusht 2024, 22:39Vijon të jetë e vështirë situata e krijuar nga zjarret në Qarkun e Lezhës. Gjatë orëve të pasdites janë shfaqur dhe disa vatra të tjera zjarri konkretisht në Malin e Velës në Lezhë dhe në masivin pyjor të Fanit në Mirditë.
-
FOTO/ Ja si duket britanikja që u përfshi në vrasjen e Nikulajt, shpërtheu në lot kur u vendos ekstradimi! Biznesmeni i pagoi drekën dhe i gjeti makinë me qira
27 Gusht 2024, 22:10Britanikja Harriet Bridgeman është një prej personave që akuzohen se morën pjesë në ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill 2023 në Shëngjin. Imazhi i saj i vetëm deri më sot, ishte ai i fiksuar nga kamerat e sigurisë të Hotel Coral, ku britanikja ishte kamufluar si turiste dhe po qëndronte në hotelin e Nikulajt, por në fakt ishte një prej anëtareve të grupit që morën pjesë në vrasjen e biznesmenit.
-
Vrasja e Ardian Nikulajt, flet për herë të parë gruaja e tij: Ruheshim nga shqiptarët prej gjakmarrjes, kurrë se menduam se ‘turistët’ do e ekzekutonin
27 Gusht 2024, 20:53Gruaja e biznesmenit të ndjerë Ardian Nikulaj ka thyer heshtjen për herë të parë, në një rrëfim për britaniken “Daily Mail”, Vera dhe djali i saj Luis kanë rrëfyer se si i kishin mikpritur bashkëpunëtorët e vrasjes së Ardianit, duke menduar se ishin thjesht turistë.
-
Berat/ Digjet një makinë në dalje të qytetit, shkak defekti në motor
27 Gusht 2024, 20:49Merr flakë në ecje automjeti në Kombinat, drejtuesja del nga mjeti pa lëndime sapo pikas tymin në pjesën e përparme. Shkak për zjarrin është bërë një defekt në motor.
-
Skandali me mbetjet toksike, organizata amerikane BAN: Transporti i ‘hirit helmues’ nga Durrësi, maja e një skandali më të madh! Dërgesa të kësaj natyre bëhen rregullisht
27 Gusht 2024, 19:13Çështja e eksportit të një sasie mbetjesh industriale nga porti i Durrësit, që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese, është kthyer në një histori dyshimesh të shumta, me shumë të panjohura. Një hetim i dyfishtë është duke u kryer nga prokuroria e Durrësit në Shqipëri dhe nga zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF.
-
-
-
Korçë/ Autobusi përplas këmbësoren! Shoferi shoqërohet në Komisariat, 53 vjeçarja dërgohet në spital
27 Gusht 2024, 16:21Një autobus ka përplasur një 53 vjeçare sot në Korçë. E aksidentuara ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa shoferi i autobusit është shoqëruar në komisariat.
-
Thikë për ‘nder’! Darmend Keli mbulon fytyrën me duar: S’doja! U ktheva në shtëpi pa menduar se e vrava
27 Gusht 2024, 16:10Gjykata la në burg, 25-vjeçarin Darmend Keli, i cili qëlloi për vdekje me thikë Amarildo Hoxhallarin, pasi ky i fundit i ngacmoi të fejuarën. Keli është parë duke mbajtur duart në kokë, edhe për të shmangur vëmendjen e mediave të pranishme në seancë. Në burg u la edhe shoku i viktimës, i cili drejtonte motorin në gjendje të dehur.
-
Vrasja e '97-ës e përndjek 27 vite më pas! Fati shpëton të sapokthyerin nga Italia në Berat
27 Gusht 2024, 16:04Policia ende nuk ka arritur në gjurmët e 3 personave që dyshohet se qëlluan me breshëri plumbash Altin Halilin në Berat, një ish-të dënuari për vrasje në ’97-ën, i sapokthyer në atdhe.
-
Zjarri në Vaun e Dejës përhapet në drejtim të Lezhës! Rrezikohen zonat e banuara
27 Gusht 2024, 15:31Zjarri i rënë prej dy ditësh në pyjet e Vig Mnelës në Vaun e Dejës, është përhapur ditën e sotme në territorin e Bashkisë Lezhë.
-
-
Erdhi nga Italia për pushime në Shqipëri, 38-vjeçarja italiane vdes nga miokarditi, ishte shtruar në spital për Covid
27 Gusht 2024, 14:10Një 38-vjeçare italiane ka humbur jetën në Shqipëri ku ndodhej me pushime, së bashku me bashkëshortin Eroldi dhe djalin 1 vjeç e gjysmë
-
Fier/ Theu masën e arrestit shtëpiak dhe u kap në rrugë, riarrestohet 19-vjeçarja e akuzuar për prostitucion! Në Roskovec, e mitura plagoset me thikë nga vëllai
27 Gusht 2024, 12:48Teksa ishte nën hetim për veprën e prostitucionit, e reja lëvizte në qytet e lirë, mund t’i rëndohet pozita penale dhe masa shtrënguese. Në kërkim 19-vjeçari në Marinëz, godet në dorë me thikë motrën 16-vjeçare
-
Tiranë/ Vdes punëtori i ndërtimit i firmës 'Inerti shpk', 58- vjeçari ra nga lartësia e pallatit! Qëndresa Qytetare: Të zbardhen rrethanat e ngjarjes
27 Gusht 2024, 12:36Një 58- vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim, ku po kryente punime.
-
Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, Anglia vendos pro ekstradimit të tre britanikëve dhe Edmond Haxhisë
27 Gusht 2024, 12:33Gjykata britanike ka vendosur që të ekstradojë drejt Shqipërisë 4 nga 5 të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill të vitit të kaluar në Shëngjin. Gjyqtari Daniel Sternberg i gjykatës City of Westminster Magistrate Court, vendosi në favor të ekstradimit në Shqipëri të Edmond Haxhisë, si dhe britanikëve Thomas Mithan, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman
-
Zjarri shkrumboi magazinën e paletave në Lushnjë, Policia: Shkak ishte shkëputja e telave elektrikë të tensionit!
27 Gusht 2024, 12:29Dalin rezultatet e hetimit paraprak piroteknik për ngjarjen e mbrëmshme, pranë aksit Lushnjë-Rrogozhinë. Dëme të konsiderueshme materiale dhe ekonomike në biznes
-
Zjarri shkrumbon banesa e dhjetëra hektarë pemëtari në Zadrimë! Pamjet me dron nga tokat e djegura (VIDEO)
27 Gusht 2024, 12:07Banesa e stalla të djegura si dhe dhjetëra hektarë tokë me pemëtari. Ky është bilanci i zjarrit masiv që përfshiu 4 fshatra në zonën e Zadrimës në Lezhë. Flakët vijojnë ende që të jenë aktive në zonë, ku po digjet linja hekurudhore, ndërsa dëmet e shkaktuara janë të mëdha
-
Lushnjë/ Babai denoncon humbjen pa gjurmë të djalit në kufirin gjermano-zviceran: S’kam kontakte prej një jave, kishte 2 muaj që jetonte atje! (EMRI)
27 Gusht 2024, 11:35Policia e Lushnjës njofton se të dielën e 25 Gushtit, 50-vjeçari kërkoi ndihmën e tyre për të arritur kontaktin me të birin, pasi nuk po e kontaktonte dot. Nisin hetimet me homologët për lokalizimin