Kultura
-
Elva Margariti flet për nismën që ka ndërmarrë Ministria e Kulturës në Ditën Ndërkombëtare të Librit. Ajo tregon se kushdo që gjatë datës 23 lexon një libër në urban, nuk do të paguajë biletën. Ndërsa, flet edhe për grupin e punës që ka ngritur për uljen e TVSH-së, 6 për qindëshin, e miratuar gjatë vitit që lamë pas.
22 Prill 2019, 16:58 -
Dy net në Pallatin e Kongreseve, Olen Çezari: Njerëzit në Shqipëri duhet t’i japin më shumë dashuri njëri-tjetrit
22 Prill 2019, 15:20Violinisti i njohur Olen Çezari rikthehet në Pallatin e Kongreseve dy net radhazi për koncert. Ai do të luajë së bashku me 22 artistë të huaj para publikut shqiptar. Teksa rrëfen se perceptimi i të huajve gjatë 10-vjeçarit të fundit ka ndryshuar për Shqipërinë, shton se duhet më shumë vëmendje për historinë edhe arkeologjinë e vendit tonë.
-
Festivali 'Marie Kraja' shpall fituesit, çmimi i parë shkon në Korenë e Jugut
21 Prill 2019, 22:35Edicioni i 17-të i festivalit operistik Marie Kraja shpall fituesit. Cmimi i parë shkoi për bass-tenorin nga Korea e Jugut, Dongho Kim, çmimi i dytë shkoi për mezzo-sopranon turke Ezgy Karakaya ndërsa çmimi i tretë u nda mes sopranos Nina Muho nga Shqipëria dhe baritonit Faik Mansu nga Turqia.
-
Kompozitori Vasil Tole: Botimet muzikore, më të persekutuarat në gjininë e botimeve
21 Prill 2019, 15:55Muzikologu Vasil Tole boton 6 romanca vokale për soprano edhe bariton. Teksa e konsideron gjininë e botimeve muzikore, më të percekutuarën në treg, flet edhe për konkursin e realizuar nga Ministria e Kulturës për krijimtarinë muzikore ku u shpall fitues me operën për Skënderbeun. Muzikologu shton se deri tani nuk ka asnjë dijeni nëse vepra e tij do ta shikojë dritën e skenës.
-
Regjisori dhe piktori Artur Dauti: Filmi i animuar shqiptar është pothuajse jetim
21 Prill 2019, 11:55Filmat vizatimorë të viteve ’90 prezantohen në Qendrën për Hapje edhe Dialog. Regjisorët Artur Dauti edhe Rikarda Nova Nenshati rrëfejnë eksperiencën e tyre në këtë gjini të filmit. Sipas Dautit, përveçse për këtë zhanër nuk ka një shkollë në vendin tonë, është edhe gjinia, më pak e mbështetur nga instancat përkatëse.
-
'South Outdoor Festival', Goro: 10 mijë pjesëmarrës do shijojnë bukuritë e Borshit (FOTO)
21 Prill 2019, 11:17Ky festival është festa e gjithçkaje që mund të shijoni në natyrë, sport, kulturë, traditë, muzikë dhe kulinari. Vendi i festivalit do të jetë mes fushave të Groove Olive, 400 metra nga bregu, në rrugën e shtruar që të çon në det.
-
Ndahet nga jeta baritoni i njohur Burhan Spahiu, një jetë kushtuar Teatrit të Operas
20 Prill 2019, 17:06Ndahet nga jeta baritoni i njohur Burhan Spahiu, një prej solistëve kryesorë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, që i ka dhënë zë dhjetëra karaktereve. Një prej pedagogëve të shquar të Akademisë së Arteve, i cili nxori nga duart breza të tërë këngëtarësh ndërroi jetë në moshën 76- vjeçare.
-
Shfaqja “Historia e kopshtit zoologjik” në teatër, Eni Jani: Duhet të merremi më shumë me njeriun
19 Prill 2019, 15:37Shfaqja “Historia e kopshtit zoologjik” me regji të Eni Janit ngjitet këtë fundjavë në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Sipas regjisores, qëllimi i shfaqjes është që të bëjë njerëzit të reflektojnë për të komunikuar më shumë me njëri-tjetrin.
-
Avokatja italiane promovon romanin në Tiranë, Hornby: Drejtësia është gjëja më e rëndësishme në botë
19 Prill 2019, 14:32Shkrimtarja italiane Simonetta Angello Hornby promovoi librin “Kafe e hidhur”në Tiranë. Hornby teksa përshkruan për studentët dhe gjimnazistët eksperiencën e saj si shkrimtare, ndalet edhe tek profesioni i saj, të qenit avokate. Sipas saj, drejtësia është gjëja më e rëndësishme në botë.
-
Reportazhi/ Një udhëtim në Cetinë, qytetin e themeluar nga nipi i Skënderbeut
19 Prill 2019, 07:22- Ivani, nipi i Skënderbeut, sundoi prej vitit 1465-1490, i cili për grua kishte vajzën e Gjergj Aranitit dhe veten e quante Zotërues të Zetës, mirëpo më shumë njihet si themelues i Malit të Zi (Stara Crna Gora)
-
Ekspozitë në 90-vjetorin e lindjes/ Piktori Lekë Tasi rrëfen sekretin e jetëgjatësisë
18 Prill 2019, 17:07Piktori Lekë Tasi në 90-vjetorin e lindjes çel ekspozitën “Vizatime të një jete” në galerinë e Fakultetit të Arteve Pamore. Artisti teksa rrëfen sekretin e jetëgjatësisë shpreh dëshirën e tij, që këto vizatime të vlerësohen si dëshmi nga brezat e ardhshëm.
-
Apollon Baçe: Monumentet më të rrezikuara në vendin tonë janë kishat
18 Prill 2019, 15:31Ish- drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës Apollon Baçe flet në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve. Ai shprehet se gjatë komunizmit monumentet ishin në gjendje shumë të mirë, ndërsa sot nuk ndodh kjo. Baçe mendon se monumentet më të rrezikuara janë kishat. Ndërsa me 6 mln dollarë mund të rregullohen të gjitha monumentet në vendin tonë.
-
Lekë Tasi, 'vizatimet e një jete' shpalosen në Galerinë FAB
17 Prill 2019, 21:19Ekspozita është bërë sipas një përzgjedhje në kërkimin artistik tejet afatgjatë të një personi që dikur jetonte në persekutim dhe që nuk mund të shprehej lirisht përmes të folurit
-
Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, zgjidhet Eduart Makri
17 Prill 2019, 18:56Regjisori Eduart Makri është përzgjedhur për të drejtuar Qendrën Kombëtare të Kinematografisë. Kontributi i tij njihet në kinemanë shqiptare, por edhe në teatër. Nga viti 2000 ka jetuar dhe punuar në Kanada.
-
Violinistja nga ‘La Scala’ tek Artet, Suela Piciri: Nga Shqipëria më mungon ‘kaosi’ edhe afrimiteti me njerëzit
17 Prill 2019, 15:32Violinistja e njohur Suela Piciri rikthehet në skenën e Universitetit të Arteve për koncert. Ajo rrëfen angazhimin e saj në "La Scala" në Milano prej tre vitesh, por edhe lidhjen që vazhdon të ruajë me Shqipërinë.
-
81 artistë ekspozojnë në “Pranvera art”, skulptori: Vepra ime, si protestë kundër korrupsionit në këto 30 vite
17 Prill 2019, 15:13Edicioni i dhjetë i ekspozitës “Pranvera art” është çelur në Muzeun Historik Kombëtar. Artistët e tre brezave, piktorë edhe skulptorë janë bërë bashkë për të ekspozuar veprat e tyre. Organizatori dhe skulptori Maksim Bushi teksa flet për pjesëmarrjen e artistëve, ndalet edhe tek vepra e tij mbi korrupsionin 30-vjeçar, që mbizotëron në politikën shqiptare.
-
Mos qani për Katedralen e Parisit, qani për veten!!!
16 Prill 2019, 16:49Dje të gjitha rrjetet sociale u mbushën me qurre dhe lot shqiptarësh për djegien për fat jo të plotë, të Katedrales së Parisit. E di që mund të dukem antipatike me këtë shkrim, por gjithësesi më mirë kështu se hipokrite.
-
Kur shqiptarët mbajtën meshë në Notre Dame të Parisit
16 Prill 2019, 16:42Zjarri shkatërrimtar që goditi dje Katedralen e famshme Notre Dame të Parisit, solli reagime emocionale në mbarë botën. Shumë shqiptarë e amerikanë ashtu si njerëz në mbarë botën komentuan ngjarjen e shumë prej tyre botuan e ribotuan kujtime kolektive e personale, historike e intime, të lidhura me Katedralen e famshme.
-
Intervista /Maks Velo rrëfen lidhjen e tij me ‘Notre Dame’ në Paris: Një katedrale vlen sa një komb
16 Prill 2019, 15:55Arkitekti dhe piktori Maks Velo flet për zjarrin që ka rënë në Katedralen Notre Dame De Paris. Ai shprehet se dëmi është kolosal dhe duhen rreth 20 vite, për t’u rikthyer sërisht e vizitueshme. Ndërsa, e konsideron këtë katedrale si bazë të Europës së bashkuar, që i ka dhënë njerëzimit, humanizëm.
-
Rrëfehet regjisori Bujar Alimani: Gjendja e kinematografisë shqiptare, çelsi i suksesit dhe 'luku i ri'
16 Prill 2019, 13:43Pjesmarrja e filmit në South East Europian Film Festival në Los Angeles të SHBA-ve natyrisht është një lajm shumë i mirë dhe një vijueshmëri e rradhës së Festivaleve të cilët e kanë përfshire e çmuar filmin në muajt që kaluan. Filmi konkurron për tre çmime shumë të rëndësishme –Best Film, Best Cinematography dhe Best Audience Award. Të shohim si do shkojmë !