Kultura
-
Ndonëse 80-vjetori i pushtimit italian në Shqipëri kaloi në heshtje nga qeveria, presidenti dhe krerët e partive politike, sot u përkujtua nga Muzeu Historik Kombëtar. Studiuesi dhe historiani Moikom Zeqo flet për rëndësinë e kësaj date historike, duke e konsideruar Ahmet Zogun, një politikan të kompromiseve.
9 Prill 2019, 16:33 -
Piktori i filmave ekspozon 60 tablo, Arben Basha: Kinematografinë shqiptare sot e shikoj me shumë dhimbje
9 Prill 2019, 15:23Piktori Arben Basha ka çelur ekspozitën “Impenjim dhe ngjyra” në Muzeun Historik Kombëtar. Në rreth 60 tablo ai sjell Ballkanin, vitin ’97-të, Luftën e Kosovës, emigrimin dhe peizazhet më të bukura të vendit tonë. Për më shumë se 30 vite Arben Basha punuar si piktor i filmave shqiptarë. Ndërsa, sot ndjen dhimbje për gjendjen ku është katandisur kinematografia jonë.
-
Filmi i regjisorëve gjermanë: Shqipëri 'Rrugë drejt dritës'
9 Prill 2019, 15:10Një llambë që ndriҫon errësirën, një turbinë me filma të vjetër dokumentarë, dhe fjalët e një burri tëmoshuar: "Dikur thuhej një shprehje e Leninit, plus elekrifikimin kemi komunizmin. Nejse ajo në fakt nuk erdhi kurrë, ajo mbeti përrallore."Kështu nis filmi "Rrugë drejt dritës", i regjisorëve Eckehardt Pistrick dhe Björn Rheinhardt.
-
Gara për drejtor në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë/ Ministrja e Kulturës dorëzon në qeveri dy emra
8 Prill 2019, 17:29Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka dorëzuar në qeveri dy emrat, që do të vazhdojnë garën për drejtues të Qendrës Kombëtare të Filmit. Pas prezantimit të platformave kineasti Ilir Butka ose regjisori Eduart Makri pritet që të jetë drejtuesi i ardhshëm në këtë institucion.
-
Promovohet libri 'Iliria e Jugut dhe Epiri në Antikitet', Përzhita: Këtë vit në Shqipëri, 28 ekspedita arkeologjike
8 Prill 2019, 17:00Vëllimi i gjashtë i librit “Iliria e Jugut dhe Epiri në Antikitet” u promovua sot. Studiues nga Shqipëria, Italia, Greqia dhe Franca sjellin të gjitha të rejat, nga periudha prehistorike, antike edhe ato mesjetare. Ndërsa, drejtori i Institutit të Arkeologjisë, Luan Përzhita flet edhe për 28 ekspeditat, që do të zhvillojnë këtë vit arkeologët shqiptarë në mbarë vendin.
-
Shqipëria, prezantim i trishtuar në panairin e librit për fëmijë në Bolonjë
8 Prill 2019, 16:40Është mbajtur edicioni i 56-të i Bologna Children’s Book Fair 2019, panairi më i madh ndërkombëtar i librit për fëmijë dhe adoleshentë. Në qytetin italian që gjatë këtyre ditëve shndërrohet në një epiqëndër kulturore ndërkombëtare, vazhdojnë ekspozitat, takimet dhe aktivitetet e nisura në kuadrin e tij.
-
Ministria e Kulturës mbylli përfundimisht ‘Onufrin’, por artistët e rikthejnë sërish
8 Prill 2019, 15:25Ekspozita ndërkombëtare “Onufri” rikthehet sërisht në skenën e arteve pamore. Para tre muajsh, Ministria e Kulturës në Tiranë e mbylli përfundimisht, ndërsa Galeria e Arteve në Prishtinë e ka mbështetur vijimësinë e saj. Dekani i Arteve Pamore, Ardian Isufi rrëfen detajet.
-
Eurosong 2019/ Jonida Maliqi me këngën ‘Ktheju tokës’ duartrokitet në Amsterdam (VIDEO)
7 Prill 2019, 13:51Kënga “Ktheju tokës” e Jonida Maliqit, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong në Izrael nis turin në Amstredam. Më pas tri do të vazhdojë edhe në Madrid e Londër, ndërsa në fillim të muajit maj stafi organizativ do të niset drejt Tel Avivit. Në 16 maj këngëtarja ngjitet në skenë të Eurosong 2019.
-
Shfaqja ‘Ditari i Ana Frank’ tek Metropoli, aktorja: Në teatër po sjellim të rinjtë, që të kemi publik të kultivuar në të ardhmen
7 Prill 2019, 13:19Shfaqja “Ditari i Ana Frank” me regji nga Armela Demaj u ngjitë në skenën e Teatrit të Metropolit nga aktorët e rinj. Aktorja Klodjana Keço flet se si ky institucion nëpërmjet “Edukimit për artin” po përgatit spektatorët e ardhshëm të shfaqjeve teatrore. Ndërsa, bën thirrje, që memoria kolektive të mos fshihet asnjëherë.
-
Imzot George Frendo promovon librin “Bisedoj me miqtë e mi”
7 Prill 2019, 11:32Promovohet libri “Bisedoj me miqtë e mi” i Arqipeshkëvit Metropolitan të Dioqezës Tiranë-Durrës, Georgo Frendo. Në qendër të tij janë shkrime dhe ligjërata, të cilat bëjnë një analizë të qartë edhe të vendosur lidhur me çështjet e teologjisë. Shkrimtari Visar Zhiti dhe profesoresha Aljulja Jubani flasin për rëndësinë e këtij botimi.
-
Libri i ri/ Poeti Zef Zorba në shqipërimin e Montales, Quasimodos dhe Ungarettit
7 Prill 2019, 07:58Shënime për librin: “Montale, Quasimodo, Ungaretti –Perfectum trinum, shqipëroi dhe parathënie Zef Zorba, Çabej, Tiranë, 2019-
-
Një vizitë në Butrintin e 1934-s, fotot e rralla nga zbulimet e Ugolinit
7 Prill 2019, 07:37-Ugolini 10 vjet në Butrint. Ja çfarë shënimesh i ka dhënë Nebil Cikës, kryeredaktorit të “Minerva”-s. Veprat e mëdha arkeologjike që u zbuluan nga ekspedita italiane. Dëshmia për “Hyjneshën e Butrintit” që Zogu ia dhuroi Musolinit
-
Telerepublika dhe disa probleme të Kinematografisë sonë
6 Prill 2019, 11:06Para thuajse tre vjetësh, tentova pa sukses të hap debatin mbi disa probleme, në mendimin tim thelbësore, të kinematografisë dhe audiovizualit shqiptar. Jo vetëm debati nuk u hap, por si reagim të vetëm mora një çarçaf balte mediokrish shpifarake që vegjetojnë rrjeteve “sociale” dhe arrita të ndjej asokohe por edhe aktualisht, një intensifikim të të gjitha praktikave aberrante e jo ligjore, për mendimin tim kriminale ndaj artit kinematografik dhe audiovizualit.
-
Testamenti pas vdekjes/ Studiuesi Aleksandar Stipčević i dhuron mbi 1000 vepra Shqipërisë
6 Prill 2019, 10:04Vaso Tole: “Akademia e Shkencave mori në dorëzim veprat, janë në proces inventari e së shpejti do t’i prezantojmë në media.” Veprat përmbajnë studimet ilire dhe albanologjike
-
'Rojtari i fundit', një histori e së kaluarës që kthehet për të kafshuar dorën që e ka ushqyer
5 Prill 2019, 14:27Në rubrikën tonë të librave këtë javë ju sugjerojmë “Rojtari i fundit” nga autorja franceze Gaelle Josse, të përshtatur në shqip nga Lorena Dedja i cili na zhvendos në tokën e premtuar, në Amerikën e vitit 1954.
-
Shkrimtarët flasin për situatën politike në vend, Primo Shllaku dhe Lazër Stani: Të reagojnë intelektualët
5 Prill 2019, 13:49Shkrimtarët Primo Shllaku dhe Lazër Stani analizojnë situatën politike ku gjendet vendi ynë sot. Ata mendojnë, se gjendja është alarmante. Prandaj të gjitha palët duhet që të reflektojnë sa nuk është vonë. Ndërsa, u bëjnë thirrje intelektualëve, që të mos tregohen indiferent.
-
Piktori Çaush Vathi përshëndet durrsakët me 44 tablo peisazhesh në 70 vjetorin e tij
4 Prill 2019, 16:41Ekspozita e hapur në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia” në qytetin bregdetar përbën një urim të 70-vjeçarit Vathi për bashkëqytetarët e tij në ditët e para të pranverës.
-
Regjisori flet për kinematografinë, Bujar Alimani: Mbështes platformën e Ilir Butkës
4 Prill 2019, 16:38Regjisori Bujar Alimani analizon situatën ku gjendet sot kinematografia shqiptare. Ai ndalet edhe tek platformat e katër konkurrentëve, që janë në garë për drejtues të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Argumenton edhe arsyet se përse mbështet platformën e Ilir Butkës.
-
“Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” në teatër, regjisori: Tema e virgjërisë është tabu edhe tek intelektualët
4 Prill 2019, 15:57Monodrama “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” do të ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Regjisori Ben Apolloni rrëfen se si në shoqërinë shqiptare ky paragjykim është ekzistent, edhe tek intelektualët.
-
Ndahen çmimet e Festivalit të Teatrit për 10 Shkollat e Mesme në Tiranë
4 Prill 2019, 15:51Festivali i Teatrit për Shkollat e Mesme të Tiranës mbyll siparin. Nga 10 shfaqjet që u ngjitën në skenën e ArTurbinës nga gjimnazistë dhe regjisorë të rinj, shfaqja me e mirë u përzgjodh “Babai” me regji të Xhuliano Briskut e shkollës, “Besnik Sykja”. Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, shpreh dëshirën, që vitin tjetër festivali të bëhet kombëtar.