Politikë
-
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në Paris. Gajtë vizitës në Paris, kryebashkiaku është takuar edhe me homologun e tij ukrainas.
4 Maj 2024, 21:16 -
Dy buste dhe një shtatore e Skënderbeut vendosen në 3 komuna në Kalabri, Begaj-arbëreshëve: Jini ambasadorë të vlerave tuaja
4 Maj 2024, 19:27Dy buste dhe një shtatore të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, iu shtuan sot komunave arbëreshe në Kalabri, San Sofia, San Basile dhe Zangarona. Pothuajse në çdo qendër te fshatrave arbëreshe ngrihet busti i Heroit Kombëtar si simbol që mban gjallë identitetin arbëror.
-
Rama mbledh të martën deputetët dhe ministrat në Kryesinë e Kuvendit! Porosia: Të mos ketë mungesa
4 Maj 2024, 17:39Report Tv mëson se në mbledhjen e radhës të Grupit Parlamentar socialist do të marrë pjesë edhe Kryeministri Edi Rama dhe kabineti qeveritar. Burime nga PS bëjnë me dije se Rama pritet t’i drejtohet ligjvënësve dhe ministrave socialistë me mesazhe të rëndësishme, ndërsa mbledhja ndryshe nga herët e tjera mund të transmetohet Live.
-
-
Rindërtimi/ Gati 404 apartamente në Vorë, Rama: Janë si të jesh në mes të Tiranës, por i keni falas, atje kushtojnë shumë
4 Maj 2024, 15:29404 apartamente në Vorë kanë përfunduar për të strehuar familjet banesat e të cilëve u prekën nga tërmeti i 2019-ës. Kryeministri Edi Rama inspektoi godinat e përfunduara, ndërsa pati takime edhe me demokratë të cilët janë afruar së fundmi me Partinë Socialiste.
-
Dorian Teliti: Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë tatimin për profesionet e lira
4 Maj 2024, 16:07Dorian Teliti, këshilltar për çështjet ekonomike i Rithemelimit, i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese të shfuqizojë taksimin e profesioneve të lira duke akuzuar se është një politikë e qëllimtë e qeverisë për të eliminuar shtresën e mesme.
-
Punësimi me detyrim, Partia e Lirisë: Jemi krah studentëve të ‘Mjekësisë’, zëri i tyre të dëgjohet
4 Maj 2024, 15:52Partia e Lirisë radhitet në krah të studentëve të Mjekësisë duke kundërshtuar punësimin e detyruar në atdhe. Në një deklaratë për mediat, anëtarja e Kryesisë së PL, Arla Merja tha se PL mbështet kërkesën e studentëve të cilët duan të dëgjohen dhe të ketë një konsultim për pr.ligjin e propozuar për herë të dytë.
-
Taulant Balla i tërheq vëmendjen policisë në Vlorë: Kontrolloni për kanabis, jo për riparimin e çative! Këtë vit nis vëzhgimi i territorit me dronët ‘Bayraktar’
4 Maj 2024, 15:14Nga Vlora, ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se këtë vit synon të heq Shqipërinë nga halli e kultivimit të kanabis sativa. Ministri njoftoi se territori do të fotografohet edhe me dronët “Bayraktar”, ndërsa u kërkoi policëve kontroll për ndërtime pa leje në bregdet, jo tek rregullimet e çative të shtëpive.
-
Monumenti i Heroit tonë Kombëtar do vendoset në sheshin ‘Skënderbej’ në Paris, Veliaj: Bëjmë realitet ëndrrën e shumë shqiptarëve
4 Maj 2024, 15:08Sheshi “Skënderbej” në Paris është restauruar plotësisht dhe pritet që një monument i Skënderbeut të vendoset atje, ëndërr kjo e shumë shqiptarëve. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili nisi një vizitë dy ditore në Paris.
-
Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore, gjithë përfshirjen e aksesin në shërbime
4 Maj 2024, 15:09Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kryeson Delegacionin Shqiptar në Konferencën CPD 57 mbi Popullsinë dhe Zhvillimin që po zhvillohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, New York.
-
'Rienergjizimi' i PS në Kukës, Klosi: Synojmë transformimin e vendit! Rama në Londër do takohet dhe me emigrantë kuksianë
4 Maj 2024, 14:39Duke folur për takimet me Diasporën që do të nisin nga data 12 maj në Athinë, Klosi tha se takimet do të zhvillohen në disa qytete përfshi këtu edhe takimet me emigrantët e Kukësit në Londër.
-
Mbi 64 mijë të rinj shqiptarë kërkuan azil në vendet e BE në 2023! PD: Qeverisja e Ramës po largon rininë, programi ynë i kthen
4 Maj 2024, 14:04Partia Demokratike përmes deputetes Andia Ulliri, akuzoi qeverinë Rama se me politikat e saj është kthyer në shkaktaren kryesore të largimit të të rinjve për azil, dhe se me programin e saj, PD do ta ketë rininë në plan të parë
-
Mërtiri në Report Tv: Problem, klientelizmi që politika i bën mediave! Diaspora përdoret për vota, SPAK e vetmja opozitë
4 Maj 2024, 13:25Analisti Ergys Mertiri foli në Report Tv ku komentoi ndër të tjera raportin e Freedom House për lirinë e shtypit, vizitave të politikës me diasporën dhe punën e SPAK.
-
‘Në pamje të jashtme dukesh i rëndë’, Rama batuta me ‘demokratët e socializum në Vorë’: Dëgjoni dhe popullin se djalli s’është aq i zi sa duket
4 Maj 2024, 13:13Në Vorë kryeministri Edi Rama është takuar me disa banorë, të njohur si votues të djathtë, të cilët tashmë janë bërë pjesë e Partisë Socialiste
-
Përkujtohet Dita Ndërkombëtare e Shërbimit Zjarrfikës, Balla: Kemi hyrë në fazë transformimi të thellë, duhet të krijohet edhe shërbimi vullnetar zjarrfikës
4 Maj 2024, 12:01Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Zjarrfikës, u organizua një ceremoni në sheshin "Nënë Tereza" në kryeqytet
-
-
Amnistia dhe reforma zgjedhore, Basha ironizon Rithemelimin: Janë rimorkio e urbanit të prishur të Edi Ramës
4 Maj 2024, 11:15Kreu i PD-së, Lulzim Basha mori pjesë sot në një takim me Kuvendin Zgjedhor të degës nr.3 në Tiranë. Basha në fjalën e tij u ndal tek amnistia e miratuar në parlament mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste. Basha thotë se ata miratuan amnisti për të korruptuarit dhe jo për protestuesit.
-
Rama nuk heq dorë nga takimi me shqiptarët: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
4 Maj 2024, 08:04Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sërish bashkatdhetarët në Greqi se me 12 maj do të jetë në Athinë, ku do të zhvilloj një takim me shqiptarët që janë atje, në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës
-
Këshilltarët e Doshit bëhen bashkë me Rithemelimin në Dibër, kërkojnë informacion për hidrocentralin e Skavicës! Dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak
3 Maj 2024, 18:36“Skavica” ka sjellë përçarjen e parë politike në Dibër. Këshilltarët e PSD-së së Tom Doshit dhe një këshilltar i PS-së u bashkuan me kauzën e Rithemelimit dhe braktisën mbledhjen e këshillit në të cilën prisnin të gjenin kryebashkiakun Rahim Spahiu për të dhënë informacione mbi projektin e HEC-it.
-
Anëtarja e Kryesisë së PD-së: PS dhe Rithemelimi po shpikin mekanizma për të vënë në kontroll Reformën në Drejtësi! Burimi: Partia juaj është OJQ, s'keni vota
3 Maj 2024, 18:28Me tone të larta është zhvilluar debati në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, mes anëtares së Kryesisë së PD-së Taulanta Jupit dhe analistit Genc Burimi. Jupi tha se socialistët në bashkëpunim me Rithemelimin po shpikin mekanizmat për të vënë në kontroll Reformën në Drejtësi. Për gazetarin Arbër Hitaj, Jupi tha se koha i ka dhënë të drejtë deklaratave të Lulzim Bashës.