Politikë
-
Në ditën Europiane të Parqeve, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin e tij social një video me parqet natyrore në Shqipëri, mes tyre edhe Vjosën, i cili u shpall Park Kombëtar vetëm pak javë më parë.
24 Maj 2023, 09:22 -
Nis zbatimi i marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar, 200 shqiptarë të dënuar do të transferohen në Shqipëri brenda 2 vitesh! Britania paguan të gjitha kostot
24 Maj 2023, 07:46Sipas Ministrisë së Drejtësisë 200 të burgosur shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uells që vuajnë dënime prej katër vjetësh ose më shumë, do të kthehen në dy vitet e ardhshme për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare
-
Raporti i Freedom House për vendet në Tranzicion: Shqipëria dhe Kosova përmirësim i lehtë, por problemet thelbësore vazhdojnë
24 Maj 2023, 07:22Organizata Freedom House thotë se ndikimi i luftës në Ukrainë, si pasojë e agresionit rus, u ndje gjatë vitit të kaluar në 29 vendet nga Evropa Qendrore në Azinë Qendrore që analizohen në raportin e saj “Vendet në Tranzicion”
-
Humbja më 14 maj/ Haklaj: Dyshen Berisha-Meta nuk i duan! Muça: PD të shkrihet fare! Elezi: 6 vite pa progres nëse nuk bashkohen! Caca: Votëbesimi i Berishës, qesharak
23 Maj 2023, 22:23Pavarësisht disfatës së thellë më 14 maj, Sali Berisha nuk e gjen problemin te vetja dhe nuk pranon të tërhiqet ndërsa opozita është më e ndarë se më parë. Ish deputeti i PD Azgan Haklaj, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Përparim Çaça, ish kreu i PD-së Kukës Ibsen Elezi dhe gazetari Flogert Muca kanë analizuar situatën e opozitës në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv.
-
-
Senatorët amerikanë vizitë në Tiranë, ambasadorja Kim citon Murphy: SHBA nuk ka mik më të mirë se Shqipëria! Bashkëpunimi më i rëndësishëm se kurrë
23 Maj 2023, 20:23Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mirëpritur në Tiranë senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters, të cilët kishin në fokus forcimin e marrëdhënieve amerikane me demokracinë.
-
-
Vendoret e 14 majit, Duka kundër Berishës: I njoh zgjedhjet, rezultati i pakontestueshëm! PAA e hapur për bashkëpunim me qeverinë
23 Maj 2023, 19:26Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka dalë kundër pretendimeve të Berishës dhe Metës të cilët akuzojnë qeverinë për manipulimin e zgjedhjeve vendore të 14 majit.
-
Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ankimon zgjedhjet në Rrogozhinë e Krujë! Në Kamëz kërkon ekspertizë të huaj
23 Maj 2023, 19:16Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkon pavlerfshmërinë e rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit në tre bashki. Bëhet fjalë për Rrogozhinën, Krujën dhe në Kamëz ku u realizua votimi elektronik.
-
Reflektimi i opozitës? Kadilli në Report Tv: Turp t’i shkosh nga mbrapa Berishës! Shkodra dhe Kamza s’u shitën, ‘BF’ zhgënjeu
23 Maj 2023, 19:16Situata e opozitës në Shqipëri pas zgjedhjeve, mbetet ende edhe më apokaliptike se më parë. Së paku, këtë tregoi sot kritika e deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë për Berishën. Por sipas Fatbardh Kadillit i cili foli në Studio Live me gazetarin e Report Tv Arbër Hitaj, opozita ka një mpirje.
-
-
-
Rama tur falenderimi në Lezhë dhe Kurbin: I prekur për fitoren, kemi përgjegjësi të madhe! Kundërshtarët tanë s’duhet të merrnin asnjë votë
23 Maj 2023, 18:32Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Lezhën dhe Kurbinin si dy bashkitë e rradhës për të vijuar me turin e falënderimeve në kuadër të fitores së thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit.
-
Raporti i CIA-s hedh poshtë ‘patriotizmin’ e Berishës: Nuk e donte Kosovën e pavarur, loboi në Amerikë kundër
23 Maj 2023, 18:06Në një dokument të deklasifikuar nga shërbimi sekret amerikan, konfirmohet se në vitin 1995, presidenti shqiptar asokohe, Sali Berisha ishte kundër thirrjeve për pavarësi të Kosovës. Në raportin e publikuar nga inteligjenca amerikane asokohet, theksohet se në prag fushate asokohe, Berisha ashpërsoi qëndrimet për çështjet etnike duke përdorur kartën nacionaliste për të mundur socialistët.
-
Manastirliu takon Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH-së: Rritje e kapaciteteve dhe fuqizim i sistemit shëndetësor për përgatitjen ndaj emergjencave
23 Maj 2023, 17:01Në një takim të zhvilluar sot në Gjenevë mes Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, u diskutua për rëndësinë e adresimit të sfidave që solli pandemia, si përgatitja për emergjencat, investimet në sistemet shëndetësore, çështjet e shëndetit mendor si dhe edukimi në vazhdim i stafeve mjekësore.
-
Berisha ‘non grata’ përshëndet stërvitjen e NATO, në emër të Partisë Demokratike që nuk e drejton
23 Maj 2023, 16:31Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se ‘në emër të Partisë Demokratike’ përshëndet nisjen në Shqipëri të stërvitjes së madhe ushtarake të forcave të NATO-s të udhëhequr nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
-
Meta nuk pranon humbjen në Kuçovë: Qytetarët votuan Maliqin për kryebashkiak! Do ta kontestojmë masakrën elektorale deri në fund
23 Maj 2023, 16:21Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk pranon kurrsesi humbjen e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në bashkinë e Kuçovës ku përfaqësoheshin nga kandidati Lefter Maliqi.
-
Humbja më 14 maj, nisin kritikat e para te ‘Rithemelimi’! Deputetë e anëtarë kryesie: Të reflektojmë, reformim! Berisha: Rama bleu votat dhe mediat
23 Maj 2023, 15:54Sali Berisha nuk sheh asnjë përgjegjësi te vetja për humbjen e thellë të opozitës më 14 maj, megjithatë zërat brenda grupit të tij që po shohin nevojën për reflektim e deri në një lidership të ri, kanë nisur tashmë të shprehen publikisht. Më të qartë ishin para gazetarëve, pasi në mbledhjen me dyer të mbyllura që Berisha drejtoi për herë të parë pas humbjes, shmangu problemet e brendshme dhe foli vetëm për akuzat ndaj qeverisë.
-
Zgjedhjet e 14 majit, KQZ ‘certifikon’ rezultatin për kryebashkiakë dhe këshilltarë vendorë në 13 bashki të tjera
23 Maj 2023, 15:42Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit për kryebashkiakë të rinj të zgjedhur dhe anëtarët e këshillave bashkiakë në 13 bashki të tjera.
-
Humbja e thellë e opozitës, deputeti Gështenja: Rezultati i 14 majit, skandaloz! Të jemi kokëulur para demokratëve! Rama mundet me lidership të ri
23 Maj 2023, 13:45Pas disfatës së thellë më 14 maj, deputeti i PD Lefter Gështenja thotë se rezultati ishte skandaloz dhe të gjithë duhet të qëndrojnë kokëulur para demokratëve e të punojnë për ringritjen. I ftuar në Report Tv, Gështenja tha se duhen disa mekanizma për të mundur Ramën, por fokusi duhet të jetë te lidershipi i ri.
